Nuk është e vërtetë që vaksinat e blera nga “Pfizer” kanë filluar të dorëzohen para 5 muajve

Pra, dërgesa e parë e vaksinave të blera nga “Pfizer” arriti në prill, dhe jo në shkurt, që do të thotë vaksinat “Pfizer” filluan të dorëzoheshin 2 muaj e 3 javë më parë. Pesë muaj dhe dy muaj e tre javë nuk janë njësoj.

Gjatë përgjigjes ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së, në lidhje me vaksinat kundër Kovid-19, LSDM lëshoi një komunikatë në të cilën thuhet:

VMRO DPMNE ndërsa flinte, dy goditjet e forta të Kovid 19, sipas pretendimit të udhëheqësit të tyre Mickoski, vazhdojnë të flenë edhe gjatë vaksinimit të popullsisë. Nëse VMRO DPMNE nuk do të kishte fjetur, ata do të kishin ditur që 800,000 doza të vaksinave të blera nga prodhuesi Pfizer, po dorëzohen në vendin tonë që 5 muaj më parë, çdo të hënë.

 [Burim:Faqja zyrtare e  LSDM-së Data: 13.07.2021]

 

Pretendimi i LSDM-së lidhur me shpërndarjen e vaksinave nga prodhuesi “Pfizer” është i pavërtetë.

LSDM pretendon se 800,000 doza të vaksinave të blera nga prodhuesi “Pfizer” dorëzohen në Maqedoni që 5 muaj më parë, çdo të hënë. Nëse llogarisim, nëse jemi tani në muajin e shtatë (korrik), atëherë, sipas LSDM, vaksinat Pfizer kanë filluar të dorzohen që pesë muaj më parë, që do të thotë nga muaji i dytë (shkurt). Por nëse kërkoni në internet, do të shihni se dërgesa e parë e vaksinave të blera nga Pfizer, mbërriti në 19 prill 2021, pra në prill.

Ministria e Shëndetësisë informon publikun se këtë pasdite mbërriti dërgesa e parë e vaksinës Pfizer, të cilën Ministria e Shëndetësisë e siguroi përmes negociatave të drejtpërdrejta me këtë prodhues të vaksinës kundër KOVID-19. Bëhet fjalë për 10,530 doza të vaksinës Pfizer, të cilat nga e mërkura do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në vend, ku vaksinimi kryhet në përputhje me Strategjinë Kombëtare për imunizimin kundër KOVID, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pra, dërgesa e parë e vaksinave të blera nga “Pfizer” arriti në prill, dhe jo në shkurt, që do të thotë vaksinat “Pfizer” filluan të dorëzoheshin 2 muaj e 3 javë më parë. Pesë muaj dhe dy muaj e tre javë nuk janë njësoj.

Sipas kësaj, deklarata e LSDM-së se vaksinat e blera nga prodhuesi “Pfizer” janë dorëzuar në vendin tonë 5 muaj më parë, është e pavërtetë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.