Është duke u rregulluar shtrati i Lumit Lipkovka në Kumanovë
Në programin parazgjedhor të kryetarit aktual në Kumanovë Maksim Dimitrievski gjendet edhe ky premtim, i cili është duke u realizuar:
Rregullimi i plotë i shtratit të lumit të Lipkovkës dhe lumit Konjarka të cilët rrjedh nëpër qytet dhe formojnë lumin e Kumanovës do zgjidhin problemin me daljen e lumenjve prej shtratit të cilët shkaktojnë dëme materiale të mëdha, dhe njëkohësisht rrezikojnë edhe cilësinë e jetës së njerëzve dhe shtazëve. Rregullimin e shëtitoreve, parqeve, hapësirave për rekreacion dhe përmbajtje të tjera përgjatë rrjedhës dhe pajisimin e hapësirës me pajisje urbane. Përfundimi i plotë i projektit të nisur për rregullimin e rrjedhës, do të mundësojë eliminimin e mundësive për të pasur dëme anësore prej ndikimi atmosferike. Do të mundësojë formimin e një tërësie e cila do të afrojë natyrën kah njerëzit dhe krijimin e hapësirave atraktive.
[Burimi: Programi parazgjedhor i Maksim Dimitrievski – data: tetor 2017]
ARSYETIM:
Kryetari aktual i Kumanovës, Marjan Dimitrievski në programin e tij parazgjedhor premtoi se për 8 vite do të përfundojë rregullimin e plotë shtratit të lumit në Kumanovë, para së gjithash të lumit Lipkovkska dhe Konjarska, të cilët bashkohen në një vend dhe rrjedhin nëpër qytet si lumi i Kumanovës.
Përkrah zvogëlimit dhe shmangies që përmbytjeve gjatë shirave të rrëmbyeshëm dhe rregullimin e kanalizimit atmosferike, i cili rrjedh nëpër shtretërit e lumenjve, bëhet fjalë edhe për rregullim estetik të hapësirave publike të gjelbra dhe për pajisje urbane, shëtitore dhe të ngjashme.
Ky premtim parazgjedhor i kryetarit Dimitrievski është duke u realizuar. Kjo mund të konstatohet edhe pas verifikimit të “Vërtetmatësit”
Më saktë, në faqen e Komunës së Kumanovës në pjesën e risit/shpalljet, me 4 shtator është publikuar edhe foto lajmi se po pastrohen mbeturinat në Lumin Kumanovksa në pjesën e zonës së qytetit. Por, nëse kontrollohen mediumet lokalet në ato data, në të vërtetë shihet se bëhet fjalë për një aktivitet gjithëpërfshirës, i cili ka të bëj me përfundimin e fazës së dytë të rregullimit të rrjedhës së lumit Lipkovksa.
Përfundoi faza e dytë e projektit për rregullimin e rrjedhës së lumit Lipkovka, projekt i cili realizohet përmes UNDP-së, me mbështetje financiare prej Ambasadës së Japonisë dhe Komunës së Kumanovës.
Së shpejti pritet që të fillojë edhe realizimi i fazës së parë të projektit i cili u ndalua, për rregullimin e lumit prej urës së lagjes Sredirek deri te lokacioni Vodovod – shkrojti mediumi lokal Kumanovski muabeti, duke cituar më pas edhe deklaratën e kryetarit Dimitrievski.
Informacioni është një ditë më i vjetër, prej 5 shtatorit, dhe burimi është korrespodenti i agjencisë shtetërore MIA, e cila ka publikuar lajmin me titull Përfundoi faza e dytë e rregullimit të rrjedhës së lumit Lipkovkë.
Sipas informacioneve të këtyre burimeve, pas përfundimit të kësaj faze punët di të kthehen në fazën e parë të projektit ku edhe janë ndërprerë “për rregullimin e lumit te ura në lagjen Sredorek deri te lokacioni Vodovod”.
Sipas informacioneve të propozuara në faqen e komunës dhe në mediume, mund të nxirret vlerësimi për realizimin e premtimit parazgjedhor të kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, kandidat nga radhët e LSDM, për rregullimin e rrjedhës së lumit, se premtimi është duke u realizuar.
BURIME:
- СДСМ – Предизборна програма на Максим Димитриевски за локални избори 2017 г. –[Проверено на 06.09.2018 г.]
- Општина Куманово – Веб сајт/објави – [Проверено на 06.09.2018 г.]
- Кумановски муабети – Се уредува речното корито… – [Проверено на 06.09.2018 г.]
- МИА – Заврши втората фаза од… – [Проверено на 06.09.2018 г.]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari