Në vend të një stadiumi modern, banorët e Prilepit ngelën me livadh

Stadiumi "Goce Dellçev" në Prilep. Foto" Plusinfo.

 

PROJEKT: Modernizimi i stadiumit të qytetit “Goce Dellçev”.  

Me marrjen e objektit nën mbikëqyrjen e komunës së Prilepit në vitin 2013, do të përgatitet një projekt i cili do të parasheh ndërtimin e tribunave dhe hapësirave biznesore. Realizimi do të bëhet përmes partneritetit publiko-privat, me çka qyteti do të bëhet me stadium evropian në të cilin do të organizohen ndeshje nga vendi dhe ndërkombëtare. Me këtë projekt është paraparë modernizimi i stadiumit “Goce Dellçev”. Stadiumi do të jetë i llojit anglez dhe do të ketë kapacitet prej 12.000 deri në 15.000 shikues dhe do të të jetë i përshtatshëm edhe për gara në mbrëmje. (Buxheti: 5 milion euro Burimi i mjeteve: partneriteti publiko-privat Afati për realizim: 2013-2017)

ARSYETIM:

Premtimi për modernizimin e stadiumit të qytetit “Goce Dellçev” është pjesë e premtimit të kryetarit të komunës së Prilepit, Marjan Risteski për zgjedhjet lokale të viteve 2013-2017. Bëhet fjalë për një projekt me prioritet në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për këtë qytet (faqe 15) të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Prilep më të mirë!” (65), i cili, është i parealizuar. 

Me 18.03.2017, portali Mkd.mk, publikoi fotografi dhe video të stadiumit të ri i cili do të ndërtohet në Prilep, duke theksuar se lajmi së “projekti do të filloj më realizimin në këtë vit (2013), ndërsa investitori i këtij projekti do të jetë Komuna e Prilepit” 

Stadiumi mban emrin “Goce Dellçev” dhe do të ketë kapacitet prej 18.000 ulëseve, ndërsa do të ndërtohet sipas kritereve të UEFA-së. Pjesë të tribunës së stadiumit ekzistues do të rikonstruktohen dhe të përfshihen në projektin e ri. 

Me 14.11.2014, drejtori i FFM, Ilço Gjorgjioski, në intervistën për portalin Denar, në pyetjen, e cili është komenti i tij për gjendjen me fushën e sportit në Maqedoni, mes tjerash, thekson se projekti i fundit i rëndësishëm të cilin e kanë filluar ka të bëj më rikonstruktimin e stadiumit në Manastir dhe një projekt i atillë do të realizohet edhe në Prilep.

 Projekti i fundit mjaftë i rëndësishëm të cilin e filluam ka të bëj me rikonstruktimin e stadiumit në Manastir dhe rivitalizim të fushës në kudër të stadiumit, si dhe vendosjen e ndriçimit me reflektor. Ky projekt për rivitalizim të fushës dhe vendosje të reflektorëve ndriçues do të realizohet në Prilep, Tetovë dhe Shtip. 

Me 30.10.2015, mediumet publikuan informacion se FFM do të rinovojë stadiumin “Goce Dellçev” në Prilep. Më saktë, atë ditë kryetari i komunës, Marjan Risteski dhe drejtori i FFM-së Ilço Gjorgjioski, kanë nënshkruar marrëveshje donacioni për rikonstruktimin e stadiumit të qytetit “Goce Dellçev”.

Stadiumi do të ketë kapacitet prej 18.000 ulëseve, ndërsa do të ndërtohet sipas kritereve të UEFA-së për lojë edhe në ndeshje ndërkombëtare.  Është planifikuar edhe rregullimi hortikultural rreth stadiumit dhe ndërtimi i hapësirës për parkim. Po ashtu është planifikuar që ky terren futbolli të ketë tribuna të përshtatshme, zhveshtore si dhe ndriçim, që të mund në të të luhen edhe ndeshje në mbrëmje. Përkrah stadiumit të qytetit “Goce Dellçev”, do të ndërtohen edhe terrene të tjera në qytet, shkroi Deneshen. 

Me 21.07.2016, portali Ekipa publikoi se FFM ka filluar me rikonstruktimin e stadiumit në Prilep.

Federata e Futbollit të Maqedonisë me mbështetjen e UEFA-së dhe “Het trik 4” programin për zhvillim, sot në komunën Prilep zyrtarisht kanë filluar aktivitet për ndërtimin dhe rikonstruktimin e terrenit të futbollit të ri dhe kualitativ më bar natyral, si dhe vendosjen e reflektorëve ndriçues të stadiumit “Goce Dellçev”, aktivitete të cilat janë pjesë e projektit për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit nëpër Komuna në Maqedoni.

Siç u theksua në lajm, me nënshkrimin e marrëveshjes për rregullimin e marrëdhënieve gjatë të ndërsjellta gjatë realizmit të punëve mes FFM-së, komunës së Prilepit dhe UEFA-së, Federata kanë pasur për detyrë që të ndërtojë fushë më modern më sistem sipas standardeve më të larta të UEFA-së, si dhe të vendos reflektorë për ndriçim. Komuna është dashur që të ndërtojë tribunë të mbuluar më së paku me pesë mijë ulëse, si dhe të rikonstruktojë nën hapësirat e tribunave ku është dashur që të ketë edhe zhveshtore moderne dhe hapësira të nevojshme për  një stadium reprezentues futbolli.

Me 22.02.2017 Makfaks informoi se është shkruar tenderi për rikonstruktim të stadiumit të qytetit në Prilep.

Për sa i përket procedurës së tenderit për “Rikonstruktim të stadiumit të qytetit Goce Dellçev” në Prilep. Për këtë Komuna e Prilepit ndau 30 milion denarë nga buxheti i vetëqeverisjes lokale për vitin 2017. Me këtë tender është paraparë mbulimi dhe rikonstruktimi i tribunës veriore të stadiumit. 

Tre muaj më pas, me 16.05.2017, portali Plusinfo, publikoi fotografi, të cilat siç është theksuar, se shpërndarja ne rrjetet sociale, në të cilët shihet se vend për rikonstruktimin e lajmëruar të stadiumit në Prilep ka vetëm fusha e blertë.

Fotografit nga gjendja momentale e stadiumit të qytetit në Prilep, në gjendjen në të cilën është sot, vetëm dy vite pas nënshkrimit të marrëveshjes milionëshe të Komunës me FFM, hapen dyshime se milion i lajmëruar ka arritur në qytet, por nuk ka përfunduar në stadium. 

Duke pasur parasysh këtë, edhe faktin se mandati i kryetarit Marjan Risteski tashmë ka skaduar, mund që të përfundohet se premtimi i tij për rivitalizim të stadiumit të qytetit në Prilep është i parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Аna Anastasovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.