Nuk ka filluar ndërtimi i banesave sociale në Komunën e Butelit

Banesa sociale. Foto: Printskrin

Ndërtimi i banesave për kategori e prekura të qytetarëve. 

Në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë do të realizojmë projektin për ndërtim të dy objekteve me 360 apartamente për kategoritë e prekura të qytetarëve. (Afati për realizim: vitet 2013-2015)

ARSYETIM

Projekti për ndërtimin e dy objekteve me 360 apartamente për kategoritë e prekura të qytetarëve është pjesë e programit të VMRO DPMNE-së për zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Butelit ku kryetari i komunës është Petre Latinivovski. Projekti është përfshirë në pjesën “Mbrojtja sociale” (faqe 40), ndërsa është planifikuar që të realizohet në periudhën e viteve 2013-2015. Ky premtim nga programi i Komunës së Butelit nuk është realizuar.

Përndryshe, edhe pse punohet për projekt nga programi i VMRO DPMNE-së për zgjedhjet lokale në vitin 2013, përsëri kjo pjesë është projekt i gjerë i Qeverisë së RM-së për strehim të grupeve të prekura (FP 1674).

Me këtë projekt të qeverisë së RM-së është planifikuar ndërtimi i 32 objekteve me nga 1741 njësi në 26 qytete në vend. Vlera e përgjithshme për realizim të projektit është 50,7 milion euro prej ku 25, 3 milion euro janë hua nga Banka për zhvillim pranë Këshillit Evropian, ndërsa 50% të tjera me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Sipas informatave nga Llogaridhënia e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2015 dhe informacioneve në ueb-faqen e AD për Ndërtim dhe sipërmarrësi me hapësirën për banesa dhe hapësirë biznesore, deri më tani (08.02.2017) janë ndërtuar 13 ndërtesa me 768 njësi. Janë ndërtuar objekte në qytetet: Shkup, Ohër, Kërçovë, Kamenica Maqedonase, Koçan, Kriva Pallankë, Berovë, Kavadar, Manastir, Shtip, Demir Hisar, Prilep dhe Prespë. Në fazën e ndërtimit janë objektet në Makedonski Brod, Koçan dhe Gostivar. Objektet e parapara për ndërtim në periudhën 2016-2018 janë në Qytetet: Pehçevë, Vinicë, Shën Nikollë, Probishtip, Strumicë, Shkup-Butel, Shkup-Saraj, Gjergjeli, Dibër, Kumanovë, Negotinë. Me 19.02.2016 mediumet transmetuan se Qeveria e RM-së miratoi Programin për ndërtim të banesave për personat në krizë sociale për vitin 2016:

Përkrah këtyre aktiviteteve në programin e këtij projekti është paraparë se përgjatë këtij vitit do të fillojë edhe me përpunimin e dokumentit i cili është i nevojshëm për vitet e ardhshme do të fillojë me ndërtimin e më shumë ndërtesave në numër për persona të rrezikuar në më shumë qytet nëpër vend mes të cilave edhe Gjevgjelia, Shkupi, Kumanova, Negotina, Tetova, Velesi dhe qytetet e tjera në shtet. (E-lajme). 

llogaridhënien për realizimin e programit të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” (faqe 90) është shtuar se ka përfunduar projektimi i 312 banesave në Komunën e Butelit, por nuk është shtuar nëse ka filluar edhe ndërtimi i të njëjtave.

I kontaktuam edhe Ministrinë për transport dhe lidhje dhe Ad për AD për Ndërtim dhe sipërmarrësi me hapësirën për banesa dhe hapësirë biznesore si institucion përgjegjës për realizim të projektit. Dy institucionet na informojnë se ndërtimi i objekteve banesore në Komunën e Butelit ende nuk ka filluar.

Duke pasur parasysh këto informacione, si dhe projektin zgjedhor për ndërtim të banesave sociale në Komunën e Butelit në vitet 2013-2015, këtë projekt e vlerësojmë si premtim të parealizuar.

BURIME

 

Vlerësuar nga: Milena Josifivoska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.