Rashovski nuk ka pasur dy doktoratura në momentin kur është zgjedhur sekretar gjeneral

 

Dimitar Apasiev docent në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Shtetërorë “Goce Dellçev” – Shtip, Katedra e të drejtës qytetare, anëtar i udhëheqësisë së partisë Levica, aktivist shumëvjeçar i Lëvizjes për të drejtat sociale “Lenka“, këto ditë (04.06.2018) përmes profilit të tij në Facebook akuzoi sekretarin gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski, se në biografinë e tij të publikuar në ueb-faqen e Qeverisë, ka shtuar një të dhënë të pasaktë – se ka dy doktoratura. Në këtë akuzë nga Apasievi, e cila u publikuar edhe në më shumë mediume, pretendon se:

Sekretari gjeneral i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ka gënjyer se ka dy DOKTORATURA!

Dragi Rashkovksi, i cili erdhi në funksionin e Sekretarit të përgjithshëm në Qeveri me 5 qershor të vitit 2017, ka gënjyer opinionin se posedon DY DOKTORATURA dhe këtë të dhënë të rrejshme e ka plasuar në CV e tij zyrtare, e cila qëndron në faqen qeveritare (shih linqet në komentet).

Më saktë, prej Buletinit të publikuar të UKIM me nr. 1149 një muaj më pas, përkatësisht me 30 qershor të vitit 2017 (faqe 30) – shihet se Rashkovski në momentin e zgjedhjes së funksionit nuk ka pasur të publikuar Vendim për pranim të temës së disertacionit të doktoraturës, që është edhe faza fillestare për doktorim, aq më pak “mbrojte të doktoraturës”!?                                                                                                                                             Sipas Rregullores së Universiteti “Shën Kiril dhe Metodij” në Shkup për ciklin e tretë të studimeve, në rastin më të mirë, në mesin e titullit të publikuar të disertacionit dhe mbrojtjes publike të të njëjtës kalon një vit deri në dy vite.
Por, Sekretari ynë gjeneral ka shpejtuar që të lavdërohet me titullin e dytë shkencor “doktor shkencash”, përndryshe ASNJËHERË – deri më sot – nuk ka mbrojtur doktoraturën, aq më pak të ketë marr recension pozitiv për të njëjtën! 

#DorëheqjePërArsyeMoraleOseShkarkim

[Burimi: Profili i Facebook-ut të Dimitar Apasiev, data: 04.06.2018]

 

ARSYETIM:

Këtë pretendim i Dimitar Apasiev në të cilën ai thotë se sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, ka dhënë të dhëna të pasakta në biografinë e tij dhe “që vitin e kaluar ka shpejtuar që të lavdërohet me titullin e dytë shkencor “doktor shkencash”, edhe pse ai asnjëherë deri më sot nuk ka mbrojtur doktoraturën, aq më pak të tekë marr recension pozitiv për të njëjtën”, e vlerësojmë si të vërtetë.

Rashkovski është zgjedhur sekretar i përgjithshëm në Qeveri me pesë qershor të vitit 2017 dhe në biografinë e tij të publikuar në ueb-faqen e Qeverisë, ai, mes tjerash, thotë se:

Në vitin 2017 ka përfunduar studimet juridike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”. Në “Justinianin e Parë” ka përfunduar me nota më të larta dhe me tre magjistratura nga fusha e të drejtës materiale civile dhe të drejtës civile, të drejtës penale dhe kriminalistik, të drejtës së aftësisë intelektuale. Në të njëjtin fakultet morri edhe dy tituj doktorature: “Realizimin e formave të demokracisë së drejtpërdrejtë me ndihmën e teknologjisë informatike ” dhe “Digjitalizimi dhe automatizimi i komunikimeve të qytetarëve dhe administratën publike (me sistemin për komunikim digjital me administratën publike”). 

Принтскрин Драги Рашковски - биографија
 Printscreen Dragi Rashkovsi – biografija 

Buletinin e UKIM nr. 1149 të publikuar (në faqen 30) mund zë shihet edhe se Rashkovski në momentin e zgjedhjes së funksionit ka pasur të miratuar vetëm temën e disertacionit të doktoraturës, Vendimi për këtë është marr me 01.06.2017, por është publikuar (në Buletinin e universitetit) me 30 qershor të vitit 2017, gjegjësisht një muaj pasi është zgjedhur sekretar gjeneral në Qeveri.

Принтскрин Билтен на УКИМ бр. 1149 (стр.30)
Printscreen të Buletinit të UKIM nr. 1149 (faqe 30)

 

Siç shkruan Apasiev, “Sipas Rregullores së Universitetit “Shën Kiril dhe Metodoij” në Shkup për ciklin e tretë të studimeve, në rastin më të mirë, mes titullit të publikuar të disertacionit dhe mbrojtjes publike të të njëjtës kalon një vit deri në dy vite”, me çka edhe thërret Rashkovskit që të jep dorëheqje për arsye morale ose të shkarkohet prej funksionit.

Edhe vet Rashkovskit në deklaratë për “Shtypin e lirë“, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë pranon se në këtë moment nuk ka dy doktoratura. Duke i ikur përgjigjes eksplicite ai thotë se jeta private e mban pak të tërhequr dhe se që të dy doktoraturat i ka gati:

Është punë private dhe nuk është e lidhur me angazhimin tim. Çdo herë jetë time private e mbaj anash. Ndërsa doktoratura ime, edhe njëra edhe tjetra janë gati –  deklaron Dragi Rashkovski për “Sloboden Pecat”: 

Por, edhe sikur deri më sot të ketë miratuar doktoraturën, është fakt se Rashkovski në momentin e zgjedhjes (05.06.2017) ka pasur vetëm një, ashtu që deklaratën e Apasievit e vlerësojmë si të vërtetë. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *