Nuk janë hapur internet klubet e premtuara nga BDI

Foto: pixabay.com

 

Premtime: Hapja e klubeve të internetit

[Programi zgjedhor i BDI-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, data: dhjetor 2016]

ARSYETIM:

Në programin zgjedhor të BDI-së, “ Platforma 2020”, në pjesën “Shërbime publike”  është dhënë premtimi për hapjen e klubeve të internetit. Ky premtim deri më tani (25.09.2018) nuk është realizuar.

Premtimi i përmendur i BDI-së dhënë në zgjedhjet e fundit parlamentare (2016) nuk specifikon konkretisht se për çfarë klube të internetit bëhet fjalë, në cilët vend duhet të njëjtët të hapen, si do të funksiononin dhe sa do të kushtonte mirëmbatja e tyre. Po ashtu, një projekt i tillë askund nuk përmendet në Progamin për punë të Qeverisë 2017-2020.

Të rikujtojmë se gjatë kohës kur BDI ishte pjesë e qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, një projekti i ngjashëm “Bota në pëllëmbë”, u implementua në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2012 në disa qytete dhe u hapër rreth 30 klube interneti.

Por, duke kërkuar në gjeneratorët e lajmeve në internet nuk mund të merret asnjë informacion për rinovim të këtij projekti, ose për fillimin e një projekti të ri i cili do të duhej të implementohet në Qeverinë e re të LSDM-së dhe BDI-së.

Informacione për hapjen e internet klubeve nuk mund të gjenden as në ueb-faqen e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA). Për më tepër asnjë prej funksionarëve të BDI-së nuk ka përmendur projekt për hapjen e klubeve të internetit, gjatë elaborimit të sukseseve dhe planeve të partisë së tyre në Qeveri.

Një gjë e tillë nuk mund të vërehet as gjatë verifikimit në terren në qytetet më të mëdha, duke pasur parasysh se internet klubet do të duhej të lokalizoheshin në vend të cilat do janë më të frekuentuara.

Sipas argumenteve të lartpërmendura mund të përfundohet se premtimi i BDI-së për hapjen e klubeve të internetit, nuk është realizuar.

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.