Tregu Çeshell në Strumicë ende nuk është modernizuar

Projekti: Tregje të reja për nevojat e reja të qytetarëve. Tregu Çeshell do të jetë i tëri i modernizuar, me tenda të reja për shitje të produkteve dhe do të jetë i llojit të mbyllur sepse po përgatitemi të ofrojmë kushte ideale për blerje dhe shitje. Afati: Viti 2015

ARSYETIM:

Projekti për modernizimin e tregut Çeshell në Strumicë është pjesë e programit zgjedhor e kryetarit të komunës Zoran Zaev për zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017 (faqe 21). Ai në programin e tij thekson që në afat prej dy viteve nga dita e zgjedhjes, planifikon ndërtimin e një tregu të rij dhe modernizimin e tregjeve të tjera, mes të cilave edhe tregu Çeshell, por deri tani (03.06.2016) ky premtim i tij është i pa realizuar.

Nga ajo që arritëm të gjejmë në internet kërkuesin Google, vërejtëm që askund nuk është publikuar ndonjë lajm që ky treg është rregulluar dhe modernizuar. Ai përmendet vetëm në një konferencë për shtyp (05.09.2015) nga grupi i këshilltarëve të VMRO-DMNE-së në komunën e Strumicës, nga ku thuhet që kryetari i komunës Zaev nuk e ka realizuar premtimin për këtë treg.

Gjegjësisht, këshilltarët e VMRO-DMNE-së më 05.09.2015 kanë dalë me akuzën që “Zaevit nuk i interesojnë problemet e qytetarëve të Strumicës, ndërsa dëshmi për këtë është tregu Çeshell“.

Kryetari i komunës së Strumicës, Zoran Zaev dy herë ka premtuar që do ta ri konstruktoj dhe do ta mbuloj tregun “Çeshell”, por premtimin deri sot nuk e ka realizuar. Grupi i këshilltarëve të VMRO-DMNE-së në komunën e Strumicës i bërën thirrje Zoran Zaevit të jap dorëheqje për shkak se shihet qartë që nuk është i interesuar që ti zgjedh problemet e qytetarëve të Strumicës dhe ta menaxhoj siç duhet komunën.

Pas kësaj, të njëjtën ditë ka ardhur reagimi edhe nga komuna e Strumicës.

Tregu Çeshell është vepër e Zoran Zaevit, Komuna e Strumicës dhe Ndërmarrja Publike Komunalec i njëjti ka të gjitha kushtet për funksionim normal.

Komunikata e plotë është publikuar edhe në ueb faqen e Komunës së Strumicës.

Për sa i përket tregut “Çeshell” i cili i ka të gjitha kushtet e nevojshme për funksionim normal, premtimi për mbulimin e tij do të realizohet i tëri. Në komunën e Strumicës ekzistojnë projekte me prioritet dhe me më pak prioritet, por për fat të keq dalin edhe të tillë të cilët kanë qenë edhe detyrim i pa realizuar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, dhe është dashur të realizohen me mjete të komunës në vend që me mjete të qeverisë.

Duke pas parasysh gjithë këtë, mund të nxirret përfundimi që premtimi i kryetarit të komunës së Strumicës Zoran Zaev për modernizimin e pazarit Çeshell nuk është realizuar.

LINQE:

 

Vlerësuar nga: Аna Anastasovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *