VMRO-DPMNE: Paraqitja elektronike e kontributeve
Regjistri qendror, Agjencia për punësim dhe Fondi për sigurim pensional dhe invalidor do të instalojnë sistem elektronik për paraqitjen e të punësuarve dhe pagesën e kontributeve. Afati: dhjetor 2008.
Arsyetim:
Projekti për e-qeveri i USAID-it në bashkëpunim me Agjencinë për punësim të RM-së zhvilloi e-sistem për paraqitje dhe çrregjistrim të punëtorëve, që gjendet në këtë adresë: https://www.avrm.gov.mk/prijavaodjava. Firmat mund t’i paguajnë kontributet për Fondin për sigurim pensional dhe invalidor nëpërmjet bankave që ofrojnë shërbimet të e-bankave. Edhe pse nuk është vendosur një sistem i vetëm, funksionet e përmenduar në premtim mund të kryhen në mënyrë elektronike.
Linke:
- Drejtoria për të hyra publike. (20.12.2010). Udhëzim për paraqitje elektronike të punëtorëve në APRM dhe FSSH nëpërmjet SNJS (pdf). [Qasur më: 27.05.2011]
- USAID eGov Project. (2009). Online Employment Registration. [Qasur më: 27.05.2011]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari