Nuk janë inicuar ndryshime për uljen e numrit të deputetëve

Foto: sobranie.mk

 

 Do të inicojmë ndryshimet kushtetuese me të cilat do të ulim numrin e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë 

[BURIMI: Programi zgjedhor i LSDM-së „Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 258 , data: dhjetor 2016]  

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), se në dy vitet e para pas ardhjes në qeveri do të inicohen ndryshime kushtetuese me të cilat do të ulet numri i deputetëve në Kuvend, deri më tani (10.06.2019) nuk është realizuar. 

Ky premtim zgjedhor i LSDM përmendet në dy vende në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, së pari në kapitullin “Qeveri përgjegjëse dhe kontrolli mbi Qeverinë”, ku në faqen 27 është përmendur zotimi “KUVEND MË I VOGËL, DEPUTET MË TË FUQISHËM”: 

Zotohemi se me ndryshimet kushtetuese do të ulet numri i deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Ngritja e iniciativës për uljen e numri të tanishëm të deputetëve 120 është premtuar edhe në suaza të “Plani 24m – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në dy vitet e para”, në pjesën “Siguri e duhur në kontrollin e qeverisë” (faqe 258). Që do të thotë, sipas projekteve zgjedhore në program, një iniciativë e tillë për ndryshime kushtetuese duhej të ishte ngritur më së  voni deri në fund të muajit të kaluar, përsëri, duke patur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Por, kjo nuk ndodhi, dhe nuk ka njoftime se përgatiten korrigjime të tilla kushtetuese. Akoma është në fuqi vendimi kushtetues – Neni 62 në të cilin është definuar se: 

Kuvendin e përbëjnë prej 120 deri në 140 deputet. Deputetët zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë. Deputeti i përfaqëson qytetarët edhe në Kuvend vendos sipas bindjeve të tij. Deputeti nuk mund të revokohet. Mënyra dhe kushtet për zgjedhjen e deputetëve rregullohet me ligj i cili miratohet me shumicë votash të numrit të përgjithshëm të deputetëve. 

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.