Ende nuk është rindërtuar kopshti i fëmijëve “Pçellka 1”

 Rindërtimi i kopshtit “Pçellka 1” 

 Ndërrimi i orendive prej druri, rikonstruktimi  i objekteve sanitare, ndërrimi i pullazit, ndërrimi i dyshemesë. (Mjetet: 5.000.000 denarë, burimi i financave: Komuna Aerodrom, afati: dhjetor i vitit 2013)

 ARSYETIM:

Në programin zgjedhor të kryetarit të Komunës Aerodrom, Ivica Konevski, “Zgjedhja ime”, në faqe 26, qëndron premtimi për rindërtimin e kopshtit Pçellka 1 edhe atë duke ndërruar mobilierin prej druri, ndërrimin e objekteve sanitare, ndërrim të pullazit, ndërrim të dyshemesë. Këtë premtim e vlerësojmë si të parealizuar. 

Nëpër mediume dhe në kërkimet në internet nuk ka asnjë informacion për rindërtimin e këtij kopshti.

Informatat e para për përgatitjet rikonstruktimi e kopshtit Pçellka 1 u paraqitën në 10 maj të vitit 2016. Këtë e paraqiti portali “Kurir” në 10 maj të vitit 2016 nën titullin: “Projektet për dy kopshte të reja në Komunën Aerodrom“, shkruan:

 Komuna Aerodrom arriti marrëveshje për përpunim për projektin bazë për ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë në kuadër të objektit “Pçellka 1”, e cila është klon i kopshtit “Buba Mara” në Novo Lisiçe.  

 Ashtu siç lajmëroi komuna, detyra projektuese për ndërtim, më saktë për rindërtimin dhe zgjerimin e objektit “Pçellka 1” duke bërë një ndryshim komplet të zdrukthëtarisë së jashtme dhe të brendshme, ndërrim komplet i të gjithë dyshemeve, platformave, muret e jashtme dhe të brendshme, fasada termike, instalimet elektroteknike, instalime për ngrohje, rindërtimi i kuzhinës së çajit sipas rregullave të sistemit Hasap, si dhe rikonstruktimin e objekteve sanitarike.  

Po ashtu në 10 maj të këtij viti portali “Bild” publikoi se Komuna Aerodrom arriti marrëveshje të përpunimit të objektit bazë për kopshtin e ri në kuadër  të objektit “Pçellka 1”,  e cila është klon i kopshtit “Buba Mara”, si dhe një kopsht të ri brenda objektit “Buba Mara” në lagjen Novo Lisiçe.

I njëjti lajm prej 10 maj të vitit 2016 është i publikuar edhe në ueb-faqen e Komunës Aerodrom:

 Këto ditë Komuna Aerodrom arriti marrëveshje për përpunimin e projektit për kopshtin e ri në kuadër të objektit “Pçellka 1”, e cila është klon i kopshtit “Buba Mara”, si dhe një kopsht tjetër në kuadër të objektit “Buba Mara” në Novo Lisiçe. 

 Detyra projektuese për ndërtimin, më saktë për rindërtimin dhe zgjerimin e objektit “Pçellka 1” duhet të mbulojë ndërrimin komplet të mobilierive të jashtme dhe të brendshme, ndërrim të dyshemeve, platformave, mureve të brendshme dhe të jashtme, fasada termike, instalimet elektroteknike, instalimi për ngrohje, rindërtimi i kuzhinës së çajit sipas rregullave të sistemit Hasap, si dhe rikonstruimin e objekteve sanitarike.  

Prej kësaj mund të arrihet në përfundim se rikonstruktimi i kopshtit Pçellka 1 ende nuk ka filluar, ndërsa janë arritur vetëm marrëveshje për përpunimin e projektit bazë. Afati i realizimit të të këtij premtimi, përsëri i dhënë në kampanjën zgjedhore “Zgjedhja ime” (viti 2013) ka kohë që ka kaluar. Për atë edhe ky projekt zgjedhor i kryetarit të Komunës Aerodrom vlerësohet si i parealizuar.

LINQET:

 

 Vlerësuar prej: Vllade Gjorçev


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *