VMRO – DPMNE: Rikonstruimi i hekurudhës Nogaevci – Gradsko – Negotinë
Ky aksion është pjesë e projektit për rikonstruim të tre pjesëve të hekurudhës së Korridorit 10 me mjete financiare të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Realizimi i këtij projekti ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë, si dhe rritjen e shpejtësisë së lëvizjes së trenave deri në 120 km/h në pjesën e hekurudhës me një gjatësi prej 30 km. Buxheti: 9.400.000 euro [Afati: viti 2014]
Arsyetim:
Rikonstruimi i hekurudhës Nogaevci – Negotinë filloi më 27 dhjetor të vitit 2013. Ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski atëkohë deklaroi:
„Më gëzon fakti që me këtë rikonstruim do të arrihet rritje e shpejtësisë së trenave, ndërsa ulja e domosdoshme e shpejtësisë në 30 deri më 50 km/h në disa segmente të caktuara të hekurudhës nuk do jetë e nevojshme. Shpejtësia mesatare do të jetë nga 100 deri më 120 km/h“. [Azhurnuar në: 17.03.2015]
Në Raportin për vitin 2014 të Ministrisë së transportit dhe lidhjeve në faqen 34 për projektin: „Modernizimi i pagesës elektronike në pikat e pagesës së taksave rrugore “,mes të tjerash shkruan:
„Vazhdojnë aktivitetet ndërtimore me të cilat është i paraparë rikonstruimi i kësaj pjese të hekurudhës me një gjatësi prej 31 km. Me projektin është paraparë zëvendësim i pragjeve të vjetra të drurit me pragje të reja betoni të armuar, zëvendësim i binarëve dhe përmirësim i parametrave të mbishtresës së trasesë të poshtme të hekurudhës. Vlera e projektit është 9,4 milion euro. Është paraparë që rikonstruimi të përfundojë në vitin 2015.“ [Azhurnuar më: 17.03.2015]
Edhe pse janë ndërmarrë aktivitete të caktuara për realizim të projektit, duke marrë parasysh se tashmë ka kaluar afati i paraparë për rikonstruim të hekurudhës (viti 2014), ky premtim i zgjedhor është plotësuar vetëm pjesërisht.
Linqe:
- Burimi: E provuar – Programi zgjedhor i VMRO – DPMNE (2014 – 2018) (Infrastruktura, f.68) [Qasur më: 17.03.2015]
- http://www.mojotizbor.mk/images/programi2014/vmro-2014.pdf
- Lider (27.12.2013): Me rikonstruimin e hekurudhës Nogaevci – Negotinë do arrihet shpejtësi më e madhe e trenave. [Qasur më: 17.03.2015]
- http://lider.mk/2013/12/27/so-remont-na-prugata-nogaevci-negotino-pogolema-brzina-na-vozovite/
- Tajm.mk (27.12.2013): Po rikonstruohet hekurudha Nogaevci – Negotinë [Qasur më: 17.03.2015]
- http://www.time.mk/c/6d89eef66e/se-rekonstruira-zeleznickata-pruga-nogaevci-negotino.html
- Ministria e transportit dhe lidhjeve: Raporti për vitin 2014 (faq.34)[Qasur më: 17.03.2015]
- http://mtc.gov.mk/new_site/images/storija_doc/4971/OTCET%202014%20FINAL.pdf
Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari