Nuk është shpallur konkurs për ndërtimin e sallës së sportit për Rabotnikçin

 

Kisha dëshirë që këtë lajm ta shpall në nëntor, por ja, do jua jap tani. Në nëntor (2016) do të shpallet konkurs për ndërtim të sallës së re të klubit Rabotniçki. Lokacioni është në Parkun e Qytetit dhe vetëm Parku i Qytetit. (Andrej Zhernovski)

ARSYETIM

Lëndë e kësaj analize është vlerësimi i premtimit të kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovsk se konkursi për ndërtim të sallës sportive për klubin e basketbollit Rabotniçku do të publikohet në nëntor të vitit 2016. Ky premtim i kryetarit Zhernovski i dhënë me 16.09.2016 me rastin e 70-vjetorit të klubit Rabotniçki deri më tani (27.01.2017) nuk është realizuar.

 Ndërtimin e sallës së re sportive për KB Rabotniçki, kryetari i Komunës Qendër për herë të parë e shpalli me 07.04.2016 në konferencën për shtyp të 14 herë kampionit, në të cilën siç informuan mediumet, ai merrte pjesë si sponsor.

Nëse e shihni mirë propozimin e planit urbanistik për Parkun e Qytetit do t’i kuptoni idetë tona për këtë temë. Tani për tani nuk do të doja të hap këtë temë, por sigurisht këtë do t’a bëj së shpejti. Është fakt se Rabotniçki meriton sallë të re moderne dhe besojë se kur të vijë koha do t’ia arrijmë qëllimit. Për detajet rreth kësaj,sigurisht që do të informoheni përsëri. (Zhernovski)

Kah mesi i shtatorit të vitit 2016, në 70-vjetorin e klubit, kryetari i komunës faktikisht vërtetoi këtë qëllim me premtimin se konkursi për sallën e re të KB Rabotniçki di të shpallet pas dy muajsh (në nëntor të vitit 2016).

Deri më tani (27.01.2017), konkursi për ndërtimin e sallës së re të KB Rabotniçki nuk është shkruar. Në arhivën për prokurime publike të ueb-portalit të Komunës Qendër nuk ka të publikuar konkurs për ndërtim të sallës së re të Rabotniçkit. Sistemi elektronik për prokurim publik në suaza të Zyrës së prokurimit publik, po ashtu, nuk jep informacion për konkursin e publikuar për ndërtim të sallës së re.

Me 08.01.2017, këshilltari i VMRO DPMNE-së në Komunën Qendër Goran Bogdanovski, duke kritikuar punën e kryetarit të komunë në lidhje me KB Rabotniçki dha deklaratën në vazhdim:

 Situata nuk është e mirë. Lojtarët dhe shtabi profesional tani disa muaj nuk kanë marr paga. Zhernovski dha premtim në opinion se me ndërrimin e PDU në Komunën Qendër, Klubi i Basketbollit Rabotniçki do të bëhet me sallë sportive moderne. Së shpejti do të përfundojë edhe mandati i Zhernovskit, dhe asgjë nuk është realizuar në këtë drejtim. Si të mos mjaftojë kjo klubi është i detyruar që për pajisje të caktuara të huazojë mijëra euro për luajtjen e ndeshjeve. A është ky klubi evropian të cilin e ndërton Zhernovski? A është kjo mënyra e punës së Komunës Qendër dhe e Andrej Zhernovskit. (Bogdanovski)

Edhe pse, konkursi për ndërtim të sallës sportive ende nuk është publikuar, kritikat të cilat vijnë nga VMRO-DPMNE ndaj kryetarit Zhernovski nuk janë tërësisht të vërteta. Më saktë, lajm për ndërtimin e sallës nga ana e Zhernovskit u shpall në prill të vitit 2016, dhe jo në fillim të mandatit të tij. Në programin zgjedhor me të cilin kandidoi në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ai përmend edhe KB Rabotniçki, por aty nuk qëndrojnë premtime konkrete se çka do të bëj me këtë klub basketbolli. Në faqen e 24 të programit zgjedhor të përmendur, në pjesën e titulluar: “Më tepër investime në sport dhe rekreacion”, mes tjera, është shtuar: 

Komuna Qendër, për fat të keq, ka infrastrukturë të varfër sportive. Zhvillimi i sportit është i pamundur pa infrastrukturën e përshtatshme sportive. Për këtë, përpjekjet tona në pjesën e më të madhe do të jenë në favor të përmirësimit të infrastrukturës së nevojshme sportive. 

• Kthimin e shkëlqimit të vjetër ikonës së sportit maqedonas, klubit të basketbollit “Rabozniçki”

Nga ana tjetër, ndaj deklaratës së këshilltarit Gordan Bogdonovski, Komuna Qendër reagoi me kumtesën në të cilën, mes tjerash, thuhet:

Prej kur ka ardhur qeveria e re në Komunën Qendër, dukshëm janë rritur mjetet të cilat ndahen për brendin me më shumë trofe në basketbollin maqedonas. Për vitin 2017, Komuna Qendër, ndau 19 milion denarë për KB Rabotniçki. Në vitin 2013,  kryetari  i VMRO DPMNE-së ndau 7,5 milion denarë ose tre herë më pak mjete. (Komuna Qendër)

Gjithsesi, kjo deklaratë nuk përmban komentime në lidhje me konkursin për ndërtim të sallës sportive.

Prandaj, duke pasur parasysh të gjithë argumentet e përmendura, premtimi i kryetarit të komunës, Zhernovskit për shpalljen e konkursit me qëllim të ndërtimit të sallës sportive për KB Rabotniçki në nëntor të vitit 2016, vlerësohet si i parealizuar. 

 

BURIME

 

Vlerësuar nga: Milena Josifovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *