U ndriçua Çarshia e vjetër- Shkup

ARSYETIM:

“Ndriçimi i Çarshisë së vjetër- Shkup”, një projekt i përbashkët mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, që kishte për qëllim sigurinë dhe lëvizjen të lirë të qytetarëve. Projekti parashihej të realizohej deri në vitin 2012. Deri më tani, projekti është realizuar.

“Në afat prej 90 ditëve, çarshia e vjetër e Shkupit do të ndriçohet në tërësi”. (Izet Mexhiti)

Kështu kishte paralajmëruar më 12.03.2012, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti me rastin fillimit të punëve ndërtimore për rikonstruimin e ndriçimit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

“Projekti i përbashkët i qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, do të kontribuojë dukshëm në lëvizjen e lirë të qytetarëve, në ngritjen e sigurisë në çarshi dhe do të kontribuojë dukshëm që çarshia të gravitohet dhe të lëvizet edhe gjatë orëve të mbrëmjes, krejt kjo në funksion të revitalizimit dhe ringjalljes së Çarshisë së vjetër”. (burimi: Yllpres)

Në Çarshi duhej të vendoseshin 250 shtylla ndriçimi me rreth 427 poçe ndriçuese të vendosura në to.

Më 25 gusht 2012, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, promovoi përfundimin e projektit, pra ndriçimin e ri rrugor në Çarshinë e vjetër.

“Çarshia edhe më tej do mbetet prioritet në agjendën e komunës që drejtoj. Çarshia është e ndriçuar tërësisht, ndërsa ajo që na mbetet në të ardhmen është se së bashku të ofrojmë përmbajtje dhe ofertë për ti mbajtur njerëzit në Çarshi të vjetër”. (burimi: Izet Mexhiti)

Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mundë të përfundojmë që projekti, “Ndriçimi i Çarshisë së vjetër- Shkup”, është realizuar.

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Comments are closed.