VMRO-DPMNE: Programi nacional për redukimin e emetimit të substancave të caktuara ndotëse

Do të miratojmë Program nacional për redukimin gradual të sasive të emetuara të substancave të caktuara ndotëse në nivel të Republikës së Maqedonisë. [Afati: 2012]

Arsyetimi:

Programi nacional për redukimin gradual të sasive të emetuara të substancave të caktuara ndotëse në nivel të Republikës së Maqedonisë është miratuar në maj të vitit 2012.

Qëllimi i programit është të identifikohen masat për redukimin e emetimit të substancave ndotëse (SO2 – sulfur dioksidi; NO – oksidet e azotit si diokside të azotit; NH3 – Аmonjaku; VOC – Bashkëdyzimet organike që avullohen; TSP – grimcat e përgjithshme të suspenduara; CO – monoksidi i karbonit) nëpër burimet kryesore me qëllim që të mos tejkalohet kufiri i epërm – tavani i sasive në nivel vjetor të vitit 2010 dhe nivelet deri në vitin 2020.
Ky program paraqet bazë për njoftim ndaj Konventës së lartëpërmendur për bartje përtej kufinjve të ndotjes së ajrit për redukim të ndotjes prej vitit 2010 deri në vitin 2020 në përputhje me Protokollin për acidifikim, eutrofikim dhe ozon të nivelit të tokës (Protokolli i Gotenburgut), i cili te ne është miratuar dhe është sjellë si Ligj për ratifikimin e protokollit për acidifikim, eutrofikim dhe ozon të nivelit të tokës. Poashtu, ky program paraqet bazë për njoftim në përputhje me kërkesat e Direktivës 32001L0081, të cilat, siç përmendëm më lartë, janë transponuar në Rregulloren për sasitë e kufinjve të epërm -tavaneve.

Linke:

Vlerësuar nga: Natalija Peshiq

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.