Nxënësit e shkollës fillore komunale “Joakim Kërçovski” ngelën pa sallën e re sportive që u premtua
Në bazë të asaj shkolla komunale qendrore “Joakim Kërçovski” ka një sallë sportive të vogël, është paraparë që të fillojë ndërtimi i sallës së re e cila do të pozicionohet pas shkollës qendrore “Joakim Kërçovski”. Për realizimin e këtij qëllimi është përgatitur projekti, janë kryer hulumtime gjeo mekanike dhe në periudhën në vijim do të fillojë realizimi. (Burime për financat: buxheti i Republikës së Maqedonisë, afati i realizimit: 2014).
ARSYETIM:
Në programin zgjedhorë të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale (2013-2017) në Kriva Pallankë, pjesa “Arsimi dhe shkenca”, (faqe. 21) në të cilën kandidat ka qenë tashmë kryetar aktual i komunës Arsenço Aleksovski, një nga projektet e premtuara në të është edhe ndërtimi i sallës sportive shkollore në SHFK “Joakim Kërçovski” me afat të realizimit deri më 2014. Deri më tani ky premtim nuk është realizuar.
Ndërtimi i sallës shkollore sportive në SHFK “Joakim Kërçovski” u shpall edhe në 2012 nga ana e ministrit të atëhershëm të arsimit Pançe Kralev:
Në periudhën e radhës, në komunën e Kriva Pallankës, planifikohet salla sportive në SHFK “Joakim Kërçovski” dhe rekonstruktimin i nyejve sanitare në SHMK “Gjorçe Petrov” dhe SHF “Ilinden”. (deklarata e ish ministrit të Arsimit, Pançe Kralev, 23.12.2012).
Raporti i fundit për punën në komunën e Kriva Pallankës kap periudhën nga Mars 2013- shkurt 2014. Në raportin për këtë periudhë kohore nuk përmenden aktivitete në lidhje me realizimin e projektit për ndërtimin e sallës sportive në SHFK “Joakim Kërçovski”. Në raport e vetmja gjë që përmendet janë vendosja e tribunave të reja të lëvizshme nga alumini, të cilat janë vendosur në oborrin e shkollës dhe janë donacion i një biznesi privat.
Gjatë kërkimeve elektronike të aktiviteteve të kryera në Komunë, ndërsa në lidhje me punimet në infrastrukturë në SHFK “Joakim Kërçovski”, aktivitetet e fundit janë rekonstruktim i shkollës më 2012, gjatë së cilës nëpërmjet IPA programit është kryer zëvendësimi i kulmit dhe zdrukthëtari. Nuk ka informata të tjera në aktivitetet e paraqitura për përmbushjen e premtimit. Gjatë kontrollit të detajuar të programeve vjetore për arsimim në komunë për vitet 2013, 2014, 2015, 2016, po ashtu nuk ka informacione për realizmin e projektit.
Përndryshe, shkolla fillore “Joakim Kërçovski” punon nga vitit 1944, ndërsa sot mbulon 9 shkolla rajonale nëpër fshatrat Duraçka Reka, Stanci, Luke, Ogut, Nerav, Podrzhikonj, Dubrovnica, Uzem dhe Zhidilovo.
Duke pasur parasysh këtë analizë, projekti zgjedhor: ndërtimi i sallave shkollore sportive në SHFK “Joakim Kërçovski”, vlerësohet si i parealizuar.
BURIME:
- Извор: Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локални избори 2013 – 2017 („Образование и наука“, стр.21) (Арсенчо Алексовски) [Пристапено на: 17.05.2016]
- Општина Крива Паланка, Отчет за 2013 година [Пристапено на: 17.05.2016]
- Општина Крива Паланка – Документи [Пристапено на: 17.05.2016]
- Фокус (18.10.2014): СДСМ: Локалната власт во Крива Паланка се што вети, ништо не исполни [Пристапено на: 17.05.2016]
- Maxim.mk (23.12.2012): Министерот Кралев ја посети Крива Паланка[Пристапено на: 17.05.2016]
Vlerësuar nga: Milena Josifovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari