VMRO-DPMNE: Qendra për arsim të të rriturve

ВМРО-ДПМНЕ: Центри за образование на возрасниNë Republikën e Maqedonisë, në përputhje me regjistrimin e fundit të popullatës, mbi gjysma e popullatës së përgjithshme ka të mbaruar vetëm shkollën fillore ose nuk e ka të mbaruar as atë. Në kohën e sotme, është pothuajse e pamundur të gjendet punë pa pasur njohuri ose kompetenca të caktuara. Prandaj duhet të mundësohet arsim për të rriturit dhe të ofrohet mundësia që çdokush ta formësojë arsimin e tij dhe të fitojë njohuri dhe shkathtësi konkurrente në tregun e punës. Vetëm në këtë mënyrë do të mundësohet që çdokush të sigurojë jetë më të mirë për vete dhe për më të afërmit e tij. Nëpërmjet analizave të shumta është vërtetuar lidhja ndërmjet nivelit të arsimit dhe përqindjes së papunësisë. Prandaj, do të organizojmë arsim formal për të rriturit në vendet, ku, sipas të dhënave nga Enti shtetëror i statistikës, ka më së shumti të papunësuar, siç janë: Prilepi, Shtipi, Kumanova, Gazi Baba, Strumica, Struga, Shuto Orizareja, Çairi, si dhe në vende të tjera ku do të konstatohet nevoja. Kështu, do të zvogëlohet papunësia në këto vende, do të ketë rritje më të madhe ekonomike dhe zhvillim të komunës dhe mundësi më të mëdha për punësim, dhe kjo do të kontribuojë edhe për rritjen e standardit të popullatës së këtyre komunave. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë, Qendra për arsimin e të rriturve, Byroja për zhvillimin e arsimit, Qendra për arsim dhe trajnim profesional. Buxheti: 2012 – 10 milionë denarë, 2013 – 15 milionë denarë, 2014 – 15 milionë denarë, 2015 – 15 milionë denarë. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.