Do të pastrohen deponitë e egra në Karposh
Zotohemi se rregullisht dhe në kohë do të pastrojmë deponitë
[Burime: Programi zgjedhor i Stefan Bogoev për zgjedhjet lokale 2017 – „Jetë në Karposh për të gjithë“ (faqe 8) , data: tetor 2017]
ARSYETIM:
Kryetari i Komunës Karposh, Stefan Bogoev në zgjedhjet lokale (15.10.2017) u zotua që deponitë e egra në Komunë do të pastrohet rregullisht. Premtimi është pjesë e programit parazgjedhor të Bogoev, “Jetë në Karposht! Për të gjithë!”, dhënë në suaza të premtimit më kompleks “Ujë i pastër dhe ajër i pastër, shëndet për të gjithë” (faqe 8) dhe premtimi është duke u realizuar.
Në periudhën e kaluar prej ardhjes së tij në qeverinë lokale të Komunës (pre tetorit të vitit 2017 e këtej), më shumë herë deponitë në Karposh janë pastuar, edhe pse në disa prej këtyre lokacioneve edhe pas pastrimit shumë shpejtë janë “mbushur” me mbeturina, edhe atë mbeturina të rënda.
Informacione për pastrimin e deponive të tilla u publikuan edhe në mediume edhe në ueb-faqen e Komunës Karposh. Prej këtu do të përmendim disa prej këtyre aksioneve.
Pastrimi i deponive të vogla prej mbeturinave dhe mbetjeve ndërtimore filloi në nëntor të vitit 2017, ndërsa së pari u pastrua lokacioni në rr. Sofiska në lagjen Taftalixhe 2, në vendin kur gjendet edhe objekti i rrënuar i ish “Sllavisë”:
Me 7 dhe 9 dhjetor të vitit 2017 në Karposh kishte aksion më të madh për pastrimin e Komunës, në suaza të të cilës me mekanizmin ndërtues u pastruan mbeturinat dhe gjethet në pesë lokacione. Atëherë u pastruan lokacionet prapa entorestorantit “Makedonska kuqa” (te kontejnerët)m nën urën Gazella, nga ana e e vendbanimit Zllokuqani, urën në derdhje të lumit Lepenec në Vardar, në Zhdanec, në rr. Teodosija Sinaitski, si dhe në kanalin për dherdhjen e ujërave atmosferik mes Trondoll dhe Zhdanec.
Në dhjetor të vitit të kaluar (2018) Komuna Karposh mbylli deponinë e egër përgjatë rrjedhës së Lumit Vardar, te ura “Gazella”, në të cilën me vite mblidheshin mbeturina, dhe qindja herë janë ndezur edhe zjarre në ambient të hapur të cilët edhe më tepër ndotin ajrin.
Në shkurt të këtij viti (2019) pas paraqitjes së më tepër qytetarëve dhe Shoqatës së qytetarëve – Qendra maqedonase për zhvillim të qëndrueshëm dhe konkurrencë – Shkup (QMZQK), shërbimet komunale në Komunën e Karposhit pastruan deponinë e egër, përgjatë bulevardit “8 Shtatori” në Taftalixhe 1. Prej aty u larguan sasi të mëdha të plastikës, qelqit dhe mbeturina të tjera.
Me 5 Mars të vitit 2019 pas reagimit të qytetarëve në rrjete social, shërbimet komunale të Komunës Karposh pastruan edhe sasinë më të madhe të mbeturinave edhe në QT “Skopje City Mall”.
Me tetë mars të vitit 2019 u pastrua edhe deponia e egër në territorin e rr. “Mark Twein” në Zllokuqan, te shërbimi për larjen e veturave.
Për të shtunën – 13.04.2019 vetëqeverisja lokale organizon eko-aksion më të madh për pastrimin e më tepër lokacioneve në territorin e Komunës Karposh. Siç informojnë nga Komuna, eko-aksioni do të fillojë në disa pika: rrjedha e Vardarit – nën hotelin “Aleksandar Palace”, te zona e fitnesit dhe bulevardit Ilinden, shtegu që çon deri te ura “Gazella”. Ministria për Ekonomi (rruga Juri Gagarini nr. 15); bulevardi Partizani te stacioni u autobusave dhe bukëpjekësi “Mall odmor” (përballë “Simpo”); para “Simpo”; te ura “Kombet e Bashkuara” (te kullat ushtarake); dhe përballë kullave ushtarake, te tre shtëpitë e bardha. Më pas, para “Mlleçen”, QT “Leptokarija” dhe Porta Vllae (Në sheshin Delfina).
Në aksion do të kyçet edhe kryetari i komunës, administratës publike, shërbimeve komunale, si dhe më tepër persona publik, organizata qytetare, institucione dhe kompani.
BURIME:
- Предизборна програма на Стефан Богоев за локалните избори 2017-2020 година – „Живот во Карпош! За сите!“ (стр.8) [Пристапено на 11.04.2019]
- Веб-страница на Општина Карпош (15.11.2017): Карпош започна со расчистување на мини депонии [Пристапено на 11.04.2019]
- Тајм.мк (15.11.2017): Општина Карпош чисти депонии и ги оградува [Пристапено на 03.04.2019]
- Веб-страница на Општина Карпош (07.12.2017): Големо чистење во Карпош [Пристапено на 11.04.2019]
- Тајм.мк (07.12.2017): Акција за расчистување на отпадот во Општина Карпош [Пристапено на 11.04.2019]
- Веб-страница на Општина Карпош (07.12.2018): Затворена е дивата депонија кај мостот „Газела“ [Пристапено на 11.04.2019]
- Грид.мк (07.12.2018): Затворена е дивата депонија долж Кејот на Вардар (кај мостот „Газела“) [Пристапено на 11.04.2019]
- Веб-страница на Општина Карпош (13.02.2019): Расчистена дива депонија на бул. „8 септември“ [Пристапено на 11.04.2019]
- Тајм.мк (13.02.2019): Расчистена дива депонија на булеварот „8 Септември“ [Пристапено на 11.04.2019]
- Веб-страница на Општина Карпош (05.03.2019): Еко-акција во близина на ТЦ „Сити Мол” [Пристапено на 11.04.2019]
- Тајм.мк (05.03.2019): Еко-акција во близина на ТЦ „Сити Мол” [Пристапено на 03.04.2019]
- Веб-страница на Општина Карпош (08.03.2019): Расчистена уште една депонија во Злокуќани [Пристапено на 11.04.2019]
- Тајм.мк (08.03.2019): Расчистена уште една депонија во Карпош 4 [Пристапено на 11.04.2019]
- Веб-страница на Општина Карпош (08.04.2019): Голем интерес за еко – акцијата на Карпош, приклучете се [Пристапено на 11.04.2019]
- Тајм.мк (08.04.2019): Карпош нека дише – Голема еко-акција во општината [Пристапено на 11.04.2019]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari