Komuna e Aerodromit më shumë se 11 vite qiramarrëse
Projekt: Ndërtimi i ndërtesës komunale për nevojat e administratës komunale
Përshkrim i projektit: Ndërtimi i ndërtesës komunale do të jetë i lokalizuar në rajonin qendër në udhëkryq mes lagjes Jane Sandanski dhe Novo Lisiçe. Në bashkëpunim me Ministrin për Transport dhe lidhje do të publikohet konkurs për shpërndarje të marrëveshjes për vendosjen e partneritetit publiko-privat për ndërtim të ndërtesës komunale. (Afati: viti 2015)
ARSYETIM:
“Ndërtimi i ndërtesës komunale për nevojat e administratës komunale”, projekt që e lajmëroi kryetari i Komunës Aerodrom Ivica Konevski, në programin e tij zgjedhor (2013-2017), Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Aerodrom më të mirë! (Punët komunale, faqe 37). Sipas projekteve zgjedhore të Konevskit, projekti duhej të realizohej në vitin 2015, por deri më tani (20.10.2016) ky premtim ka mbetur i parealizuar.
Komuna e Aerodromit tani më 11 vite (prej themelimit të saj në vitin 2005), është vendosur në objektin me qira edhe atë në periudhën 2005 deri më mars të 2015 në ndërtesën e firmës “Brilijant” në rrugën Venjamin Manxhukovski, ndërsa deri në prill të vitit 2015 e këndej në vendndodhjen e Komunës së Aerodromit është në bulevardin Jane Sandanski nr. 109A, në ndërtesën AD “Pazari i Shkupit”, afër QT “Kapitoll”.
Sipas Raportit të Entit Shtetëror për Revizion, të publikuar këto ditë (19.10.2016), Komuna e Aerodromit për një dekadë për qira të ndërtesës komunale ka harxhuar 720.000 euro.
Të dhënat e revizorit treguan se prej themelimit të Komunës në vitin 2005 deri në mars të vitit 2015, Komuna e Aerodromit ka paguar qira prej 6000 euro për muaj për objektin në rrugën Venjamin Manxhukovski, ndërsa deri në prill të vitit 2015 Komuna ka paguar qira mujore prej 8000 euro për hapësirat në ndërtesën e bulevardit Jane Sandanski numër 109A, ku dhe është vendosur tani.
Del se për periudhën e 10 viteve, komuna sipas qirasë së paguar ka harxhuar mjete në vlerë të përafërt prej 720.000 euro, dhe vazhdon ende pa objektin e saj veprues në të cilin do të punonte administrata komunale, shkruhet në Raportin e revizionit shtetëror.
Përndryshe, projekti ekzistues për ndërtesën e re administrative për Komunën e Aerodromit parasheh objekt me tre kate (me sipërfaqe prej 10.964 metër katror), të cilat do të shfrytëzohen për nevojat e administratës komunale.
BURIME:
- Извор: Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ и Ивица Коневски (2013-2017), Нови дела за нов напредок, нови дела за подобар Аеродром! (Комунални работи, стр. 37) [Пристапено: 20.10.2016]
- Вест (25.07.2015): Зградата на аеродром без дуќани [Пристапено: 20.10.2016]
- Вечер (27.01.2015): Аеродромци бараат нов газда за под кирија! [Пристапено: 20.10.2016]
- Вест (27.01.2015): Аеродром ќе се сели [Пристапено: 20.10.2016]
- Тајм. Мк (27.03.2015): Општина Аеродром се сели во зградата на „Скопски пазар“ [Пристапено: 20.10.2016]
- Нетпрес (27.03.2015): Општина Аеродром се сели во зградата на „Скопски пазар“ [Пристапено: 20.10.2016]
- Тајм.мк (19.10.2016): Општина Аеродром за една деценија потрошила 720.000 евра за кирија [Пристапено: 20.10.2016]
- 24 Вести (19.10.2016): Општина Аеродром за 10 години потрошила 720.000 евра за кирија [Пристапено: 20.10.2016]
- Веб-страница на Општина Аеродром : [Пристапено: 20.10.2016]
Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari