Qeveria nuk detyrohet 71 milion euro, por shlyen detyrimet e bëra nga qeveria e VMRO-DPMNE-së

Shlyhen detyrimet e qeverive të mëparshme të VMRO-DPMNE-së dhe përsëri ka sulme nga Vllatko Gjorçev i VMRO-DPMNE-së. Foto: printscreen

 

Vllatko Gjorçev, anëtari i Këshillit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, në intervistën për emisionin Top Tema në Tv Telma dha deklaratën në vazhdim, e cila është kaotike dhe e pavërtetë:

 

Çka është më e rëndësishme për Maqedoninë, nëse Sazdovski ka ndërruar anë ose se tani ditën e hënë, para dy ditësh, vetëm për një ditë Maqedonia ka detyrim prej 71 milion euro. 71 milion euro, e dini se çka do të thotë kjo për popullin? Ato janë 35 euro për kokë banori. 35 euro për koka banori janë 2.000 denarë dhe e dini çka…

(…)

Grupi i deputetëve të VMRO-PDMNE-së është absolutisht i drejtuar kundër çdo politike ku Maqedonia vetëm ditën e hënë ka detyrim prej 71 milion eurosh që do të thotë 2.000 denarë për kokë banori në Maqedoni, gjithkush që na sheh, gjithkush që nuk ka sheh, vetëm të hënën ka qenë i detyruar që të kthejë 2.000 denarë me kamatë, për një familje katër anëtarëshe, vetëm të hënën fatura që është dashur që të kthehet në kamatë ka qenë 8.000 denarë. Kjo do të thotë, katastrofë ekonomike, e cila po i ndodh Maqedonisë.   

[Burimi: Vllatko Gjorçev, anëtarë i Komisioni ekzekutiv në VMRO-DPMNE, Top Tema, (1:07:20 – 1:08:27), data: 01.11.2017]

 

Kuptohet se kjo deklaratë e Vllatko Gjorçevit është e pasaktë dhe e pavërtetë. Ajo që është e vërtetë deri diku në këtë deklaratë, është shifra 70 milion euro. Themi “deri diku” për atë se, në të vërtetë, bëhet fjalë për një vlerë të rrumbullakësuar prej 4,4 miliard denarë ose 71,6 milion euro, (BNRM kursi 61,4842 për 1 euro në ditën 30.10.2017), aq sa kushtuan katër ankande të ditës së hënë bonot e thesarit, gjegjësisht një për procesverbale shtetërore dhe tre për detyrime shtetërore. Por, atë se shteti ka shitur bono thesar me vlerë prej 71,6 milion euro nuk do të thotë se “detyron” aq sa ajo vlerë. Sipas vendimit të qeverive të mëparshme nën udhëheqësinë e Nikolla Gruevskit edhe qeveria aktuale nivelin e borxhit publik, gjegjësisht “detyrimin” e publikon një herë në tre muaj dhe vetëm atëherë mund të shihet se sa Qeveria ka borxh ose, eventualisht sa e ka zvogëluar borxhin. Qeveria ka shumë mënyra që të paguaj detyrimin dhe të hyjë në borxh. Ashtu që, ankandet në vetvete, veçanërisht të mbajtura vetëm në një ditë, nuk thonë asgjë.

Kjo veçanërisht është e saktë këtë radhë. Më saktë, menjëherë të nesërmen kur qeveria shiti bonot e thesarit me vlerë prej 71,6 milion euro ajo ktheu borxhin e vjetër prej 66,9 milion euro (4,11 mijë denarë të rrumbullakësuar). Dhe bëhet fjalë për borxh të marr nga ana e qeverive të VMRO-DPMNE-së në vitet 2012, 2016 dhe 2017. Kjo do të thotë se kjo qeveri mori para që të kthejë parat të mara më herët pikërisht nga qeveria e partisë, të cilës i përket edhe Vllatko Gjorpev, i cili tani kritikon kundërshtarët e vet për “detyrim”, edhe pse ata, në të vërtetë, si kthyen paratë e huazuara. Që do të thotë, se bëhet fjalë për marrje të një krediti që të kthehet një kredit më i vjetër.

Nga shifrat mund të shihet se dallimi në mes parave të sapo mara dhe atyre të harxhuara për shërbime të detyrimeve të bëra më herët kap vlerën vetëm 4,7 milion euro. Kjo vlerë mund të zvogëlohet, të rritet ose të mbulohet tërësisht prej buxhetit. Por, a rritet borxhi apo zvogëlohet, nuk do ta dimë deri sa nuk dalin të dhënat e reja për gjendjen e borxhit publik. Duke lënë anash faktin se kalendari i detyrimeve dhe debitimit të qeverisë për tre mujorin e tretë dhe të katërt për këtë vit, është bërë nga qeveria e mëparshme e VMRO-DPMNE-së dhe qeveria aktuale vetëm se e zbaton. Të mos flasim, për faktin se kjo qeveri edhe sikur të dëshirojë që të mos ketë detyrime të reja financiare përmes bono thesarit nuk mundet, sepse në buxhetin e këtij viti është paraparë deficit buxhetor prej rreth 300 milion eurosh, i cili në ndonjë mënyrë duhet që të mbulohet. Dhe duke pasur parasysh atë se këtë vit nuk u lëshua asnjë euro bond i ri, një prej mënyrave që të shlyhen detyrimet është deficiti i bono thesarit. Qeveria aktuale thjeshtë nuk mund që të shlyejë detyrimet të cilat i ka bërë ajo e mëparshmja. Ajo nuk ka zgjidhje tjetër, sepse shkurtimi i buxhetit do të  godas ekonominë, gjë që nuk i shkon për shtati askujt.

Për çdo rast, deklarata e Vllatko Gjorçevit se “vetëm për një ditë Maqedonia ka detyrim prej 71 milion eurosh” është larg të vërtetës dhe mund të vlerësohet si e pavërtetë. Veçanërisht kur kjo deklaratë është thënë, atë mbrëmje, ku pjesa më e madhe e atyre 71 milion eurove ju ishte dhënë kreditorëve të VMRO-DPMNE-së për borxhin e mëparshëm të marr nga kjo qeveri.

 

 

Vlerësoi: Vlladimir Petreski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.