Sallat e premtuara sportive në Prespë nuk janë ndërtuar

SHF "Mite Bogoevski"ka sallë në ndërtesën e shkollës, salla e premtuar nga Strezovski end pret. Foto: SHF "Mite Bogoevski" - Prespë

 

Projekt Ndërtimi i dy sallave shkollore sportive

Përshkrim: Do të ndërtojmë dy salla sportive me qëllim të zhvillimit të drejtë psikofizik dhe ngritjes së shpirtit sportiv dhe garues tek të rinjtë dhe tek të rriturit në bashkëpunim me qeverinë e Republikës së Maqedonisë:  

SHF “Mite Bogoevski” dhe  SHF “Goce Dellçev”

 ( Burimet financuese: Buxheti i Republikës së Maqedonisë, Afati i realizimit: viti 2015) 

 

 

 ARSYETIM:

Projekti për ndërtimin e dy sallave sportive në shkollën fillore “Mite Bogoevski” dhe në shkollën “Goce Dellçev” në Prespë u premtua nga Gjoko Strezovski në programin e tij zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013, ne faqen e 19. Afati i dhënë për realizimin e këtij projekti ka qenë viti 2015. Sipas asaj që vërtetuam duke kryer kërkime në internet dhe duke i pyetur banorët e Prespës, ky premtim i kryetarit të komunës Gjoko Strezovski konsiderohet si i parealizuar.

Premtimin e programit të Strezovskit e përsëriti edhe Ministri i atëhershëm i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev, në 3 prill të vitit 2013. Por, ai si afat për realizimin e këtij projekti shton fjalët “në katër vitet e ardhshme”.

 Ky është edhe qëllimi i qeverisë sonë. Në katër vitet e ardhshme me kryetarin Gjoko Strezovski do të ndërtojmë dy salla sportive në shkollën fillore “Goce Dellçev” dhe shkollën “Mite Bogoevski” ku paralelisht me mësimdhënien, nxënësit do të mund të profesionalizohen në sporte të ndryshme, përfundoi Kralev.  

Informata që na erdhi prej një banori të Prespës është se sallat sportive të premtuara nuk janë ndërtuar. Por kontrollin tonë nuk e ndërpremë me kaq.

Llogaridhënien e vitit të kaluar të kryetarit të Komunës së Prespës Gjoko Strezovski, “Dy vite përkushtim për zhvillim të Prespës 2013-2015”, nuk përmendet se janë ndërtuar sallat sportive në shkollën “Mite Bogoevski” dhe në atë “Goce Dellçev”. Gjatë prezantimit të projekteve të realizuara në vitin 2015 por edhe në një intervistë në të cilën bisedohet për bëmat e vitit 2014, si dhe në Llogaridhënien për 10 muajt e parë të mandatit, Strezovski po ashtu nuk thotë se janë ndërtuar sallat sportive, aq më pak se ka filluar ndonjë aktivitet për përmbushjen e premtimit,

Informacioni që projekti është realizuar nuk gjendet as edhe në Informatorin e ueb-sajtit të Komunës së Prespës. Fakte vërtetuese për këtë se sallat janë ndërtuar, ose të paktën ka filluar ndërtimi i tyre nuk ka as edhe në web-faqen e Ministrisë së arsimit dhe shkencës. Kërkimet e thella në pjesën Lajme dhe ndodhi nuk na dërguan deri te informata se është ndërmarr diçka për ndërtimin e sallave sportive në shkollat fillore të Prespës si në atë “Mite Bogoevski” po edhe në “Goce Dellçev”.

ueb-faqen e SHF “Mite Bogoevski” shohim se shkolla ka sallë sportive, por ashtu siç mësojmë nga banori i Prespës me të cilin biseduam, është se ajo sallë është ndërtuar në kuadër të objektit shkollorë qysh gjatë kohës së ndërtimit të shkollës, por nuk është ndërtuar sallë sportive e re, ashtu siç premtoi Strezovski.

Duke pasur parasysh atë çka vërtetuam gjatë kërkimeve,  premtimi për ndërtimin e dy sallave sportive në shkollën fillore “Mite Bogoevski”, respektivisht “Goce Dellçev” në Prespë nga Gjoko Strezovski derë në fund të vitit 2015  është i parealizuar.

 

BURIMET:

  • Изборна програма на Ѓоко Стрезовски за локални избори 2013-2017 (стр. 19) [Пристапено: 22.06.2016]
  • МИА – Изградба на две училишни спортски сали во Ресен, најави министерот Кралев (03.04.2013) [Пристапено: 22.06.2016]
  • Отчет на Ѓоко Стрезовски – Две години посветеност кон развојот на Преспа 2013-2015 (стр. 10-11  14) [Пристапено: 22.06.2016]
  • ПелаНет – Годишно обраќање на Градоначалникот на Општина Ресен (31.12.2015) [Пристапено: 22.06.2016]
  • ПреспаИнфо – Новогодишно интервју со Градоначалникот на Општина Ресен М-р Ѓоко Стрезовски (07.01.2015) [Пристапено: 22.06.2016]
  • Веб-сајт на ВМРО-ДПМНЕ – Бројни инвестициони зафати го направија Ресен поубава општина (09.02.2014) [Пристапено: 22.06.2016]
  • Веб-сајт на општина Ресен – Информатор [Пристапено: 22.06.2016]
  • Веб-сајт на Министерство за образование и наука – Вести и настани [Пристапено: 22.06.2016]
  • Веб-сајт на ОУ „Мите Богоевски“ – Ресен [Пристапено: 22.06.2016]

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.