Zonat industriale në Gjorçe Petrov zëshëm u lajmëruan, por shpejt u harruan
Hapja e dy zonave industriale (afër Lepenecit dhe në rrethoren e Shkupit), në të cilat do të hapeshin shumë vende të reja pune, duke i siguruar të gjitha kushtet komunale për funksionimin të tyre të vazhdueshëm. Në këto zona industriale përfitime në veçanti do të kishin bizneset e vogla, gjegjësisht kompanitë për përpunim të frutave dhe perimeve dhe për prodhim të produkteve ekologjike dhe kompanitë që do të ofronin prodhime të cilat do të mundësonin kursim të energjisë. (Afati: dhjetor, vitit 2014)
ARSYETIM:
Projekti për hapjen e dy zonave industriale, afër lumit Lepenec dhe në rrethoren e Shkupit, është premtim parazgjedhor i kryetarit të tanishëm të komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrovski, për të cilin është mandati i tretë (programi zgjedhor i VMRO-DPMNE për periudhën 2013-2017, në pjesën zhvillimi ekonomik lokal, faqe 18). Në programin e tij zgjedhor për zgjedhje lokale është shtuar se ky projekt duhet të realizohet deri më 2014, por deri më tani ky premtim ka ngelur i parealizuar.
Projekti për hapjen e dy zonave industriale ishte lajmëruar zëshëm gjatë kampanjës parazgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, prej kandidatit për kryetarë komune, Sokol Mitrovski, por edhe prej kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski. Gjatë promocionit të Mitrevskit për kandidat komune, më 20.03.2013, Gruevski deklaroi se është paraparë ndërtimi i dy zonave industriale afër rrjedhës së lumit Lepenec dhe tek rrethorja e Shkupit, me të cilat do të nxiten investime të reja dhe vende pune.
Ambiciet nga qeverisja lokale për ndërtim dhe promocion të zonave industriale si mundësi të reja punësimi përgjatë kampanjës parazgjedhore u afirmuan edhe në gazetën ditore Veçer, më 06.03.2013:
Edhe në rajonin e komunës së Gjorçe Petrovit përforcohen projekte që do ta risin ekonominë, por do të mundësojnë edhe zhvillim edhe do to tërheqin investime të reja të cilat kanë për qëllim hapjen e vendeve të reja të punës. Qeverisja lokale vetëm se lajmëroi hapjen e dy zonave industriale edhe atë e para për gjatë rrjedhës së lumit Lepenec, dhe e dyta në rrethoren e Shkupit e cila për shkak të infrastrukturës së mirë lidhëse ka pozicion strategjik për komunën dhe ofron mundësi të mëdha për investimet e potencuara (Zonat industriale në Maqedoni shumohen si kërpudhat, Veçer 06.03.2013)
Por, qëllimi i ndërtimit të zonave industriale të premtuara në Komunën e Gjorçe Petrovit ngelet premtim parazgjedhor. Pas kampanjës parazgjedhore të 2013, këto zona industriale nuk u përmendën më.
Ueb-portali i Komunës së Gjorçe Petrovit nuk ka informacione të disponueshme që kanë filluar aktivitetet për realizim të këtij premtimi. Në raportin e 100 ditëve të para prej fillimit të mandatit të kryetarit, nuk përmenden zonat industriale në komunën Gjorçe Petrov. Të njëjtat nuk janë edhe në llogaridhënien për realizim të programit të VMRO-DMPNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, në pjesën Investimet (faq. 42), ku ka rishikim të detajuar të zhvillimeve në zonat industriale teknologjike në vend dhe investimet. Informacione nuk ka as në ueb-portalin e Drejtorisë për Zhvillim të Zonave Industriale Teknologjike.
Електронското пребарување не дава резултат, односно не може да се најде некаква информација дека досега се одржала промоција за започнување со градба или отворање на овие индустриски зони, имајќи предвид дека медиумското експонирање на индустриските зони е востановена практика на Владата предводена од ВМРО-ДПМНЕ. Kërkimi elektronik nuk jep rezultate, gjegjësisht nuk mund të gjendet asnjë informacion që derë më tani është mbajt ndonjë promocion për fillimet e ndërtimeve ose hapje të këtyre zonave industriale, duke pasur parasysh faktin se ekspozimi mediatik për zonat industriale është një praktik e ushtruar prej qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE.
Me këtë analizë vërtetohet se premtimi i kryetarit të Komunës Gjorçe Petrov, Soklol Mitrovski për hapjen e zonave industriale në komunë afër lumit Lepenec dhe përreth Shkupit, është i parealizuar.
BURIMET:
- Извор: Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ и Сокол Митровски (2013-2017), Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра општина Ѓорче Петров! (во делот Локален економски развој, страна 18) [Пристапено: 15.06.2016]
- Отчет за реализација на програмата на ВМРО-ДПМНЕ и коалицијата “За подобра Македонија” (стр.142) [Пристапено: 15.06.2016]
- Вечер (06.03.2013): Индустриските зони во Македонија се множат како печурки [Пристапено: 15.06.2016]
- Eкономски.мк (20.03.2013) : Груевски: До 2017 се планира изградба на две индустриски зони покрај Лепенец[Пристапено: 15.06.2016]
- A1on.mk (27.01.2013): Митревски по трет мандат во Ѓорче Петров [Пристапено: 15.06.2016]
- Портал на Општина Ѓорче Петров [Пристапено: 15.06.2016]
- Отчет за реализираните дела на градоначалникот на општина Ѓорче Петров – Сокол Митровски во првите 100 дена од мандатот [Пристапено: 15.06.2016]
- Дирекцијата за технолошки индустриски развојни зони [Пристапено: 15.06.2016]
Vlerësuar nga: Milena Josifovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari