VMRO-DPMNE: Të gjitha barnat do të jenë në dispozicion të pacientëve nëpër spitale

Do të mundësojmë që të gjitha barnat të jenë në dispozicion të pacientëve nëpër spitale, sipas mjekësisë së abzuar në dëshmi, duke e hequr listën pozitive të barnave që paguhen nga Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM). Kjo do të mundësojë zbatim të metodave më bashkëkohore të terapisë që shfrytëzohen për shërim, me një paletë më të gjerë të barnave nëpër spitale dhe zgjedhje më të madhe të barnave për pacientët. Me shndërrimin e FSSHM-së në blerës strategjik të shërbimeve shëndetësore dhe me futjen në përdorim të mjekësisë së bazuar në dëshmi, me protokolet e qarta klinike dhe shtigjet në të cilat është definuar në mënyrë të qartë gjenerika e barnave të nevojshme për ndonjë shërim të caktuar, do të mënjanohet nevoja për ekzistimin e listës pozitive të barnave. Me heqjen e kësaj liste, menaxherët dhe mjekët e spitalit do të kenë autonomi më të madhe gjatë përcaktimit të terapisë dhe barnave që i blejnë, në ç’mënyrë do të tejkalohet mungesa kronike e barnave. Bartës: Ministria për shëndetësi. [Afati: prill 2013]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari