BDI: Kornizë normative për avancimin e grave në të gjitha sferat e jetës
Promovimi i krijimit të kornizës normative që do të angazhohet për përparimin e grave në të gjitha sferat e jetës. BDI-ja do të propozojë, në kuadër të projekteve të përgjithshme, e poashtu edhe në partneritet me faktorët e tjerë, masa edukative-arsimore që do të krijojnë hapësirë, frymë të tolerancës dhe kulturë të përgjithshme, për njohjen e rolit të grave në shoqëri si vendimmarrëse.
Arsyetim:
Korniza normative ëshë përmbushur, është realizuar strategja nacionale kundër dhunës familjare, mirëpo sipas Raportit të BE-së shprehi, tradita dhe stereotipe diskriminuese, janë të përhapura në masë të gjerë dhe i shkelin të drejtat themelore të grave. Sipas raportit të KE-së, është arritur përparim gjatë zbatimit të Ligjit për mundësi të barabarta ndërmjet burrave dhe grave. Mirëpo, për luftën kundër dhunës familjare nuk ka vetëdije të mjaftueshme te popullata dhe qasje që tregon ndjesi për viktimat. Trupi koordinues për strategjinë nacionale për luftë kundër dhunës familjare duhet t’i përforcojë aktivitetet e tija në këtë drejtim. Pjesëmarrja e grave në jetën politike mbetet e ulët në nivel lokal.
Linke:
- Komisioni Evropian (9.11.2010). Raporti për përparimin e Maqedonisë 2010 – pdf, fq. 15. [Qasur më: 23.05.2011]
- Vreme (07.03.2011). Pushteti i arrestoi të drejtat e grave. [Qasur më: 23.05.2011]
- Prof. dr. Zvonimir Jankulloski. Mnogoo (08.03.2011). A ka barabarësi ose jo?. [Qasur më: 23.05.2011]
- Nova Makedonija (18.05.2011). Të rinjtë dhe gratë e divorcuara janë më të diskriminuarit në punë. [Qasur më: 23.05.2011]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari