Përse kriza do të përfundonte vetëm nëse VMRO-DPMNE formon qeverinë?

Ose do të formojmë "qeveri" ose askush tjetër! Foto: VMRO-DPMNE, ueb.

Недоследно е кога работите после толку години жестока криза повторно не се именуваат јасно и прецизно од страна на ВМРО-ДПМНЕ, како што тоа стои во претпоследниот став од изјавата: „Очигледно некој“(Кој?), „занемарување на волјата на мнозинството“ (иако е дискутабилно што е тоа мнозинство во ваква ситуација), итн.

 

VMRO-DPMNE, partia kuadri i të cilës udhëheq qeverinë teknike dhe morri 51 mandate në përbërjen e re në Kuvendin e RM-së, por pas mossuksesit të mandatarit dhe liderit të partisë, Nikolla Gruevski, që të formoj shumicën parlamentare dhe qeverinë e re, dha këtë deklaratë të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente:

VMRO-DPMNE informon opinionin se marrëveshja për koalicion me BDI-në nuk është arritur. 

VMRO-DPMNE së bashku me koalicioni Për një Maqedoni më të mirë si fitues në zgjedhjet e fundit e cila morri mbështetjen më të madhe të qytetarëve dhe mori numrin më të madh të votave dhe deputetëve, vlerëson se formimi i qeverisë duhet të jetë në funksion të përfundimit të krizës politike, dhe jo thellimit të saj dhe vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve të reja është një zgjidhje e pjekur, ndërsa në funksion të tejkalimit të krizës dhe vendosjen e reformave me prioritet në vend të parë.  

Çdo zgjedhje tjetër do të sjell konflikt të ri dhe probleme dhe në një shoqëri të ndarë dhe nuk do të jetë në funksion të qëndrueshmërisë dhe zbatimin e programit dhe qëllimeve të cilitdo. 

 Shihet qartë se dikush dëshiron që të lë pas dore vullnetin e shumicës dhe të shtyjë Maqedoninë në ndonjë fazë të pavarur nga zhvillimi i saj. VMRO-DPMNE mbetet në pozitat e saj parimore në lidhje me pyetjet strategjike me interes shtetëror dhe kombëtar dhe shpalljen e miratuar me 17 dhjetor të vitit 2016. 

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb, data: 29.01.2017]

ARSYETIM:

Këtë deklaratë të VMRO DPMNE-ës e vlerësojmë si jokonsekuente për më shumë arsye të cilat do t’i shtjellojmë këtu.

E para, VMRO-DPMNE formalisht morri numrin më të madh të votave nga partitë të cilat morën pjesë në zgjedhje, por kjo nuk do të thotë se de fakto mund të konsiderohet fituese, sepse dallimi mes partisë së parë dhe të dytë, LSDM-ja opozitare është vetëm 17 mijë vota ose 1,4 përqind ose vetëm dy mandate më shumë, gjegjësisht 51 përkundër 49. Kjo është e rëndësishme që të dihet dhe për shkak se në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë në asnjë pikë të saj nuk precizohet me termin fitues dhe humbës.

E dyta, lidhur me të parën, Kushtetuta (neni 90) thotë se mandati i jepet:

kandidat i partisë, gjegjësisht partive të cilët kanë shumicën parlamentare në Kuvend. 

Mandatari në afat prej 20 ditësh nga dita e dhënies së mandatit, Kuvendit ia jep programin dhe propozon përbërjen e qeverisë. 

Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe mbi bazë të programit, e zgjedh Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve të asaj partie ose koalicionit të partive. 

Kjo de fakto do të thotë se ai që ka 61 deputet, d.m.th shumicë absolute, duhet të fitojë mandatin, sepse vetëm me atë shumicë mund të formohet qeveria. Për këtë qartë flet paragrafi dy i këtij neni nga Kushtetuta e RM-së, edhe pse profesoresha e Fakultetit Juridik nga Shkupi “Justiniani i Parë” Karakamisheva dhe profesori nga po i njëjti fakultet Vllado Popovski pretendojnë të kundërtën.

