Që prej vitit 2008 për VMRO-DPMNE referendum i suksesshëm do të ishte dalja e shumicës së qytetarëve në votim
Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov këto ditë (03.10.2018) përmes statusit në profilin e tij në Facebook, të titulluar “Fakte për referendumin”, theksoi disa pika për referendum, mes të cilave edhe këtë në vazhdim:
Është fakt se në programin e DPMNE-së në faqen 295 shkruan se referendumi do të jetë i suksesshëm nëse e mbështesin shumica e qytetarëve të cilët do të DALIN në votim, dhe jo shumica e regjistruar në listën zgjedhore? Po. Ja citatin: “VMRO-DP, si parti popullore dhe përgjegjëse, nuk do të lejë çfarë do zgjidhje për emrin të cilin e imponon Greqia, të pranohet nga ana e politikanëve, Qeveria ose Kuvendi, pa mos u deklaruar më parë qytetarët maqedonas në referendum, dhe gjatë kësaj shumica e qytetarëve që do të dalin në referendum në jetë në përputhshmëri me zgjidhjen e mundshme”.
A është fakt se referendumi ka qenë konsultues, gjegjësisht jo i detyrueshëm? Po.
A është fakt se çështja për konsultim me referendum me qytetarët për çështjen e emrit u fut nga ana e opozitës së tanishme e cila abstenon”? Po.
[Burimi: Profili i Facebook-ut të ministrit Nikolla Dimitrov; Time.mk, data: 03.10.2018]
ARSYETIM:
Shefi i diplomacisë maqedone, Nikolla Dimitrov, në Facebook, publikoi disa qëndrime konkrete rreth referendumit të cilat i vlerësojmë si të vërteta.
Dimitrovi në FB statusin e tij thekson se në programin e VMRO-DPMNE-së në faqen 295 është shkruar se: “referendumi do të jetë i sukseshëm nëse e mbështesin qytetarët të cilët do të DALIN të votojnë, dhe jo shumica e të regjistruarve në listën zgjedhore”. Si fakt ai theksoi edhe citatin në vazhdim:
VMRO-DPMNE, si parti përgjegjëse dhe popullore, nuk do të lejojë çfarëdo zgjidhje për çështjen emrit të cilën e imponon Greqia, që të pranohet nga ana e politikanëve, Qeveria ose Kuvendi, pa mos u konsultuar më parë qytetarët në referendum, dhe gjatë kësaj shumica e qytetarëve të dalin në referendum me zgjidhje të mundshme.
Verifikuam programin me të cilin VMRO-DPMNE doli në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2016, “Realja” dhe aty, në kapitullin “Punë të brendshme dhe integrime evropiane” ka një pasazh të posaçëm me titullin: “Çështja e emrit të cilin e imponon Greqia për emrin tonë kushtetues Republika e Maqedonisë” (faqe 295), ku me të vërtetë është ky citat.
Por. po ashtu, në këtë pasazh së pari në mënyrë decide thuhet se:
VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshim të Kushtetutës, me qëllim të ndryshimit të emrit të Republikës së Maqedonisë.
Dhe më pas përkundër një qëndrimi të atillë të fortë, thuhet se VMRO-DPMNE “nuk do të lejojë çfarëdo zgjidhje për çështjen e emrit të cilin e imponon Greqia, që të pranohet nga ana e politikanëve, Qeveria ose Kuvendi, pa mos u konsultuar më parë me qytetarë maqedonas në referendum…”, gjë që është kontradiktore. Së pari thuhet se nuk ka ndryshim të Kushtetutës, me qëllim të ndryshimit të emrit, që do të thotë se nuk ka ndryshim të emrit, dhe më poshtë se cilado zgjidhje për emrin së pari duhet të pranohet nga shumica e qytetarëve të cilët di të dalin në referendumin e organizuar për këtë qëllim. Gjë që tingëllon disi konfuze, e paqartë është nëse parti pranon, ose nuk pranon ndryshim të emrin kushtetues.
Është e vërtetë, siç thotë edhe Dimitrov, se çështja për konsultimin me referendum të qytetarëve për emrin ka qenë e promovuar nga opozita e tanishme. VMRO-DPMNE për herë të parë e vendosi referendumin që në vitin 2008. Në Programin zgjedhor Rilindje në 100 hapa, e përmirësuar dhe e zgjeruar, në pjesën “Prioritete në politikën e jashtme 2008-2012” (faqe 146) po ashtu thuhet se për një zgjidhje të mundshme duhet të pranojnë “Shumica e qytetarëve që do të dalin në referendum”.
Në programin e vitit 2008, faktikisht ka të njëjtin pasazh si në programin e fundit zgjedhor “Realja” (2016):
VMRO-DPMNE si parti përgjegjëse dhe popullore, nuk do të lejojë çfarëdo zgjidhje ose kompromisi për çështjen e emrit të cilin e imponon Greqia, të pranohet nga ana e politikanëve, qeverisë ose Parlamentit, duke mos u konsultuar me qytetarët përmes referendumit, dhe shumicës së qytetarëve të cilët do të dalin në atë referendum për tu votuat për atë vendim.
Më pas, para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2011, referendumi për emirin u bë retorikë politike e LSDM-së për zgjidhjen e çështjes me Greqinë.
Po ashtu, është e saktë, se referendumi është caktuar si konstultativ, ndërsa Vendimin për mbajtjen e tij Kuvendi e miratoi me 30 qershor të vitit 2018.
Andaj duke pasur parasysh, gjithë këtë më lartë qëndrimet e ministrit Dimitrov i vlerësojmë si të vërteta.
BURIME:
- Фејсбук профил на министерот за надворешни работи Никола Димитров (03.10.2018): Факти за референдумот [Пристапено: 04.10.2018]
- Тајм.мк (03.10.2018): Димитров: Во програмата на ВМРО пишува дека референдумот е успешен ако мнозинството граѓани кои ќе излезат да гласаат се… [Пристапено: 04.10.2018]
- Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ (2017 – 2020) – „Реално!“ [Пристапено: 04.10.2018]
- Собрание на РМ (30.07.2018): Материјали – Предлог на одлука за распишување на референдум [Пристапено: 04.10.2018]
- Изборна проограма на ВМРО-ДПМНЕ (2008 -20012): Перодба во 100 чекори надградена и проширена [Пристапено: 04.10.2018]
- Журнал (03.05.2011): СДСМ ќе го решаваат спорот со името на референдум [Пристапено: 04.10.2018]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari