Kembrixhi i stopuar që të pengohen dëmet, nuk janë vetëm librat problem

Кога ќе се погледнат реакциите од минатите години на, тогаш опозиционата СДСМ, на образовните реформи кои една по друга ги воведуваше ВМРО-ДПМНЕ и нивните коалициони партнери, може да се заклучи дека тие биле негативно обоени кон воведувањето на Кембриџ програмата

 

Në deklaratën për mediume pas vendimit të qeverisë së re që të ndalojë pranimin e programit të Kembrixhit në shkollat e mesme nëpër Maqedoni, përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, doli me deklaratë të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë. Në atë ai, mes tjerash thotë:

Programi i njohur Kembrixh sipas të cilit mësojnë të rinjtë në shkollat më të mira të botës prej shtatorit nuk do të jetë pjesë e sistemit arsimor, sepse për LSDM-në është e rëndësishme vetëm marshimi i tyre për denigrimin e të gjithë veprave të mira dhe projekteve të VMRO-DPMNE-së. 

Më herët LSDM pretendonte se programi i Kembrixhit është i dëmshëm dhe duhet që të hiqet. Tani LSDM paranon se programi i Kembrixhit është botëror dhe kualitativ, por nuk ju bëjnë libra sipas të cilëve zbatohet ai program. Ndërsa librat vetëm se janë sigurar dhe janë përshtatur në programin përkatës në Republikën e Maqedonisë. 

(Burimi: Danev: LSDM nuk mund të ik nga testimi ekstern për shkak të antireformatve të tyre,   А1on: 6.07 2017)

 

Një nga hapta e parë të qeverisë së re të udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate ka qenë heqja e testimit ekstern për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore, e cila ishte një prej reformave në arsim të udhëhequr nga ana e qeverisë së mëhershme. Njëkohësisht, ministrja e re e arsimit, Renata Deskoska, lajmëroi rishikim edhe të programit të Kembrixhit i cili tashmë disa vite është pjesë e shkollave fillore në vend, ndërsa qeveria e VMRO-DPMENE-së lajmëroi se do ta fus si të domosdoshme në të gjithë shkollat e mesme nga 1 shtatori i këtij viti. Kështu me 5 qershor, Desoski deklaroi se nuk do të lejojë eksperimente në arsim.

Gjithçka që ka të bëj me eksperimentin, siç është bërë deri më tani, është e pamenduar mirë, ka pasoja të dëmshme në arsim për fëmijët prandaj shpresojë që të pengojmë hyrjen në programin Kembrixh për nxënësit e shkollave të mesme për këtë vit, dhe më pastaj vitin e ardhshëm do të ketë proces të analizave të cilat do të jenë efektet, ku mund që të përfshijmë gjithçka çka është e mundur…nuk duhet që të shfrytëzojmë nxënësit si mjet për eksperiment. (SITEL, TV Dnevnik, 5.06.2017) 

Më pas  vazhdonte edhe formalizimi i një qëndrimi të atillë nën qeverisjen së kryeministrit Zoran Zaev me 5 qershor të këtij viti, sipas të cilës shtyhet përfshirja e Kembrixh programit në shkollat e mesme për vitin 2018/2019. Sipas kumtesës së MASH:

Vendimin që të shtyhet fillimi i Kembrixh programit në shkollat e mesme për vitin mësimor 2018/2019 është marrë për shkak të kohës së ngushtë që të sigurohen ato standarde dhe të ju iket situatave të padëshiruara në arsimin e mesëm. 

Me këtë vendim, shton MASH,

jepet periudhë kohore e arsyeshme për debat dhe përgatitje të librave të cilët nxënësit do të marrin arsimimin e merituar dhe kualitativ. 

Kjo korrespodon me qëndrimin të cilin më herët e tha ministrja Deskosa, dhe për këtë, para se të përfshihet diçka në procesin arsimor, do të duhet fillimisht që të analizohen efektet, dhe pastaj të merren vendime çka dhe ku të përfshihet.

Kur do të shihen reagimet nga viti i kaluar, atëherë LSDM opozitare, në reformat në arsim të cilat një pas një i përfshiu VMRO-DPMNE dhe partneri i tyre i koalicionit, mund që të përfundohet se ata kanë qendër kundër përfshirjes së Kembrixh programit.

Prej kur u përfshi programi i Kembrixhit këtë vit, nxënësit me konfuzion dëgjohen çka ju ligjërohet, ndërsa me lot kthehen në shtëpi. prindërit me frikë për shëndetin dhe suksesin e nxënësve, dhe për këtë mësimdhënësit kanë ngritur duart dhe nuk kanë ditur që të shpjegojnë insistimin e palogjikshëm për reformën, (6.09.2014)

fliste atëherë në konferencë për shtypMilevka Gjrogjieva, përfaqësuese e Lidhjes Socialdemokrate, të mbajtur vetëm disa ditë pas fillimi të vitit shkollor 2014/2015, duke shtuar se kjo reformë ka qenë e keqe dhe e përfshirë me vështirësi, pasi që mësimdhënësit janë trajnuar vetëm dy ditë.

Me 7 nëntor të të njëjti vit 2014, LSDM përsëri me kritika ndaj VMROD-DPMNE-së për programin e Kembrixhit. Atëherë u kërkua nga Ministria e Arsimit që publikisht të zbardh se janë harxhuar 12 milion euro dhe të publikojë raportin e Komisionit pranë MASH të cilët e kanë miratuar këtë program, përsëri tregojnë se ka ankesa të mëdha edhe nga prindërit edhe nga mësimdhënësit për programin e Kembrixhit, të cilin e karakterizojnë librat të papërshtatshëm dhe të pa logjikshëm.

Dhe gjatë fushatës parazgjedhore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016, qëndrimi i LSDM-së në lidhje me reformat e përfshira në arsim, me çka më së shpeshti apostrofohej testimi ekstern, por as programi i Kembrixhit nuk mbeti pa u kritikuar. Kështu që, kandidatja për deputet e LSDM-së, Zhaklin Lazarevska, në dalje të një tubimi parazgjedhor me 30.11.2016 programin e Kembrixhit do t’a quaj – tërësisht jofunksional:

Mosdija e VMRO-DPMNE dhe BDI kulmojnë me harxhime të pamenduar i parave të popullit në “projekte” të tipit: “Kompjuter për çdo fëmijë”, testim ekstern dhe vlerësim të nxënësve dhe mësimdhënësve, Kembrixh programi tërësisht jofunksional, mbushje të kuadrit të mësimdhënësve me administratë të dyfishtë dhe më shumë “projekte” të cilët në fund rezultuan me degradim të tërësishëm të arsimit në vend. 

Si vërtetim i kritikave të vazhdueshme të programit Kembrixh nga ana e Lidhjes Socialdemokrate për programin Kembrixh dhe pasaktësisë së pretendimit të VMRO-DPMNE-së se LSDM ka ndryshuar qëndrimin për programin Kembrixh dhe tani mendon se është “botëror dhe kualitativ”, arriti edhe kumtesa partiake nga Bihaqka, në të cilën, mes tjerash thuhet:

Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM pengon programin Kembrixh në shkollat e mesme me qëllim që të pengohen dëmet me ndikim të gjerë dhe të mëdha në procesin arsimor, si rezultat edhe i një programi të përshpejtuar dhe të paverifikuar, të imponuar nga ana e VMRO-DPMNE-së, reagojnë nga LSDM.

Me këtë praktikisht, qartë dhe zëshëm, mohohet pretendimi i Danev se “tani LSDM pranon se programi Kembrixh është botëror dhe kualitativ, por nuk ju bëjnë librat sipas të cilëve zbatohet programi”. 

Për këtë shkak, deklaratën e Danev e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Jugosllava Dukovska 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.