Por, përkundër atyre, më së paku tre profesorë të tjerë të të Drejtës Kushtetuese, profesor Svetomir Shkariq, profesor Zemri Elezi, dhe profesor Bekim Kadriu, si dhe disa gjykatës kushtetues të më hershëm, vlerësojnë se: 1) mandati do të duhej të jepej pasi që Presidenti i RM-së, Gjorgje Ivanov do të bënte konsultime ose prej kur partitë në afat prej 10 ditësh do të ofrojnë siguri se janë të aftë për formim të shumicës; 2) edhe pse mandatari nuk arriti që të krijoj qeveri duhet që ta kthej atë, ndërsa Ivanov duhej që t’ia ndajë partisë e cila është e dyta në listë me shumicë të deputetëve, si parti e cila do të ketë më shumë shanse që të krijojë shumicën. Së fundmi, që mos harrohet përvoja demokratike evropiane për të cilën na rikujtojë ish ndërmjetësuesi në procesin e Përzhinos, belgu Piter Vanhojte, i cili në komentimin e tij më të ri kushtuar ngjarjeve në RM thotë se Kushtetuta, është e qartë:

Edhe pse Kushtetuta nuk ka detaje rreth kësaj pyetje, është shumë e qartë se sipas standardeve ndërkombëtare demokratike ky mandat duhet t’i jepet partisë së dytë me radhë…Përderisa emërohet dikush nga e njëjta parti (VMRO-DPMNE) do të jetë gabim fatal, në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, në kundërshtim me standardet evropiane dhe do të nxit edhe më shumë shtyrjethotë mes tjerash Piter Vanhojte.

E treta Përse çdo zgjidhje tjetër (përveç zgjedhjeve të reja), do të çonte në thellim të krizës, dhe jo përfundimin e saj, siç pretendon VMRO-DPMNE? Të supozojmë se ata të dielën do të arrinin të formonin qeveri në koalicion me BDI-në, eventualisht edhe me dy deputet nga PDSH dhe një prej tre nga Aleanca për shqiptarët. Përsëri do të kemi qeveri me mbështetje prej 61, 63 deri në maksimum 66 deputet. Por nuk patën sukses. Përse shumica parlamentare, e cila teoritikisht mund të arrij deri në 69, ndërsa në praktik po aq edhe sa ishte e planifikuar për BDI-në dhe VMRO DPMNE-në, do të ishte “thellim i kizës”? Del se krizë nuk do të ketë nëse VMRO-DPMNE dhe BDI qëndrojnë në qeveri, ndërsa secili opsion tjetër pa VMRO-DPMNE, do të jetë një krizë e re…

E katërta, jokonsekuenete është që VMRO – DPMNE jep deklarata të tilla konfuze, ashtu siç qëndron në paragrafin e parafundit në deklaratë: “Është e qartë se dikush”(Kush), “lë pas dore vullnetin e shumicës” (edhe pse ajo shumicë në këtë rast është diskutueshme), etj.

Dhe në fund, të rikujtojmë Shpalljen e partisë nga 17 dhjetori i 2016, lexuar para Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga ana e lideri  Nikolla Gruevskit. Ai aty nga pesë pikat lajmëroi dy ose dy e gjysmë deri në tre pika të cilat nuk tregojnë fare se ka vullnet për reforma ose dalja nga kriza: 1) Se lëshon formatin e negociatave mes partive politike jashtë parlamentit; 2) Se fillon lufta kundër sektorit civil të cilin e vlerëson si armik të rrezikshëm të jashtëm dhe të brendshëm lidhur me Xhorxh Soros (ndërsa, më pas u pa se si të tillë e vlerëson gjithë LSDM-në – “bozhure e Sorosit”) dhe 3) VMRO-DPMNE në të ardhmen nuk do të pranojë jostandarde ose zgjedhje hibride në cilin do sektor, përderisa të njëjtët nuk janë në vende anëtare në BE (për sa i përket çdo zgjidhje të re eventuale e cila është e paraparë për reforma në gjyqësor, ndërsa lidhur edhe me punën e Prokurorisë Speciale Publike, por edhe për çdo zgjidhje tjetër për zbatimin e reformave).

Për shkak të argumenteve të dhëna lartë në deklaratën e VMRO DPMNE-së, por mossuksesi për përbërjen e qeverisë së re në RM, padyshim se është jokonsekuente.

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

BURIME:

  • (29.01.2017)  ВМРО-ДПМНЕ – веб страница – [Пристапено на 30.01.2017]
  • (27.01.2017)  Алсат М, 360 степени– [Пристапено на 30.01.2017]
  • (30.01.2017)  Питер Ван Хојте – Блог – став за најновиот развој на кризата– [Пристапено на 30.01.2017]
  • (17.12.2016)  ВМРО-ДПМНЕ – Проглас, Никола Груевски– [Пристапено на 30.01.2017]

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.