Nga Idrizova drejtpërdrejtë në TV

Nga daljet e të burgosurve nga "Lagja e Trimave" në TV emisionet në Shqipëri dhe Kosovë. Foto: printscreen

 

rrjetet sociale dhe më gjerë në opinion janë paraqitur informacione për daljet televizive të të burgosurve për dhunë në lagjen kumanovare “Lagja e Trimave” dhe përplasja me policinë në 2015. Daljet TV kanë të bëjnë në emisionet të cilat emetohen në TV stacionet në Shqipëri dhe Kosovë. “Vërtetmatësi” vendosi të çka ka ndodhur saktësisht 

 

Shkruan: Magdalena Andonovska 

 

Një prej rasteve më të mëdha gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rasti “Lagja e Trimave”, edhe pas vendimit të gjykatës, akoma po tundon opinionin. Rasti është mbyllur me 7 vendime gjyqësore me burg të përjetshëm. 13 të akuzuarve ju është caktuar dënim me burg me kohëzgjatje prej 40 vitesh. Gjashtë persona u dënuan me 20 vjet burg, një me 17, dy me 14 vjet, dy të tjerë me nga 13, ndërsa katër për mungesë të fakteve janë liruar nga akuzat. 16 të akuzuarve gjykata ju caktoi edhe dënim me dëbim të përhershëm nga territori i Republikës së Maqedonisë.

Me dënim të përjetshëm janë gjykuar Andi Krasniqi, Fejzullahu Fadil, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra, Fejzullah Rushiti dhe Demë Shehu. Të gjithë këto të shtatë së fundmi morën vëmendjen e opinionit, duke qenë pjesë e dy emisioneve shumë të famshme në vendet fqinje. Edhe atë drejtpërdrejtë nga qelia. Përkundër të gjithë rregullave të arrestit dhe të dënimit, ata me lehtësi folën për veten dhe për jetën në burg para kamerave të telefonave të tyre mobil, prej ku mundën ti ndjekin mijëra shikues.

A është dashur për këtë të ketë njohuri drejtoria? Gjithsesi se po, por nuk e ka ditur, as nuk kanë kërkuar miratim. Edhe avokati i tyre nuk e ka ditur, e ka kuptuar kur është emetuar emisioni. Del se faji është i gjithkujt, por nuk është i askujt, sepse kontrabanda e telefonave është praktik në burgjet në “Idrizovë” dhe “Shutkë”, dhe për këtë është reaguar kur informacionet janë plasuar në opinion.

 

SHOW TV NGA CELULARI

emision “Top story“, i emetuar në stacioni televiziv “Top channel” nga Republika Shqipëria ka bërë retrospektiv për rastin “Lagja e Trimave”. Në në flitet për atë se si ka ndodhur e njëjta, cilët kanë qenë reagimet e autoriteteve, me çka janë publikuar edhe video materiale të bisedave përgjuara. Në emision paraqitet edhe lideri i BDI-së edhe i Aleancës për shqiptarët, Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela,  më pas avokati i të gjykuarve Naser Raufi, si dhe Muhamed Krasniqi, është një prej të gjykuarve në këtë rast, i cili drejtpërdrejtë është kyçur nga burgu i Idrizovës! Ai flet për rastin, gjegjësisht për, sipas tij, manipulimet e nxjerra në opinion, si dhe për faktet e pamjaftueshme të dhëna në gjyq. Në këtë bisedë përmend edhe emrin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, gjegjësisht ndërmjetësimi i tij me OBSE.

