Një herë në muaj udhëtimi me tren pa pagesë për pensionistët
PROJEKT: FUNDJAVË PA PAGESË PËR PERSONAT E MOSHUAR NË KOMUNIKACIONIN HEKURUDHOR Qeveria e VMRO DPMNE-së do të fillojë të përmirësoj standardin dhe kushtet për jetesë të personave të moshuar në Republikën e Maqedonisë. Do të mundësojmë fundjavë pa pagesë (të premten, të shtunën dhe të dielën) një herë në muaj për transport të personave të moshuar në komunikacionin hekurudhor në Republikën e Maqedonisë. Të gjithë personat meshkuj të moshuar mbi 64 vjet dhe gra mbi 62 vjet do të kenë transport pa pagesë në fundjavën e caktuar të muajit. (Afati: viti 2015)
ARSYETIM:
Në korrik të vitit 2014 startoi me projektin e qeverisë për transport pa pagesë të pensionistëve në stacionin hekurudhor. Ky është premtim i realizuar i VMRO DPMNE-së i dhënë në programin zgjedhor “E vërtetuar” (2014-2018) në pjesën “Vendi i mundësive të barabarta për të gjithë” (Jetesë më të denjë për pensionistët faqe 200).
Me 30 qershor të vitit 2014 mediumet informuan se udhëtimi me tren pa pagesë do të filloj në fundjavën e dytë të muajit korrik, ndërsa pensionistët do të mund të shfrytëzojnë masën njëherë përgjatë muajit. Në lidhje me këtë projekt qeveritar Mile Janakieski (në atë kohë ministër për Transport dhe Lidhje) tha:
Çdo të fundjavë të dytë të muajit, pensionistët, persona më të vjetër se 62, respektivisht 64 vjet do të kenë transport pa pagesë në komunikacionin hekurudhor. Kjo masë është pjesë e programit qeveritar dhe e morën në seancat e para të qeverisë së RM-së.
Çdo person i cili ka 62 ose 64 vjet në varësi të gjinisë, do të duhet që në biletari të lë letërnjoftimin dhe me shfaqe te letërnjoftimit do të marrin biletë e cila do të jetë pa pagesë. Me biletë pensionistët do të jenë të siguruar në komunikacionin e RM-së. (Janakieski)
Me gjashtë gusht të vitit 2014 u transmetua informacioni se në korrik të vitit 2014 1000 persona (gra mbi 62 vjet dhe burra mbi 64 vjet) kanë shfrytëzuar mundësinë që të udhëtojnë pa pagesë me tren në vend, si dhe më shumë persona, mbi 50 përqind kanë udhëtuar prej Shkupit, më pas ndiqen nga qytetarët e Velesit, Prilepit dhe Manastirit.
BURIME:
- Извор: Проверено – Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ (2014-2018) (Достоинствен живот за пензионерите стр.200) [Пристапено: 04.11.2016]
- Тајм.мк (30.06.2014): Бесплатен железнички превоз за пензионерите [Пристапено: 04.11.2016]
- Нетпрес (30.06.2014): Пензионерите бесплатно ќе се возат со воз од 11 јули [Пристапено: 04.11.2016]
- Република (06.08.2014): Над пет илјади пензионери и студенти искористиле бесплатен превоз со воз [Пристапено: 04.11.2016]
Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari