Protestë që justifikon agresionin ndaj një vendi sovran

Фото: Принтскрин колаж - pixabay.com

Një grup i vogël qytetarësh javën e kaluar protestuan para ambasadës së Ukrainës, me shkëmbim klasik të tezave – viktima e agresionit nga ana e “vëllait të madh” të shpallet qëllim i justifikuar dhe e gjithë kjo të jetë e mbuluar me kombinime imagjinare ideologjike.

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

 

A ka ndonjë justifikim për aneksimin e një pjese të një vendi sovran, siç ndodhi praktikisht me pushtimin e Gadishullit të Kerimit nga Rusia? A ka justifikim për të mbështetur ekzistencën e njësive paraushtarake në një pjesë të një vendi sovran, siç është rajoni i Donbasit, ku shteti i Ukrainës nuk ka pasur pushtet sovran për një kohë të gjatë?

Nëse e pyesni këtë grup të vogël qytetarësh që protestuan para ndërtesës së Ambasadës së Republikës së Ukrainës në Shkup, sigurisht që do të gjejnë një justifikim. Tubimi i titulluar “Kundër glorifikimit të nazizmit në Ukrainë” u përpoq të tërhiqte vëmendjen me një fjalim dhe disa slogane, me sa duket të bëra në një vend dhe me “përmbajtje” të zgjedhura me kujdes. Përveç emrit të protestës të shkruar në një pankartë – “Kundër glorifikimit të nazizmit në Ukrainë“, pjesëmarrësit mbanin pankarta me fjalët: “Kundër dërgimit të fëmijëve tanë të luftojnë për ju“, “Nazistët nuk kanë vend në BE“, por edhe “Luftoni vetëm kundër Rusisë“.

 

Çfarë thonë faktet, ata më të thjeshtat dhe të kuptueshme edhe për fëmijët e vegjël?

Së pari, se Rusia në vitin 2014 pushtoi ushtarakisht dhe administrativisht territorin e gadishullit të Krimesë, i cili ishte pjesë përbërëse e Ukrainës. A kishte ndonjë dimension ideologjik në atë akt? Jo, thjesht duke përdorur epërsinë e tyre të madhe ushtarake, pincat e ushtrisë ruse mbyllën gadishullin. Pati reagime ndërkombëtare dhe arsyetimi ishte se ish-udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi (ukrainas nga kombësia) ia “dhuroi” Ukrainës, kështu që ata “tash ia kthejnë”. Historia tregon se Krimea ishte e banuar me popullatë me prejardhje tatare, që migruan në Siberi pas Luftës së Dytë Botërore.

Nuk ka asnjë justifikim, qoftë edhe i përkohshëm, kur bëhet fjalë për pjesën praktikisht të ndarë të Kievit (Donbas), vetëm sepse atje jetojnë rusë që duan t’i bashkohen “nënës”. Në prill do të mbushen tetë vjet kur një pjesë e madhe e Ukrainës (sipas vlerësimeve nga SHBA dhe Ukraina) u vendosën 40,000 deri në 45,000, në mes të cilëve 9,000 dhe 12,000 ushtarë të rregullt të Rusisë, pastaj midis 3,000 dhe 4,000 vullnetarë dhe banorë lokal të armatosur, të cilët kundërshtonin autoritetet ukrainase. Është një ushtri e madhe dhe praktikisht me këtë “vërtetohet” pushtimi i territorit të një shteti sovran. Në përleshjet nga pala ukrainase u vranë rreth 4700 ushtarë dhe u plagosën 10.000, ndërsa në anën e kundërt (separatistë) u vranë mbi 5.700 dhe u plagosën nga 12.700 deri në 13.700. Rreth 1.4 milion ukrainas ikën në pjesën e lirë të vendit dhe afër një milion dolën jashtë kufijve të atdheut të tyre! Të mos flasim për shtëpitë e shkatërruara, ekonominë e rrënuar dhe dëme të tjera!

Nuk ka asnjë alibi për të justifikuar atë që është bërë në konflikt. Sidomos që nga veprimet e para ushtarake deri më tani, Rusia mund të vazhdojë në një shkallë më të madhe çdo orë, aq sa thjesht mund të fshijë nga harta vendin e saj kinse vëllazëror.

Edhe nga parullat e atij grupi të vogël të qytetarëve tanë para Ambasadës së Ukrainës në Shkup, është e qartë se ekziston rekurs në diçka që është anakronike në vetvete. Përmendja e fashizmit sot dhe lidhja e tij me emrat e tradhtarëve Stepan Bandera dhe Roman Shuheviç, të cilët luftuan në anën e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, është krejtësisht tendencioze dhe nuk ka logjikë. Ka shumë tradhtarë të çdo kombi gjatë Luftës së Dytë Botërore! A duhet të pushtojë ndokush Norvegjinë sepse aty jetonte i famshmi Kuisling? Apo të sulmohet Serbia për shkak të Drazha Mihajlolviqit dhe Milan Nediqit, tradhtarëve të famshëm dhe bashkëpunëtorëve të nazistëve? Të mos flasim për ekzistencën e SHPK-së të drejtuar nga Ante Paveliq… Por, populli kroat bëri sakrifica të mëdha në luftën antifashiste (vetëm në Split dhe rrethinë 40 mijë luftëtarë vdiqën në radhët e partizanëve!).

E përmendim këtë për faktin se edhe populli i Ukrainës bëri sakrifica të mëdha në Luftën e Dytë Botërore (pati mobilizim të përgjithshëm), vendi u dogj dhe u shkatërrua plotësisht, sepse në territorin e tyre u zhvilluan betejat e përgjakshme të viteve 1941 – 1944! Në Luftën e Atdheut kishte pesë fronte ukrainase (me numra rendor 1,2,3 ….), dhe humbjet totale llogariten në 22 milionë njerëz. Është e qartë se në raport me popullsinë, hapësirën dhe aktivitetet ushtarake, numri i ukrainasve të vrarë në luftën antifashiste është i madh.

Prandaj, akuzat e bëra në protestë nga folësi Vladimir Trajkovski janë konstruksion që fyen popullin miqësorë, dhe këtu padyshim se ka vend edhe për prokurorin publik. Përveç faktit që ky folës po bën një kërcim të madh në kohë, dhe atë përgjithësim të 80 viteve më parë e përcjellë edhe sot, pa dhënë asnjë dëshmi për “fashizmin” që do të meritonte trajtimin aktual. Është edhe më e paarsyeshme të flitet për një politikë shtetërore të “glorifikimit të fashizmit”! A duhet të jetë kjo mbulesë për Rusinë që me makinerinë e saj ushtarake të sulmojë dhe pushtojë (ose më saktë – shtojë) Ukrainën?

Lexuesit më të rritur, në këtë grup të vogël, në thelb edhe i parëndësishëm, shohin përfaqësues të të ashtuquajturës “teoria e sovranitetit të kufizuar”, e cila u shfaq gjatë Luftës së Ftohtë në BRSS dhe që shërbeu si justifikim për hyrjen e tankeve në Hungari (1956) ose Çekosllovaki (1948). Epo, edhe sot udhëheqësia ruse ëndërron për ato kohë kur fuqia ushtarake nuk njeh vetëm kufijtë e saj shtetërorë. Në fund të fundit, banorët e ish-Jugosllavisë me dekada e ndjenin hijen e asaj teorie në jetën e tyre të përditshme.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.