Diçka më ndryshe, gjegjësisht një atmosferë më relaksuese mund të dëgjohet nga emisioni argëtues “N’Kosovë Show” nga produksioni “Onima” e udhëhequr nga Shpëtim Desku, të publikuar me 24 maj, me rastin e Fitër Bajramit, kur përmes lidhjes me video në Idrizovë kyçen të burgosurit nga “Lagja e Trimave”, gjegjësisht Muhamed Krasniqi, Fatmir Reçica, Genc, Sulejman Osmani, Bekim Kabashi, Naser Bajraliu, Fejzulla Rushiti, Fadil Fejzullahi, Bajram Ershani. Në emisionin, me karakter argëtues të burgosurit flasin për atë se si ju kalojnë ditët në burg, në cilën mënyrë ushqehen, për torturat të cilat i kanë përjetuar në kohën e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, me çka kanë theksuar se prej atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra. Në emision, të gjykuarit i komentojnë problemet të cilat i kanë pasur me Ambasadën e Kosovës në vendin tonë, për vështirësitë e nxjerrjen e dokumenteve të reja, si dhe situatën politike në Kosovë.

 

REAGIM I VONUAR 

Kur shihen këto dy emisione nuk shihet asgjë e re dhe asgjë ndryshe. Por, gjithsesi ka një, por, një të vërtetë që e komplikon tregimin. Është interesante që të shihen emisione argëtuese dhe të dëgjohen tregime personale, por kur bëhet fjalë për persona të gjykuar me burg të përjetshëm, kjo e komplikon gjithë situatën nga më tepër aspekte. Së pari, për shkak faktit që gjendjen në qeli burgu, prej ku nuk mundet dhe nuk do të ishte e mundshme asnjë telefonat. Aq më pak, paraqitje të drejtpërdrejta televizive e cila ka shikueshmëri të madhe dhe i cili në këtë moment ndiqet prej mijëra shikuesve, gjë që e komplikon më tej tërë historinë nga pikëpamja juridike. Avokati i njohur Xvonki Davidoviq për “Vërtetmatësin” thotë se asnjë i burgosur, as në “Idrizovë” as në Shutk nuk guxon telefon mobil.

Të arrestuarit dhe të burgosurit nuk kanë të drejtë të komunikojnë me askënd, përveç se me avokatin e tyre, por edhe me të komunikimi nuk ndodh me anë të telefonit mobil, sepse ata nuk guxojnë të kenë me vete aparate mobile, thotë Davidoviq e cila shton se thjeshtë nëse ka dëshmi nga institucioni rregullues “Idrizovo”, në çka nuk beson.

Pikërisht për këtë e pyetëm edhe DIR “Idrizovë” Bobi Mojsoski, i cili ishte i informuar për emisionet e emetuara në kanalet në Kosovë dhe Shqipëri, duke potencuar se personat e gjykuar për këtë nuk kanë pasur asnjë leje.

Menjëherë pasi morëm informacionin kemi kryer kontroll, me çka personat të cilët gjenden në burg, dhe të cilët kanë marr pjesë në emision, dhe ju merren aparate mobile. Sipas informacioneve tona është incizuar më herët, por atë ditë është emetuar në kanalin TV. Por, sido që të jetë, kjo nuk është e lejuar. Për këtë ne reaguam menjëherë dhe kemi informuar Ministrinë për Drejtësi, thotë Mojsoski.

Për këtë skandal, avokati i tyre Naser Raufi, i cili, në të vërtetë, është një prej personave që kanë qenë pjesë e emisioneve, për “Vërtetmatës” thotë se për vizitën e tyre ka kuptuar pasi emisioni është emetuar nga televizioni.

Unë nuk e kam parë emisioni dhe për vizitën e tyre kam kuptuar kur emisioni është emetuar. Prej meje nuk është kërkuar miratim, sepse unë nuk jam kompetent të jap miratim. Për këtë është kompetente drejtoria e burgut, shprehet Raufi.

Besojë se DIR “Idrizovë” kanë reaguar kur emisioni është emetuar dhe i kanë ndërmarrë të gjithë masat, por, përsëri është e fshehtë publike se një pjesë e atë arrestuarve dhe të burgosurve edhe në “Shutk” edhe në “Idrizovë” shumë shpesh posedojnë telefonat mobil, të cilat i sigurojnë me anë të kontrabandës. Reagimi vjen çdo herë kur opinioni do të dëgjojë paraqitjen e personave të gjykuar.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.