Shtesë për personat me nevoja të veçanta vazhdon me automatizëm edhe pas moshës 26 vjeçare
Do të sigurojmë të drejtën për shtesë të veçantë deri në 26 vjet me automatizëm të kalojë në të drejtë të ndihmës dhe kujdesit, në praktikë nuk funksionon)
[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM, (2016) „Plani për jetë në Maqedoni“ (стр.216); data: dhjetor 2016]
ARSYETIM:
Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare të parakohshme (dhjetor 2016), se në gjashtë muajt e parë të mandatit do të mundësojnë “të drejtën për shtesë të veçantë prej 26 vjet me automatizëm të kalojë në të drejtë për ndihmë dhe kujdes te personi tjetër”, është realizuar.
Premtimi i përmendur i socialdemokratëve është theksuar edhe në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, në suaza të “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë” (faqe 216), por është edhe pjesë e Programit për punë të Qeverisë (2017-2020) në faqe 11.
Ndryshime ligjore me të cilët ndihmuan që personat me nevoja të veçanta me automatizëm të vazhdojnë të realizojnë të drejtat e tyre (shtesë të veçantë dhe mjekim papagesë) edhe pas moshës 26 vjeçare, u miratuan me 9 nëntor të vitit 2017. Këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, sipas të cilëve fëmijët me nevoja të veçanta pas moshën 26 vjeçare nuk duhet të shkojnë përsëri para komisioneve mjekësore që të ju vërtetohet diagnoza që janë me pengesa, u publikuan në “Gazetën zyrtare” me 14 nëntor të vitit 2017, hynë në fuqi tetë ditë më pas, ndërsa implementimi i tyre filloi prej një janari të vitit 2018.
Në prill të vitit të kaluar (2018) ministrja për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska në konferencë për shtyp në të cilën informoi për realizimin e qëllimeve programore në periudhën qershor 2017 – prill të vitit 2018, mes tjerash, tha se:
= E drejta për shtesë të veçantë deri pas 26 vjetëve me automatizëm kalon në të drejtë për ndihmë dhe kujdes të personit tjetër;
E njëjta është theksuar edhe në Llogaridhënien për punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit të saj (faqe 33), të prezantuar me 30.05.2018.
Duke pasur parasysh informacionet e prezantuara në mediume, në ueb-faqet zyrtare të MPPS-së dhe të Qeverisë, si dhe në “Gazetën Zyrtare”, këtë premtim zgjedhor të LSDM e vlerësojmë si të realizuar.
BURIME:
- Изборна програма на СДСМ: План за живот во Македонија (стр.216) [Пристапено: 27.03.2019]
- Влада на Република Македонија: Програма за работа на Влада(стр.12) [Пристапено: 27.03.2019]
- Влада на Репубилка Македонија: 365 ПРОМЕНИ ЗА ПОДОБАР ЖИВОТ НА СИТЕ ГРАЃАНИ (стр.33) [Пристапено: 27.03.2019]
- МТСП – Службен весник бр.163. (14.11.2017): Закон за изменување и дополнување на Законот за заштита на децата [Пристапено: 27.03.2019]
- Сакам да кажам (20.06.2017):Лицата со посебни потреби нема да ги губат правата на 26 години [Пристапено: 27.03.2019]
- Макфакс (22.08.2017): Царовска: Ќе се унапредуваат правата на лицата со попреченост [Пристапено: 27.03.2019]
- Академик (22.08.2017): МТСП: Измените во Законот за социјална заштита ќе го унапредат секојдневното живеење на лицата со попреченост [Пристапено: 27.03.2019]
- Сител (11.09.2017): Собранието ги поддржа измените за унапредување на правата на лицата со попреченост и ги даде во второ читање [Пристапено: 27.03.2019]
- МТСП (13.04.2018): Прес конференција на МТСП Царовска: Проблемите ги решаваме трајно преку низа темелни реформи [Пристапено: 27.03.2019]
- Мкафакс (13.04.2018): Царовска: Проблемите ги решаваме трајно преку низа темелни реформи [Пристапено: 27.03.2019]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari