Nuk janë formuar “zonat energjetike-bujqësore”, nuk ka instalime kogjenerative nëpër plantazhe
PREMTIM: Do të shpërndajmë toka bujqësore të klasës së ulët për krijimin e zonave “energjetike-bujqësore”, të gjithë investitorëve të interesuar për investim në instalime kogjenerative për ngrohjen e plantazheve për prodhim të ushqimit. Energjia për nxehtësi do të përdoret për plantazhet, përderisa energjia elektrike do të hyjë në sistemin elektroenergjetik.
[Burimi: LSMD – Plani për jetë në Maqedoni, faqe 84 – data: dhjetor 2016 ]
ARSYETIM:
LSDM për dy vite e gjysmë nuk arriti të realizojë premtimin për formimin “zonave energjetike-bujqësore” në të cilat do të instalohen stacionet koherente energjetike (stacione të cilat njëkohësisht prodhojnë edhe energji elektrike edhe nxehtësi nga e njëjtë lëndë) prej ku nxehtësia do të shfrytëzohet për ngrohjen e plantazheve për prodhim të ushqimit, përderisa energjia elektrike do hyjë në sistem.
Premtimi, përndryshe, u ndërmor edhe nga qeveria në programin e saj për punë në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2020 në faqe 50, ku, mes tjerash, është paraparë që të jepen subvencione për instalimin e kogjeneratorëve të vegjël ekzistues nga ana e amvisërive dhe shtëpive të shëndetit.
Arsyeja për kërë do të ishte ndarja e tokës për shfrytëzim të burimeve të ripërtërishme të energjisë. Më pas, përmes kogjenerimit sigurohet energji efikase për shkak të shfrytëzimit njëkohësisht të lëndës edhe për prodhim të energjisë elektrike edhe nxehtësisë, gjegjësisht shfrytëzimin e nxehtësisë e cila zakonisht konsiderohet si energji e mbetur, uljen e emetimit të dioksidit të karbonit dhe mundësisë që komunat përmes realizimit të ndalesave të tilla të mundësojnë furnizim me energji elektrike dhe nxehtësi.
Ideja për “zona energjetike-bujqësore” ka qenë për instalimin e ndalesave kogjenerative të mund të shfrytëzohen ujëra gjeotermal të cila shfrytëzohen në plantazhe. Në vend vetëm pesë plantazhe shfrytëzojnë ujëra gjeotermal për ngrohje të sipërfaqes me rreth 35 ha (Koçan, Pollog, Strumic dhe Gjevgjeli). Sipas analizave në Strategjinë për shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë deri në vitin 2020 të punuar në vitin 2019 (faqe 43), në rajonin e Koçanit ka rezerva më të mëdha të ujërave gjeotermal të cilët nuk janë të shfrytëzuar, gjegjësisht vlerësohet se ka burime që kanë kapacitet prej 1.000 litrave në sekondë të ujit të nxehtë dhe mund të shfrytëzohen si burime të ripërtërishme të energjisë në prodhim. Një prej eksploatorëve më të mëdhenj të ujit gjeotermal është ndërmarrja publike e Koçanit “Geoterm”, e cila ujin e nxehtës e shfrytëzon për tre plantazhe me mbi 20 hektar.
Në vend ka 18 fusha gjeotermale, dhe më tepër se 80 burime me temperaturë prej 20 deri 78 gradë celsius. Informacione e arkivit tregojnë se prej shumë vitesh flitet për mundësinë e prodhimit të energjisë në fushën e Gjevgjelisë dhe Kratovës-Zlletovës, ku mendohet se ekzistojnë burime të ujërave termal me temperaturë mbi 100 gradë celsius që kënaq njërin prej kritereve për prodhim të energjisë elektrike dhe nxehtësisë.
Por, edhe përkrah mundësisë që ujërat gjeotermal të shfrytëzohen për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohje të plantazheve, deri më tani nuk ka informacion se një pikë e tillë është instaluar në ndonjë zonë ku ka ujëra gjeotermal.
Nga verifikimi i asaj se çka është shkruar në mediume në periudhën prej dy vite e gjysmë dhe nga dokumentet e ministrisë për Bujqësisë dhe Ekonomisë, si dhe në qeveri, nuk mund të gjenden informacioni se është publikuar ndonjë thirrje publike për investim në burime kogjenerative të ujërave termal ose për dhënie e tokave për instalim të tyre. Po ashtu, nuk ka informacion se një pikë kogjenerative me burim tjetër (biogas, gas ose energji diellore) është instaluar në vend, aq më pak nëse ka një shpallje të tillë të instalimit në kapacitetet tjera të prodhimit bujqësor.
Nuk ka informacion, as edhe për formimin e një “zone energjetike-bujqësore”.
Duke pasur parasysh se kësaj qeveri i përfundon mandati për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara me 12 prill të këtij viti, nuk ka kohë për publikimin e një shpallje për formimin e “zonës energjetike-bujqësore”, aq më pak, të ketë kohë për instalimin e një pike kogjenerative në plantazhet ekzistuese. Sipas kësaj, mund të përfundohet se ky premtim i LSDM-së nuk është realizuar.
BURIME:
- СДСМ – План за живот во Македонија ( Проверено 21.02.2020 година)
- Влада Програма за работа на владата за период 2017-2020 година ( Проверено 21.02.2020 година)
- Министерство за економија ( Проверено 21.02.2020 година)
- Министерство за земјоделство шумарство и водостопанство ( Проверено 21.02.2020 година)
- СТРАТЕГИЈА ЗА ИСКОРИСТУВАЊЕТО НА ОБНОВЛИВИТЕ ИЗВОРИ НА ЕНЕРГИЈА ВО РЕПУБЛИКА МАКЕДОНИЈА ДО 2020 ГОДИНА ( Проверено 21.02.2020 година)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari