Vendi në të cilin jetojmë me Ahmetin ka emër: Republika e Maqedonisë

Ali Ahmeti, deputet në Kuvendin e RM-së prej vitit 2002. Foto: screenshot.

 

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në intervistën për mediumin grek dha deklaratën në vazhdim e cila është e pavërtetë: 

Ne jemi vend pa emër, kemi një emër të përkohshëm,  IRJM. Në praktikë tentojmë që përfundimisht të kemi një emër normal me të cilin bëhen negociatat – deklaroi Ahemti në emisionin “Istories” në Tv Skaj

[Burimi: ТV Alfa –  Ahmeti: Ne jemi shtet pa emër…, data: 07.02.2018]

 

ARSYETIM:

Deklarata e Ali Ahemtit, deputetit dhe lideri të BDI-së, i cili është në koalicion në qeveri me LSDM-në, është dukshëm e pavërtetë. Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, dhe sipas të gjithë dokumenteve të tjera dhe fakteve historike, është shumë e sigurt se shtetit në të cilin jetojmë së bashku me Ahmetin quhet Republika e Maqedonisë. 

Republika e Maqedonisë është shpallur e pavarur me 8 shtator të vitit 1991 mbi baza të rezultateve të Referendumit për Pavarësi, ndërsa me 17 nëntor të vitit 1991, kur është votuar dhe miratuar Kushtetuta,është rregulluar dhe si e tillë – e pavarur, sovrane, shteti demokratik i pavarur i maqedonasve, shqiptarëve, turqve, vllehve, serbëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të cilët jetojnë në të. Para Referendumit të mbajtur me 8 shtator, kur qytetarët vendosën të ndahen prej Jugosllavisë socialiste, në janar të vitit 1991 u miratua Deklarata e pavarësisë në parlament, e cila, ishte e formuar pas zgjedhjeve të para shumëpartiake të mbajtura në vitin 1990.

Më parë. në forma të ndryshme  rregullimin kushtetues e kanë emëruar Republikës e Maqedonisë, kanë miratuar emërtime të ndryshme, por çdo herë me emrin Maqedonia prej formimit të ASNOM-it me dy gusht të vitit 1944.

Fundja, Ali Ahmeti është deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë prej vitit 2002 deri më sot.

Ajo që Republika e Maqedonisë sipas rezolutave të caktuara të Kombeve të Bashkuara sot (në 20 vitet e fundit) bisedon rreth dallimeve rreth emrit me Republikën e Maqedonisë, është krejtësisht çështje tjerë, siç është tjetër çështja rreth “emit të përkohshëm” për të cilin flet Ahmeti, siç është akronimi ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Ky akronim, me të cilin përfaqësohemi në Kombet e Bashkuara, sipas dokumenteve të organizatës botërore, është caktuar vetëm për përdorim të brendshëm në suaza të organizimit në të. Ajo që një rregull i tillë nuk respektohet në mas është si rezultat i lobimit të fuqishëm nga ana e Republikës së Greqisë, e cila, nuk arriti të 130 vendeve të jua imponojë qëndrimin e vet.

Ahmeti në emisionin e njëjtë, sipas burimeve, por edhe medieve të tjera prej ku edhe e citojmë, shpreh gatishmëri edhe për ndryshime të Kushtetutës sipas kërkesave të Greqisë, por përsëri, këtu thekson se BDI është e gatshme që të bëj këtë, ajo që mbetet e qartë se edhe pas kësaj çështje ka dallime mes partnerëve të koalicionit, ashtu siç ka dallime edhe në çështjen për referendum sipas të cilin qytetarët do të mund të shprehen për vendimin e bisedimeve me Greqinë.

Për shkak të argumenteve të shtruar më lartë pretendimin e Ali Ahmetit se “vendi nuk ka emër” dhe se ka vetëm emër të përkohshëm IRJM, e vlerësojmë si të pavërtetë. 

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.