Pendarovski me të drejtë kërkon unitet rreth ndotjes

С. Пендаровски Фото: Кабинет на Претседателот на РСМ/веб страна

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në një pjesë të fjalimit të tij në Kuvend foli rreth ndotjes, deklaratë të cilën e vlerësuam si të vërtetë.

Për mua, që moti kohë është e qartë se asnjë qeveri, asnjë pushtet lokal nuk mundet vet të zgjidh këtë problem në një mandat. Për këtë propozojë që ta largojmë nga politika ditore dhe të përkushtohemi në sjelljen e një strategjie mbipartiake shtetërore për të zbutur efektet negative të këtij fenomeni i cili rrëzon potencialin e kombit tonë. 

[Burimi: Presidenti i RMV – Fjalimi vjetor, data: 18.02.2019]

 

ARSYETIM:

Në fjalimin e Vitit të Ri, presidenti i RM së Veriut, Stevo Pendarovski, doli me pretendimin për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit, të cilin e vlerësojmë si të vërtetë. 

Me ndotjen, atë të ajrit si më e rrezikshme, nuk mund ta menaxhojë një qeveri vetëm, as edhe pushteti lokal! Me këtë pikë Penardovski ndërton pozicion, pikë fokusi të lidhjes dhe shkrirjes së shoqërisë dhe propozon që kjo çështje të largohet nga fushatat parazgjedhore, gjegjësisht siç thotë ai, “ta largojmë këtë çështja nga politika ditore dhe të përkushtohemi në sjelljen e një strategjie mbipartiake shtetërore”. 

Numrat për dëmin e kësaj çështje jep sinjale për nevojë të madhe për aksion. Tashmë prej kohësh qarkullon numri i i llogaritur nga OBSH dhe nga Instituti jonë i shëndetësisë se në vit në Maqedoni vdesin rreth 1300 njerëz shumë herët si pasojë e ndonjë sëmundjeje e shkaktuar nga ndotja e ajrit. Se problemi është zgjeruar edhe në Evropë, por edhe në rajon, tregon edhe e dhëna e fundit të cilën e dhanë nga Këshilli rajonal për bashkëpunim, se në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimore edhe atë vetëm në 19 qytet,  në vit vdesin më herët rreth 5000 njerëz, si pasojë e ndotjes së ajrit!

 

ZGJIDHJA ËSHTË E SHTRENJTË, EDHE?

Nëse niset vetëm prej studimeve të ndotjes së Qytetit të Shkupit (ka tre sezone në numër), ku në dit rreth 800,000 njerëz janë ekspozuar në ajrin e ndotur, po ashtu mund të shihet se problemi është më kompleks për zgjidhje më të shpejtë, por jo i pazgjidhshëm.

Studimet serioze thonë se për zgjidhje serioze të ajrit të ndotur në kryeqytet janë të nevojshëm objekte me efikasitet të lartë energjetik, zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore dhe ndërrimin e mënyrës së ngrohjes (shfrytëzimin e zgjidhjeve moderne me efikasitet energjetik qoftë me peleta, qoftë me rrymë). Në njërin prej tre studimeve theksohet se zgjidhja me ndotjen e ajrit në Shkup në kuptimin e eliminimit të problemit kryesor – sistemi për ngrohej dhe humbje të energjisë për ngrohje, do të kushtonte rreth 300 dhe 380 milion euro në periudhë prej 9 vitesh. (Shih KËTU). Që të zgjerohet rrejti i ngrohjes qendrore dhe ndërtimi i një qendre të re ekologjike dhe të ngrohjes TE-TO, ekspertët kanë llogaritur se në këtë rast kompania private BEG duhet të investojë rreth 200 milion euro (shih KËTU)

Është shtrenjtë! Edhe çka? A nuk meritojnë qytetarët të politikanët e tyre në qeveri dhe në opozitë me konsensustqë marrin hua për Qytetin e Shkupit për 300 ose 500 milion euro (katër deri në pesë vite buxhet të qytetit), me të cilin dukshëm do të zgjidhjet problemi me ndotjen! A mos rastësisht është më i shtrenjtë se Shkupi 2014!?

I njëjti parim vlen për të gjithë territorin e vendit. A nuk meritojnë qytetarët të politikanët e tyre me konsensus të marrin vendim që Maqedonia të huazojë 2 miliard euro (gjysmë buxhet ose 20 përqind të PBV), në tregje të ndryshme të parave, për pagesë shumëvjeçare, me qëllim që shpejtë, në afat prej pesë vitesh, shtatë vitesh, në mënyrë sistematike dhe përgjithmonë të zgjidhet problemi me ndotjen e ajrit, me mbeturinat, me ndotjen e ujërave?

NË VEND TË SPINIMEVE DITORE ZGJIDHJE TË PËRHERSHME 

Edhe këtu është e nevojshme një strategji shtetërore dhe unifikim kombëtar. Por, në vend të kësaj politike serioze, VMRO-DPMNE ka spinime ditore-politike “Zaev dhe Shillegov shpejtë të zbatojnë masat e VMRO-DPMNE-së“, a masat kanë qenë transporti publik papagesë, lirim nga puna të personave mbi 60 vjet dhe mbikëqyrje…

Nga ana tjetër, në vend të politikës serioze, po ashtu, kërkesa për konsensus kombëtar, nga partitë qeverisëse dhe ministritë e tyre (LSDM dhe BDI) qytetarët të marrin këshilla të tipit – mos-vozitje të makinave me EURO standarde më të ulëta ose makinat e rënda të mos lëvizin nëpër qendra të qyteteve!?

Dhe ata vazhdojnë veprimet e filluara që nga koha e Nikolla Gruevski dhe Koce Trajanovski – subvencione për fishekë, subvencione auto-gazi, subvencione për dritare dhe dyer, gjë që është në rregull, por me kaq pak para sa të mos ketë asnjë efekt i dukshëm në zgjidhjen e përgjithshme të problemit.

Më në fund, për cilat masa serioze kundër ndotjes po flitet nga politikanët tanë në pushtet dhe në opozitë, kur asnjëri prej tyre nuk ka hezituar ndonjëherë të japë para në një laborator shtetëror të akredituar në Ministrinë e Mjedisit ose Inspektoratin e tyre !?

Për shkak të këtyre dhe shumë argumenteve të tjera, vlerësimi i Pendarovskit se “asnjë qeveri, asnjë pushtet lokal nuk mund ta zgjidhë në mënyrë të pavarur këtë problem në një mandat të vetëm”, ​​është i vërtetë.

BURIME:

Vlerësimi: Тео Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.