VMRO-DPMNE: Ujitja e luginës jugore të lumit Vardar

ВМРО-ДПМНЕ: Наводнување на јужната долина на реката ВардарPas përfundimit sukesshëm të fazës së parë të ndërtimit të sistemit për ujitje të rreth 3.700 hektarëve, do të fillojmë me investimin e ri prej 18 milionë eurosh, me të cilin do të sigurohet ujitja e e sipërfaqeve të reja të tokës bujqësore prej rreth 4.500 hektarëve, në komunat e Vallandovës, Gjevgjelisë dhe të Bogdancit. Afati për përgatitjen e dokumentacionit teknik është dhjetori i vitit 2011, ndërsa cikli investues me fillimin e aktiviteteve ndërtimore duhet të fillojë në mars të vitit 2012. Mjetet janë siguruar nga banka KfW dhe me pjesëmarrje nga buxheti, në raport 70:30. Bartës: Ministria për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat. [Afati: fillimi i investimit – mars 2012]

Arsyetim:

Më 22 mars 2011, deputetët i miratuan edhe ndryshimet e Ligjit për marrjen hua të Republikës së Maqedonisë, për të marrë hua te Banka kreditore për ripërtrirje – KfW, sipas Marrëveshjes për hua, për projektin “Ujitja e luginës jugore të lumit Vardar – faza 2”. Në prill të vitit 2011, me sigurimin e 10,3 milionë eurove të huasë së favorshme dhe një milionë eurove nga granti i Republikës Federative të Gjermanisë nëpërmjet bankës KfW, u mbyll konstruksioni financiar për projektin “Ujitja e luginës jugore të lumit Vardar – faza 2”. [Аzhurnuar më: 28.03.2012]

Linke:

Kurir (22.03.2012): Dritë e gjelbër nga deputetët për marrje të huasë për ndërtimin e një pjese të Koridorit 10. [Qasur më: 28.03.2012]

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.