VMRO-DPMNE: Bursa të reja

Me këtë projekt do të vazhdohet të avancohen dhe të motivohen nxënësit e shkollave të mesme publike dhe private, me çka do të mundësohet stimulimi, përparimi dhe shtytja e konsiderueshme e nxënësve për përvetësim më të mirë të përmbajtjeve, aftësive dhe shkathtësive mësimore. Me qëllim që të përfshihen kategori të ndryshme të nxënësve të shkollave të mesme, në mënyrë të veçantë do t’u jepen bursa nxënësve të talentuar, nxënësve me nevoja të veçanta arsimore, nxënësve me rezultate të dalluara nga fusha e sportit, si dhe nxënësve me nevoja të veçanta arsimore me rezultate të dalluara nga fusha e sportit. Dhënia e bursave për nxënësit e shkollave të mesme paraqet edhe një mënyrë të ndërtimit të ardhmërisë së suksesshme dhe me perspektivë për të rinjtë, që ka efekt të shumëfishtë pozitiv. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë. Buxheti: 10.260.000 denarë në vit. Lloji dhe numri i bursave: Bursa për nxënës të talentuar-sportistë (150 bursa me shumë mujore prej 2200 denarësh), Bursa për nxënës të talentuar (50 bursa me shumë mujore prej 2200 denarësh), Bursa për nxënës me nevoja të veçanta (50 bursa me shumë mujore prej 2000 denarësh), Bursa për nxënës (400 bursa me shumë mujore prej 1500 denarësh). [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.