Nuk është detyrë e kryeministrit që të zbardh ekzistencën e procedurave hetimore

Sipas Ligjit për procedurë penale, procedura parahetimore është e fshehtë Foto: vlada.mk

Kryeministri Zoran Zaev këto ditë (01.11.2017) në samitin “Maqedonia 2025 tha se dy anëtarë të qeverisë janë nën hetim për korrupsion, të nisur me kërkesë të qytetarëve.

Punojnë vetëm për dy muaj dhe tashmë janë nën hetim. Më shumë detaje nuk mund të them

[Burimi: Makfaks; Data: 01.11.2017]

Të njëjtën ditë Qeveria përmes një kumtese transmetoi deklaratën e kryeministrit të dhënë në samitin “Maqedonia 2025”.

 Përderisa ne përpiqemi që të zhdukim korrupsionin, ky hap do të jetë një erë e fuqishme në kurrizin e të gjithë shoqërisë. 

Por, poashtu, transparenca është shumë e rëndësishme. Këtë e them për herë të parë, unë vazhdimisht i motivojë qytetarët e shoqërisë sonë që të paraqesin raste potenciale të korrupsionit dhe si rezultat i kësaj momentalisht është duke u kryer hetim mbi dy funksionarë të qeverisë të cilat janë në detyrë disa muaj. 

Kuptohet se, kjo është vetëm një hetim, nuk mund që të zbulojmë më tepër detaje. Me këtë dua që të them se ligji duhet të vlejë për të gjithë. 

[Burimi: Qeveria e RM-sëData: 01.11.2017]

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e kryeministrit të Qeverisë, Zoran Zaev, në të cilën ai në publik zbuloi se kryhet hetim për dy funksionarë që janë përfaqësues të qeverisë, përgjithësisht është e diskutueshme, jo e përshtatshme për funksionin e kryeministrit dhe detyrimet e tij dhe sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” e vlerësojmë si jokonsekuente. Para së gjithash, për atë se procedura hetimore  është e fshehtë dhe se e kryejnë organet hetuese, policia dhe Prokuroria Publike, dhe jo kryeministri. Një veprim i tillë i tij jokorrekt lë përshtypje në opinion për mosrespektimin e normës kushtetuese për ndarjen e qeverisë në: legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Të njëjtën deklaratë joparimore Zaevi e përsëriti edhe dy ditë më vonë (03.11.2017) në Budva ku mori pjesë në Konferencën rajonale në Mal të Zi 2017. Ai duke ju përgjigjur pyetjes së gazetares tha:

 Bëhet fjalë për dy raste të cilët tashmë janë paraqitur nga qytetarët dhe janë procesuar në procedurë për hetim të personave të emëruar nga kjo qeveri edhe atë në fillim të muajit gusht. Unë do të përsëris vetë atë, nëse dikush lexon mirë, do të dijë nëse bëhet fjalë për ministra, drejtorë ose të ngjashëm. Potencojë, në fillim të muajit gusht. Nuk dua të jap detaje për atë se nuk kam të drejtë për t’i dhënë ato, mund që të jetë rast kur këto persona mos te jenë fajtorë, mund që të jenë fajtorë, ky do të jetë vlerësimi i organeve hetimore. 

Në nenin 289 të Ligji për procedurë penale, me të cilin është paraparë “Fshehtësia e procedurës parahetimore”, në mënyrë të prerë thuhet se:

Të gjithë veprimet e ndërmarra në procedurë parahetimore nga ana e prokurorit publik ose policisë konsiderohen si të fshehta. 

