VMRO-DPMNE: Përkrahje për inovacionet ekologjike

Në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, do të sigurojmë mjete për përkrahje të projekteve të ndërmarrjeve për prodhim të produkteve ekologjike dhe përdorim të teknologjive të reja me standarde të larta për ruajtjen e mjedisit jetësor. Çdo vit do të organizojmë një forum ekologjik, ku ndërmarrjet e interesuara do të kenë mundësi të prezantojnë “projekte të gjelbra të biznesit”, me ç’rast, për realizimin e projekteve më të suksesshme do të sigurohen grante në vlerë prej 10.000 eurosh, si dhe kredi të volitshme në vlerë deri në 50.000 euro me përqindje të ulët të kamatës prej nën 4% në nivel vjetor. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare. [Afati: mars 2013]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari