Talat Xhaferi: Kryeparlamentari në karrigen e nxehtë të parlamentit

Nga zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi Foto: mk.wikipedia.org

 

Në votimin në referendum me 30 shtator, i pari i Kuvendit kuptoi se si dhe 40 mijë persona të tjerë janë në listën zgjedhore, po nuk janë në listën e vendeve të votimit. Megjithatë, kjo është vetëm një episod jo i këndshëm në raport me rolin që ka tani, por edhe në javët në vazhdim, dhe kjo ka të bëj me çështjen e referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese

 

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

 

Në javët që janë para nesh kryeparlamentari Talat Xhaferi do të jetë një prej personave me më shumë punë në vend. Do të shkohet me ndryshim të amendamenteve kushtetuese ose do të shkohet me planin “B”, të caktohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të thotë se Kuvendi do të duhet të shpërndahet.

Por, në ditën e referendumit (30.09.2018) spikeri në parlament doli në faqet e para të gazetave për shkak të faktit se njëri prej personave që qëndrojnë më lartë në hierarkinë politike nuk mundi të votojë në pyetjen e referendumit. Sepse, sipas mediumeve ai nuk ka qenë në Listën zgjedhore.

Është e saktë e nuk isha në Listën zgjedhore, shpresojë se rasti ka qenë i izoluar dhe nuk ka pasur situata të ngjashme, u shpreh Xhaferi. 

Por, Avokati i Popullit disa ditë më pas zbuloi se kjo e drejtë ju është marr 40 mijë qytetarëve, të cilët kanë qenë pjesë e Listës Zgjedhore, por nuk kanë qenë në listën ku kanë votuar, gjë që është skandal i vërtetë, i cili mund të dëshmojë se sa organet shtetërore “ndihmuan” që mos ketë dalje të mjaftueshme atë ditë. 

Emri i Xhaferit është i lidhur me shumë ngjarje traumatike të demokracisë së re të vendit tonë, me çka “letra e humbur” në vend votim është parehatia më e vogël.

Së pari, ai ka qenë figura qendrore gjatë puçit të kryer me 27 prill të vitit 2017 – dhunuesit hynë në parlament në momentin ku ai morri shumicë votash, 62, dhe u shpall kryetari i ri i institucionit, me çka u hapën rrugë për realizimin e vullnetit të votuesve në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit 2016. Më parë, me protesta të vazhdueshme, grupi i ashtuquajtur “Tvrdokorni” tentoi në ndërpres zgjedhjen e Xhaferit për kryetar të Parlamentit, me parulla të cilat ishin shembulli më i keq i nacionalizimit

Folësi Talat Xhaferi (56) ka lindur në fshatin Forinë, Gostivar. Arsimin e ka kryer në ish JNA – gjimnazin ushtarak në Beograd. Ka studiuar në Akademinë Ushtarake të ushtrisë tokësore në Beograd dhe Sarajevë. Studimet postdiplomike ose psecializimin për detyrat e komandës dhe personelit i ka kryer në Akademinë ushtarake “Gjenerali Mihajllo Apostollski” në Shkup.

Disa prej ngjarjeve të jetës së tij nuk i ndërtuan një fotografi të karrierës e cila do të ishte e pranueshme nga të gjithë, në veçanti në një shoqëri si e jona. Më së shpeshti përmendet fakti se gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001, Xhaferi, i cili ka qenë oficer i lartë i ARM-së dhe ka komanduar me njësinë numër një në kazermën e Tetovës, ka ikur nga vendi i punës dhe i është bashkuar UÇK-së, ku e ka marr emrin kodues Komandat Forina (nuk është diskredituese – ka të bëj me emrin e fshatit ku ka lindur). Momenti gjykues është masakra në fshatin Vejcë (28 prill 2001), ndërsa ai ka qenë komandat kujdestar në kazermën e Tetovës. A ka pasur ndonjë rol ose ka gjykuar se sido që të jetë do të ishte fajtor, dhe për këtë ka lëshuar kazermën? Përgjigja e vërtetë nuk dihet dhe asnjëherë nuk e morëm. Por, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe rehabilitimit të ushtarëve të UÇK-së të cilët mbi supe nuk kishin vepra ç’njerëzore mundën t’i kthehen jetës civile.

Xhaferi, u bë deputeti i BDI-së pas zgjedhjeve të vitit 2002 dhe në atë funksion qëndroi deri në vitin 2013, kur u bë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e atëhershme të udhëhequr nga Nikolla Gruevski. Të rikujtojmë edhe pse zemërohej për pozitën e tij politika nga ane e të djathtës, liderit të VMRO-DPMNE-së atëherë nuk i pengonte për zgjedhjen e Xhaferit në atë funksion të ndjeshëm.

Por,  ndryshoi gjithçka dhe kur kuptoi se Xhaferi do të propozohet si kryetar i Kuvendit në vitin 2017. Për dallim nga memoria e kundërshtarëve të tij, duhet të kujtohet se ai nuk është shqiptari i parë në atë funksion – aj vend para tij ka qenë i mjekut – pediatrit Vullnet Starova (1986-1991).

Për hirë të së vërtetës Xhaferi nuk ka qenë shumë i popullarizuar gjatë kohës së deputet për shkak të uzurpimit të foltores me heshtje ose me leximin e ndonjë poezie (zgjedhja e preferuar – Aco Shopov), kur nuk dëshironte që ndonjë vendim ligjo të votohet. Kjo iu kthye atij në momentin kur deputetët e VMRO-DPMNE-së penguan zgjedhjen e tij me “zgjidhje” të njëjta, bllokim i punës së Kuvendit dhe trupave të tij. Ka qenë kundër që bisedat e përgjuara të merren si material dëshmues, dhe ju pengoi të gjithë gazetarët të të kryejnë punën e tyre. Dha disa propozime ligjore në këtë drejtim, dhe me intervenimin e ambasadorit amerikan u detyrua që propozimi të hiqet. Në përgjithësi njihet si person jo shumë i dashur me gazetarët, duke i mbyllur dhe asnjëherë nuk duket i entuziazmuar kur duhet të ju përgjigjet pyetjeve të tyre.

Nuk ka dyshim se është një prej personave më të afërt të Ali Ahmetit, sepse është lidhja në mes të ashtuquajturës krahu i luftës së BDI-së dhe atij “civil”.

Lista e pronësisë së tij është e mërzitshme – në Forinë ka shtëpi prej 340 m2 dhe banesë prej 46 m2 në Shkup. Ka në pronësi dy automobila, Audi a4 në emrin e tij dhe Volkswagen “buba” në emrin e fëmijëve të tij. Nuk e ka paraqitur pagën e tij, por te të hyrat ka paraqitur pagën e gruas së tij prej 17 000 denarë. Xhaferi ka listën e pronës ka paraqitur edhe borxh prej 35 500 euro.

Këtë vit ka martuar në bijën e tij Besiana për Labinot Beqirin. Martesa kishte elemente tradicionale, për shkak të kohës (tre ditë), Xhaferi përveç vajzës së tij Besiana, ka edhe një djalë, i cili është martuar në vitin 2015.

Përndryshe, Besiana ka qenë asistente në Institutin për studime ndërkombëtare dhe politike. Por këtë vit u bë zhurmë për shkak se bija e tij prej asistent u punësua në ELEM-in shtetëror. Sipas Makfaks, ajo ka vendim pune të përkohshme (tetë muaj).

Jetën e tij këto ditë opinioni do ta harrojë për shkak se na presin vendim të rënda në parlament rreth të ardhmes së Marrëveshjes së Prespës. Karrigia e kryeparlamentarit po nxehet.

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.