Vërejtje për një dalje të këtillë të Zaevit dha edhe opozita, por edhe ekspertët publik. Me 03.11.2017 në debatin e emisionit “360 Shkallë”, në “Alsat-M” kryetarja e “Transparency International”, Sllagjana Taseva, deklaratën e Zaevit e vlerësoi si të papërgjegjshme, të panevojshme dhe të ngutur. (prej minutës 0,49 deri në minutën e 5,32 të videos)

 Reagimi im i parë ishte se ndoshta është e papërgjegjshme, e panevojshme, dhe një deklaratë e ngutur për të cilën nuk ishte koha, as vendi për të dhënë deklarata të atij lloji në atë mbledhje…Ajo deklaratë mundësoi, për fat të mirë në aspekt pozitiv, inters te mediumet, gazetarët, duke ngritur pyetjen nëse ka qenë në rregull, a ishte e ngutur, çka mund të thotë kryeministri, çka nuk duhet të thotë, çka mund që të dijë, dhe çka jo. Ndërsa, kuptohet, blloku tjetër politik shfrytëzoi situatën që të flet për ndarjen e pushtetit, për atë se si nuk duhet që të ndikojë mbi institucionet të cilët e realizojnë hetimin – diçka që përderisa ishte në qeveri deri para disa muajsh ishte një praktikë e zakonshme – shprhet Taseva. 

Ajo potencon se edhe nëse bëhet fjalë për tregues, akuza nga ana e tij dhe veprimi pas akuzës nuk janë informacione publike.

Poashtu, nëse bëhet fjalë për informuesin i cili ka paraqitur ndonjë vepër të kryer penale deri të policia ose të prokurori publik, nuk duhet të ketë shpërndarje të atij informacioni deri në atë moment që të sqarohet i gjithë çështja, nëse ka baza për dyshime. Dhe nëse njoftimi arriti deri te Zaev personalisht, duhet që të gjendet mënyrë e përshtatshme që të transmetohet ose të udhëzojë persona aty ku duhet që të japin atë informacion dhe më pas institucionet kompetente të udhëheqin me procedurat deri në momentin që ato nuk vendosin se duhet thënë diçka. Do të thotë, në asnjë situatë nuk duhet të ketë një informatë të këtillë në publik – përfundon në mënyrë decide Taceva.  

Profesoresha Besa Arifi, paashtu, vlerëson se veprimi i kryeministrit është problematik.

Problemi qëndron në publikimin e informacionit. Mund që të përfundohet se kryeministri ka qenë i paduruar në drejtim të asaj se si Qeveria me të vërtetë është e angazhuar në luftën kundër korrupsionit, por kjo nuk e arsyeton dhënien një deklaratë të këtillë. Kryeministri duhet që të jetë i vëmendshëm dhe nuk duhet që të ndërhyjë në procedurat parahetimore, veçanërisht në lidhje me rastet e korrupsionit dhe të mos kryej punën e hetuesisë ose prokurorisë. Mbi të gjitha, më e rëndësishme për proceset hetimore në vend nuk është që kryeministri të jep një deklaratë të këtillë se do të hetohet rastet e korrupsionit, por ajo që është më me rëndësi është që të hapen hetime për raste të organeve kompetente dhe kur ata që vinë deri te faza e hetimit, kur do të kenë mjaftueshëm fakte se dikush me të vërtetë është i përfshirë në korrupsion, ata të publikojnë se mund që të ekzistojë një rast i tillë për përfshirjen e dikujt në atë rast. Këto çështje duhet të miratohen dhe kryeministri duhet që të kryejë punën e tij duke dhënë mbështetje, por të lë policinë dhe prokurorinë që të ndjekin dëshimit për çfarëdo lloj korrupsioni, ku mund të jenë të përfshirë funksionarë shtetërorë. (prej minutës 28,17 deri në minutën 29,42 të videos)

Për deklaratën e përmendur të kryeministrit reagoi edhe opozita se ka bashkëveprim mes Qeverisë dhe Prokurorisë. Në kumtesën e 01.11.2017, nga VMRO-DPMNE pyesin:

Si arritën informacionet për hetim deri të Zoran Zaev? Kush ia dha informacionet dhe përse i janë dhënë Zoran Zaevit? E gjithë kjo zgjon një dyshim se prokuroria punon tërësisht sipas porosive dhe në bashkëpunim me Zoran Zaevin, sepse në të kundërtën duhet që të hapet rast për të vërtetuar prej ku dalin informacionet për hetim. 

Prandaj , duke pasur parasysh atë që u tha më lartë, deklaratën e Zaevit dhënë në samitin “Maqedonia 2025”, e vlerësojmë si “jokonsekunete”


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.