VMRO-DPMNE: Komercializim i dijes dhe i shkencës

Me këtë projekt do të mundësohet kornizë juridike, sipas shembullit të sistemeve të avancuara evropiane të arsimit të lartë, me të cilin universitetet publike dhe private do të inkurajohen ta intensifikojnë hapjen e kompanive me qëllim të shitjes së rezultateve, zbulimeve ose patenteve të tyre shkencore, shërbimeve nga autorizimet publike, njohurive eksperte, krijimeve artistike dhe veprave të tjera gjatë kryerjes së punës së zbatuar, për kryerjen e veprimtarisë botuese dhe të ngjashme, në të cilat do të punojnë studentët, magjistrantët dhe doktorantët nën mentorimin e profesorëve. Fitimin e realizuar, gjegjësisht të ardhurat e kompanisë, universitetet do ta shfrytëzojnë për avancimin dhe zhvillimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese, ndërsa studentët nëpërmjet punës do t’i avancojnë shkathtësitë e tyre profesionale. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë në bashkëpunim me institucionet publike të arsimit të lartë. [Afati: dhjetor 2013]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.