VMRO-DPMNE: Projekti “Vlerësoje administratën”
Projekti parasheh futje të sistemit të shprehjes së drejtpërdrejtë të kënaqësisë së qytetarëve nga shërbimet që i marrin nga institucionet shtetërore. Para çdo sporteli do të instalohet një pajisje e vogël, ku qytetari do të mund të mënyrë të drejtpërdrejtë ta vlerësojë zyrtarin për raportin e tij me qytetarin: kënaq, mesatar, nuk kënaq. Vlerësimi do të mund të bëhet edhe nëpërmjet internetit, në ueb-faqe të veçantë. Bartës: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Buxheti: 250.000 euro. [Afati: dhjetor 2012]
Arsyetim:
Në vazhdim e sipër është faza pilot e projektit, në të cilën pajisjet “Semafori” deri tani janë instaluar në njëqind sportele në Agjencinë për kadastër, Fondin për shëndetësi dhe sigurim pensional, DHP dhe MPB. [Аzhurnuar më: 10.11.2011]
Sipas Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, në fazën e ardhshme të projektit do të përmirësohet sistemi për vlerësimin e administratës duke instaluar semaforë të ri më të avancuar, si dhe futjes së mundësisë për vlerësimin e të punësuarve në administratë edhe në formë elektronike edhe në formë të letrës. [Аzhurnuar më: 06.09.2012]
Linke:
- Televizioni Sitel (13.07.2011): ГQytetarët do ta vlerësojnë punën e administratës në mënyrë të drejtpërdrejtë. [Qasur më: 10.11.2011]
- Televizioni Sitel (05.09.2012): MSHIA i përmirësoi “semaforët” për vlerësimin e administratës. [Qasur më: 06.09.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari