VMRO-DPMNE përkrah „krerët e kriminalizuar“ të LSDM-së?!

Foto: VMRO-DPMNE

 

 

 VRMO-DPMNE nuk ka problem nëse përkrahet qeveri të përbërë nga “krerët e kriminalizuar” dhe kryeministër do të ishte “dy herë krimineli i aboluar”, “i shantazhuar”, vetëm të shpëtohej shteti dhe uniteti i shtetit nga platforma?!

 

 

VMRO-DPMNE doli me komunikatë/deklaratë në të cilën mes tjerash thuhet edhe pjesa në vazhdim të cilën e vlerësojmë si jo konsekuente:

Frika e kryesisë së kriminalizuar të LSDM-së që do të duhet të qëndrojnë në burg në qoftë se nuk formojnë qeveri, e shtynë të pranoj çdo kërkesë maksimale në dëm të shtetit. Për këtë arsye Zoran Zaev e pranoi platformën nga Tirana dhe morri përsipër realizim e saj në dëm të shtetit.

 Për këtë arsye komiteti Qendror e vërtetoi qëndrimin që dalje më e mirë nga kriza aktuale është të shkohet në zgjedhje të reja e të parakohshme… Komiteti qendror, gjithashtu, konstatoi që dëmi më i vogël është nëse LSDM-së i ofrohet përkrahje në formimin e qeverisë edhe pse i humbi zgjedhjet. Kjo përkrahje do të realizohej vetëm me tërheqje eksplicite të platformës së Tiranës dhe elementeve të saj nga ana e LSDM-së.

[Burim: VMRO-DPMN, Data: 07.03.2017]

 

ARSYETIM:

Partia politike VMRO-DPMNE më shumë së një herë e ka quajtur liderin e LSDM-së Zoran Zaev si “kriminel”, por edhe “kriminel dy herë i aboular”, ndërsa kryesinë e partisë si “të kriminalizuar”. Shembulli i fundit, para deklaratës së 8 marsit, është deklaratë me 07.03.2017, vetëm një ditë më herët, kur Dragan Danev, përfaqësues i VMRO-DPMNE-së, mes tjerash u tha:

LSDM është parti e shatnazhuar. Kryesia e saj është e futur në krim deri në fyt. E dinë që ka fakte për mitmarrje të kriminelit të aboluar Zoran Zaev dhe për mashtrimet zgjedhore dhe parregullsitë e Oliver Spasovskit dhe qiratë e Radmilla Sheqerinkës. Krimi i organizuar në krye të LSDM-së e di çfarë ka bërë dhe në rastin “Kullat e kuqe” dhe “Strumica Gas” dhe me qindra tendere në komunën e Strumicës nëpërmjet të cilave në mënyrë të paligjshme janë pasuruar.

Duke u nisur nga qëndrime të konfirmuara të partisë disa herë në dy vitet e fundit, ndërsa pothuajse çdo ditë në dy-tre muajt e fundit pas zgjedhjeve, habit oferta e VMRO-DPMNE-së, e cila thotë që LSDM dhe ZAEV ka përkrahje për formimin e koalicionit me pakicat, vetëm nëse tërhiqen nga Platforma e partive shqiptare.

Nga e gjithë kjo mund të konstatohet që VMRO-DPMNE nuk ka problem nëse përkrah qeveri e përbërë nga, sipas tyre, “krerët e kriminalizuar” dhe kryeministër i të cilës do të ishin “dy herë kriminel i aboluar”, nga “të shantazhuarit”, vetëm të shpëtohet shteti dhe uniteti i shtetit!?

Ky qëndrim i VMRO-DPMNE-së vlerësohet si pastër jo konsekuente.

 

BURIMI:

 

Vlerësoi: Тео Bllazhevski

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.