Deklarata të paqëndrueshme nga Zaev në lidhje me reklamat në mediat private me para publike

Зоран Заев. Фото: Влада на РСМ (архива)

Pas përvojës jashtëzakonisht të keqe me shpenzimin e parave publike në media private nga qeveritë e Nikolla Gruevskit, pasi e ndaloi atë me ndryshime në ligj në qeverinë e mëparshme në vitin 2018, tani Zaev përsëri kërkon ndryshime ligjore në mënyrë që ato të shpenzohen para publike për fushata me interes publik

 

Dje, Kryeministri Zoran Zaev bëri një deklaratë mbi ndryshimet në ligjin për Shërbimet Audio dhe Audio-Vizuale, të cilat do të mundësonin reklamimin e qeverisë në media private dhe që ne i vlerësojmë si jo konsistente:

Për shembull, nuk mund të fle i qetë nëse shteti nuk është i gatshëm të informojë popullatën në rast katastrofash të mundshme, tërmetesh, zjarresh, përmbytjesh apo të ngjashme. Nuk kemi se si. Këto mjete ekzistojnë kudo në botë. Kjo është arsyeja pse unë dua të hap debatin kështu që përmes debatit të gjejmë zgjidhjet dhe në fund ato korrigjues të jenë ata që janë syri vëzhgues

Ja vjen vera, po sikur të ndodhin zjarre? Ju mund të shpëtoni një jetë sepse media nuk është e detyruar të përcjellë deklaratën e një ministri , kryeministrit, presidentit ose askujt, dhe detyra e shtetit është të informojë popullatën, dhe nganjëherë kjo mund të nënkuptojë shpëtimin e jetës dhe të mirave materiale. Kudo në botë siç ekziston. Pjesa e dytë janë llojet e tjera të katastrofave. Pjesa e tretë e rëndësishme me të cilën tani po përballemi është se si ta percjellim nevojën me të gjitha informacionet e nevojshme për vaksinimin te popullata në kushtet kur vetëm 50 përqind e popullatës sonë ka një qëndrim pozitiv ndaj vaksinimit.

[ BURIME:  Makpres– Çfarë nëse ndodh ndonjë zjarr., data: 06.05.2021]

 

ARSYETIM:

Këto deklarata të Kryeministrit Zaev u pasuan në përgjigje të një pyetjeje të një gazetari në lidhje me lajmet e fundit të shpërndara nga MIA dhe që lë të kuptohet për ndryshime në nenin 102 të Ligjit që rregullon këtë çështje dhe krijimin e një Fondi Mediatik.

Dje, Zaev theksoi nevojën për fushata publike ose fushata me interes publik, përmendi mekanizmat e kontrollit, theksoi se qeveria nuk do të lejohet të reklamojë politikat qeveritare dhe kështu të korruptojë mediat, etj. Por, Zaev nuk përmend askund pse dhe me kërkesë të kujt Qeveria në vitin 2018 ndryshoi nenin ligjor 102 i cili ndalon rreptësisht Qeverinë të japë para për qëllime reklamimi në transmetuesit privatë.

Ndalimi i parë që nga viti 2017

Gjegjësisht, përmes këtij neni, i cili u prezantua për herë të parë në atë formë në vitin 2013, por më parë ishin përdorur forma të tjera ligjore, në periudhën nga 2010 në 2017, qeveria e atëhershme e Nikola Gruevskit derdhi 26 milion euro në media, sipas disa të dhëna, ndërsa sipas të tjerëve mbi 30 milion. Paratë që rrjedhën përmes vetëqeverisjeve lokale në mediat lokale dhe rajonale nuk ishin të njohura kurrë plotësisht, edhe përkundër të të gjitha përpjekjeve të bëra në atë drejtim nga SHGM dhe disa media në hulumtimet e tyre, as gjysma e vetëqeverisjeve lokale nuk iu përgjigjen kerkesave që të paraqesin të dhënat.

Pikërisht për shkak të kësaj politike të qeverive të mëparshme të Gruevskit, Qeveria e Zaev në gusht 2017 vendosi të ndalojë reklamat qeveritare në media, duke deklaruar që me këtë vendim po përmbush një pjesë të “Planit 3-6-9”, i cili bëri reforma për marrjen e para -negociatave pë pranim në BE-në. Pas vendimit, vetë Qeveria njoftoi se Gruevski shpenzoi 38 milion euro në media nga viti 2008 deri në 2015.

Kjo u pasua nga një ndalim zyrtar që ndryshoi nenin 102 më 30 dhjetor 2018. Por, që nga analiza e parë e Vërtetmatësit për ndryshimin që është i vlefshëm edhe sot dhe të cilin Zaev përsëri kërkon ta ndryshojë – tregoi se neni është shkruar në mënyrë të tillë që ndalimi të mos jetë ndalim i plotë dhe se ka akoma vend për para publike në mediat private.

Tani, Qeveria e Zaev, ose vetë Zaevi, po fillon përsëri ndryshime në nenin 102,për e heqjen e ndalesës.

Opinionet për ndryshime filluan në vitin 2020

Kjo nuk ndodhi rastësisht. Për dy vjet kishte ankesa nga mediat kombëtare dhe lokale që me një ndalim të tillë ata u sollën në një situatë të vështirë financiare para mbylljes. Pas kësaj, që në dhjetor të vitit 2020, Zaev nisi dhe njoftoi ndryshimet në nenin 102. Ndërsa në shkurt 2021, Qeveria njoftoi përsëri ndryshimet në nenin 102, i cili u mirëprit menjëherë nga shoqata, anëtarë të së cilës janë të pesë kanalet televizeve më të mëdhaja të televizioneve private.

Tani kjo kërkesë aktualizohet përsëri, pa ndonjë analizë të asaj që solli ndalimi dhe nëse raportimi për “zjarre, katastrofa natyrore ose vaksinimin” me të vërtetë nuk është përgjegjësi e transmetuesve privatë që përdorin një burim publik përmes një koncesioni dhe janë të detyruar të raportojnë për ngjarjet dhe fushatat e interesit më thelbësor publik, as me analizë se për çfarë qeveria e Gruevskit përdori eufemizmin e interesit publik për të derdhur para buxhetore në media private dhe kështu “të blinte” politikat redaktuese në to.

Të gjitha argumentet dhe faktet e mësipërme tregojnë qartë se kërkesa për ndryshime në nenin 102 të Ligjit përkatës nga Zoran Zaev nuk është konsekuente.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.