Ende nuk është zhvendosur stacioni i zjarrfikësve në Shtip
Projekt: Lokacioni i ri i stacionit të zjarrfikësve për shkaqe të komunikacionit të ngarkuar nëpër rrugët rreth objektit të tanishëm të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit – Shtip, në raste të caktuara është e mundur që të vijë deri te vonesa për intervenim. Për këto arsye, objekti i NTKZ – Shtip do të ketë lokacion të ri, në bulevardin “Partizanja”, shumë afër puseve, me çka edhe do të mënjanohen këto probleme. (Burimet e financimit: Donacione, Afati: vitet 2014-2015)
ARSYETIM
Objekti i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Shtip nuk gjendet në hapësirë të përshtatshme, për shkak të komunikacionit të ngarkuar në afërsi të saj, ashtu që automjetet kundër zjarrit dhe zjarrfikësit kanë problem gjatë kohës kur duhet të intervenojnë, për atë shkak do të duhet të bëhet një stacion i ri kundër zjarrit në një tjetër lokacion, porositi Ilço Zahariev në programin e tij zgjedhor në vitin 2013. Ai, si kandidat i VMRO DPMNE-së për kryetar komunë në Shtip, në faqen e 55 të programit të tij zgjedhor theksoi se nëse i fiton zgjedhjet lokale, zhvendosja e stacionit kundër zjarrit do të ndërtohet në periudhën e viteve 2014-2015. Duke pasur parasysh faktin se jemi duke ju afruar fundit të vitit 2016, ndërsa stacioni i zjarrfikësve ende nuk është zhvendosur, dhe është e qartë se se ky premtim parazgjedhor i Zaharievit është i parealizuar. Konfirmimin e parë se stacioni i zjarrfikësve nuk është zhvendosur në objektin e ri e marrim nga Llogaridhënia e kryetarit ti Komunës së Shtipit për periudhën e viteve 2013 – 2015, ku mes projekteve të realizuara nuk gjetëm informacion se stacioni është zhvendosur, gjegjësisht është ndërtuar objekti i ri. Në profilin e Facebook-ut të Ilço Zahariev ka fotografi për shënimin e ditës së zjarrfikësve me 20 maj të këtij viti (2016). As aty nuk gjetëm informacione se stacioni i zjarrfikësve është zhvendosur, ndërsa nga vet fotografitë shohim se bëhet fjalë për objektin e vjetër. Në ueb-faqen e Komunës së Shtipit nuk e gjetëm këtë informacion. Zahariev këtë projekt nuk e përmend as në intervistën për “Deneshen” me 4 tetor të vitit 2016, në të cilën, numëron projekte të mëdha. Pyetëm edhe banorët në Shtip, të cilët edhe na vërtetuan se stacioni i zjarrfikësve ende është në objektin e vjetër, në të cilin është me dekada. Sipas asaj që arritëm të kuptojmë, dhe duke pasur parasysh faktin se afati ka kohë që ka skaduar, premtimin e Zaharievit për zhvendosjen e stacionit të zjarrfikësve në një lokacion të ri në Shtip e vlerësojmë si të parealizuar.
BURIME
- (2013) Веб-сајт на Илчо Захариев – Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локални избори 2013-2017 (стр. 53) [Пристапено на 18.10.2016]
- (2015) Веб-сајт на Општина Штип – ОТЧЕТ НА ГРАДОНАЧАЛНИКОТ НА ШТИП ПРИМ.М-Р ИЛЧО ЗАХАРИЕВ Мандатен период 2013 / 2015 година [Пристапено на 18.10.2016]
- (20.05.2016) Фејсбук-профил на Илчо Захариев – Показна вежба за Денот на пожарникарите [Пристапено на 18.10.2016]
- (04.10.2016) Денешен – Успеавме да го вратиме Штип на вистинското место, да си го поврати епитетот центар на Истокот [Пристапено на 18.10.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari