Nuk ka kushtëzim për formimin e qeverisë por për dhënien e mandatit
Иванов, кој рече дека неговиот став не бил сменет за недавање на мандатот на Зоран Заев, недоследно им кажува на партииите и пратениците што требало да им биде прво на дневен ред – европските реформи, заборавајќи дека токму такви европски реформи и спроведување на препораките од Прибе ветуваат и најавуваат партиите што имаат мнозинство во Собранието, но никако да го добијат мандатот
Deklarata: …Imperativ për liderët partiak duhet të jetë zbatimi i reformave urgjente me prioritet. Pika e parë e rendit të ditës të partive dhe deputetëve duhet që të jenë reformat evropiane, dhe jo zbatimi i një platforme pas zgjedhore e krijuar në shtete të huaja. Platforma me të cilën rrezikohet pavarësia e shtetit, kushtëzohet arritje a shumicës parlamentare, kërcënohet përbërja e re e qeverisë. Rrënohen lidhjet fqinjësore me përzierjen e drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Maqedonisë, nxiten tensione për sa u përket mardhënieve ndëretnike, manipulohen qytetarët me çështje të cila janë jashtë marrëveshjes kornizë, kërkohet ndryshimi i Kushtetutës. Për këtë në Republikën e Maqedonisë janë të nevojshme edhe reformat evropiane, dhe jo platformat e huaja…, data: 04.04.2017]
ARSYETIM:
Gjorgje Ivanov, President i RM-së, pas takimit në Shkup me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, dha deklaratë për mediat, që e vlerësojmë si të pavërtetë dhe jo konsekuente.
Ivanov i cili tha se qëndrimi i tij për dhënien e mandatit Zoran Zaevit nuk ka ndryshuar, ju sugjeron edhe partive dhe deputetëve se çka duhet të kenë në rend dite – duke harruar se pikërisht ato reforma evropiane dhe propozimet e Pribesë premtojnë partitë të cilat kanë shumicën në Kuvend dhe nuk po ju jepet mandati. Ato prioritete dhe reforma, nuk kanë qenë pjesë e asnjë platforme, kanë qenë pjesë e Programit për qeveri të ardhshme që në opinion tashmë e ka prezantuar lideri i LSDM-së, por është përsëritur dhe vërtetuar në të gjitha daljet e funksionarëve të katër partive të cilat përbëjnë shumicën ne parlament.
Pas kësaj jokonsekuece të Ivanovit, vazhdon pjesa e pavërtetë e deklaratës në më shumë elemente: Platforma e cila rrezikon pavarësinë e shtetit; Kushtëzohet përbërja e qeverisë së re; Nxiten tensione të ,marrëdhënieve ndëretnike, Manipulohen qytetarët me pyetjet të cilat janë jashtë marrëveshjes kornizë, Kërkohet ndryshimi i Kushtetutës.
Së pari Ivanov dokumentin e Deklaratës, e emëron Platformë. Deklarata është shprehja e një vullneti politik ose qëllim, ndërsa Platforma është një dokument i fortë i programit të një ose më tepër partive politike.
Vet nënshkruesit e Deklaratës e përdorin termin agjendë politike: “mështetja reciproke e agjendës së përbashkët politike e cila parasheh realizimin e qëllimeve në mandatin e ardhshëm ose në çdo mandat qeveritar në vazhdimësi”
Deklarata, nuk është e vërtetë se rrezikon pavarësinë e Maqedonisë. Nuk ka as një argument për një pretendim të këtillë të Ivanovit. Në asnjë pjesë të Deklaratës nuk ka diçka të këtillë. A përderisa ka menduar se është krijuar në Tiranë, vetëm të përsërisim se është nënshkruar në Shkup, dhe është dokument i partive parlamentare politike të regjistruara dhe aktive në Republikën e Maqedonisë.
Me Deklaratën nuk kushtëzohen asnjë përbërje e qeverisë së re. Për përbërjen e qeverisë së re. Ivanov duhet që prej fillimi të bisedoj nëse pajtohet që të jep mandatin.Kështu që, nuk ekziston asnjë argument, të paktën jo që dihet, se bëhet fjalë për diçka e cila do te dukej si kushtëzim për përbërjen e qeverisë së re.
Me Deklaratën nuk nxiten tensione ndëretnike, por keqpërdoroet ky dokument dhe me rrëfimin e të pavërtetës rreth saj po nxitet ky tension. Tensionet nuk mund që të nxiten në një shoqëri demokratike nëse grupi i partive politike parlamentare dëshirojnë që përmes agjendës politike të zhvillojnë politikat e tyre, madje në Deklaratë nuk ekziston asnjë element në shkeljen e të drejtës së ndonjë etnie tjetër në Maqedoni. Por tensioni megjithatë po bëhet (dhe është duke ndodhur), me propagandën e cila zbatohet në mënyra të ndryshme në opinion rreth kësaj Deklarate, ndërsa kanë nxitur me deklarata edhe deputetët dhe funksionarët të lart të VMRO-DPMNE-së, para së gjithash, edhe lideri Nikolla Gruevski. Ai disa herë në javët e fundit ka deklaruar se Maqedonia ka qenë e sulmuar dhe se vetëm populli mund ta mbrojë atë.
Me Deklaratën nuk manipulohen qytetarët me çështje të cilat janë jashtë marrëveshjes kornizë. I referohet Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, me ndryshimet kushtetuese të amendamenteve. Bëhet fjalë për pjesë të Marrëveshjes së Ohrit, por jo drejtpërdrejt, por për ndryshim të Ligjit për përdorim të gjuhëve. Kërkohet ndryshimi i këtij ligji dhe përdorim më i gjerë i gjuhës shqipe, në pajtim me amendamentin V të Kushtetutës së RM-së.
Dhe krejt në fund, nuk kërkohet ndryshim i Kushtetutës. Kërkohet diskutim i çështjeve si – stema, flamur, himn, për të cilat, nëse nuk ka ndonjë marrëveshje të cilat kanë minimum 81 deputet, gjegjësisht dy të tretën, dhe pas asaj, nëse arrihet nivel i marrëveshjes, atëherë kjo shumicë e Parlamentit, si vend i vetëm ku mund që të ndryshohet Kushtetuta, mund që të ndryshoj në të vërtetë. Gjë që është pothuajse se pamundur në këtë përbërje deputetësh në të cilin VMRO-DPMNE ka 51 deputet. Nëse, Ivanov i referohet çështjes së emrit nga parti a cila pret mandatin që të përbëj qeverinë njëqind herë kanë përsëritur se për një çështje të atillë përgjigjen do ta kenë qytetarët të cilët do të cilët do të tregojnë në referendum për ndonjë propozim eventual.
Për shkak të argumenteve të dhëna më lartë, vlerësojmë se një pjesë e deklaratës së Ivanovit, në të cilën tregon se përse ende nuk e jep mandatin, është e pavërtetë. Përkrah pjesëve të pavërteta, ekzistojnë edhe pjesë jo konsekuente dhe ndryshime të tezave, e cila është e qartë në pjesën e cila ka të bëj me kushtëzimin për përbërjen e qeverisë. Por, nuk ekziston kushtëzim për qeveri lidhur me Deklaratën. Por, ekziston te themi, kushtëzim nga ana e Presidentit të RM-së, i cili nuk e jep mandatin me argumente që për një pjesë të ekspertëve nuk qëndrojnë.
BURIME:
- (03.04. 2017) Претседател на РМ – Средба со Претседателот на Европскиот Совет, г. Доналд Туск – [Пристапено на 04.04.2017]
- (07.01.2017) Порталб – Deklarata e përbashkët e partive shqiptare të Maqedonisë, ja çfarë shkruan (DOKUMENTI) – [Пристапено на 04.04.2017]
- (08.01.2017) Е Магазин – Сите детали: Објавена заедничката платформа на албанските партии за преговорите за нова влада – [Пристапено на 04.04.2017]
- (10.03.2017) СДСМ/веб страна – Прес на Заев со Програмата на Владата за период 2017 – 2020 – [Пристапено на 04.04.2017]
- (13.03.2017) Вистиномер – Иванов против сите: Пречките за мандатот се уште постојат-[Пристапено на 04.04.2017]
- (20.03.2017) Вистиномер – Груевски во стилот: Државата е нападната ама не ви кажувам од кого – [Пристапено на 04.04.2017]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari