VMRO-DPMNE: Pagesë elektronike e taksave administrative
T’u mundësohet qytetarëve që përveç mënyrës së deritanishme, taksat administrative t’i paguajnë edhe nëpërmjet celularit ose me anë të kartelave bankare nëpërmjet internetit. Bartës: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Buxheti: 10.000 euro. [Afati: qershor 2012]
Arsyetim:
Projekti ka filluar në vitin 2009, duke mundësuar që taksat administrative për shërbimet e Ministrisë për punë të brendshme – dhënien e dokumenteve të udhëtimit, lejen për vozitje – të mund të paguhen nëpërmjet celularit. Në vitin 2011 është përgatitur një aplikacion për celularë (Android, Blackberry dhe iPhone), me emrin “Pulla për taksa”, i cili mundëson pagesë të pullave për taksa nëpërmjet celularit.
Nuk ekzistojnë informata për mundësinë që taksat administrative të paguhen me kartela bankare nëpërmjet internetit.
Projekti është paraparë në strategjinë për e-Qeveri 2010-2012 të Ministrisë për shoqëri informatike.
Ky projekt është përmendur edhe në llogaridhënien për punën e qeverisë për periudhën 2011-2012 (deri më datën 20.07.2012), ku është theksuar se ky projekt akoma është në fazën e realizimit (fq. 88).
Linke:
- Ministria për punë të brendshme. Prezantohet procedura e re për pagesën e pullave për taksa. [Qasur më: 12.02.2012]
- Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Pullat për taksa do të paguhen nëpërmjet telefonave të mençur. [Qasur më: 12.02.2012]
- Sitel (05.07.2011). Taksa administrative do të paguhet nëpërmjet telefonit. [Qasur më: 12.02.2012]
- Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Strategjia për e-Qeveri 2010 – 2012. [Qasur më: 12.02.2012]
- Qeveria e RM-së: Llogaridhënie për punën e Qeverisë 2011-2012. [Qasur më: 07.09.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari