Ligji kufizues nuk i ka zvogëluar në mënyrë drastike abortet legale

Do të ishte mirë që Maqedonia të kishte zgjedhur çështjen me abortin. Por nuk është ashtu. Foto: Aleksandër Vuçiq. Foto: printscreen

Ky shkrim është përpunuar në bashkëpunim me partnerët tani nga istinomer.rs në Republikën e Serbisë. header-logo

Edhe pse deklarata formale e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se në Maqedoni numri i aborteve është zvogëluar pas miratimit të ndryshimeve kufizuese në Ligjin për ndërprerje të shtatzënisë është e vërtetë, përsëri, fotografia e përgjithshme për këtë çështje është shumë komplekse dhe tregon se numri i aborteve  ka rënë edhe shumë vite para ndryshimeve ligjore dhe se janë shtuar indikacionet dhe informacionet se është në rritje numri i aborteve ilegale, për të cilat qytetarët e Maqedonisë paguajnë edhe në vendet e jashtme, si dhe numri i grave të cilat kanë vendosur që të ndërpresin shtatzëninë është i madh edhe përkrah pengesave të Ligjit dhe “këshillimeve” jo objektive të parapara me ligj dhe zhvatjen e procedurës. Për shkak të kësaj, por edhe të momenteve të tjera, deklaratën e Vuçiq e vlerësojmë si pjesërisht të vërtetë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tash së voni në një intervistë për televizionin serb “Hepi”, duke folur për numrin e rritur të aborteve në Serbi, Maqedoninë e theksoi si shembull të mirë ku ky problem është zgjidhur me ligj: 

Në vit humbim një Vërshac të plotë ose një Prokuplje, rreth 35.000 njerëz edhe nëse këtë (abortin) nuk e zgjidhim si Rusët, Maqedonasit, Danezët, dhe ata arritën për shkak të vetëdijesimit dhe disiplinës së vendbanimit të populluar prej protestantëve. Te ne kjo është më ndryshe, ne si shtet nuk ndërhyjmë në këtë, ndërsa më së shumit fëmijë lindin atje ku njerëzit janë më të varfër. Përgjithësisht më të pasurit janë më egoist. Në Maqedoni e zgjodhën këtë ashtu që të gjithë kanë të drejtë aborti, por gratë të cilat e kanë vendosur këtë duhet të kalojnë dy ditë në spital. Thonë se një grua kur dëgjon zërin e zemrës së foshnjës së saj, ndihet më ndryshe, dhe diku mes 10 dhe 15 përqind prej tyre heqin dorë prej abortit, sqaroi Vuçiq recetën maqedonase si i ftuar në televizionin Hepi. 

[Burimi: vucic.rs; Data: 22.01.2018]

 

ARSYETIM:

Këtë deklaratë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në të cilën ai tregon se numri i aborteve në Maqedoni është zvogëluar, duke parë numrat edhe atë vetëm përmes aborteve të realizuara me rrugë legale, është e vërtetë. Sipas të dhënave të cilat “Vërtetmatësi” i siguroi prej Institutit të Shëndetit Publik në RM, numri i aborteve në vend pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për ndërprerje të shtatzënisë në vitin 2013, gjegjësisht në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2016 u zvogëluar për 732. Por, nëse shihet në gjithë të dhënat e aborteve të regjistruara në periudhën, prej vitit 2008 deri në vitin 2013, kur ka qenë në fuqi ligji i vjetër për ndërprerje të shtatzënisë, vërhetet se numri i aborteve është zvogëluar për rreth 1.000 në këtë periudhë kohore. Më saktë, prej 5.900 në vitin 2008 në 4.983 aborte në vitin 2013. Vetëm për një vit, viti 2013 krahasuar me vitin 2012, numri i aborteve ka rënë për 404 – prej 5387 në vitin 2012 në 4983 në vitin 2013.

Është e diskutueshme nëse rënia e numrit të aborteve në vitet e fundit (2013-2016, për vitin 2017 akoma nuk ka të dhëna zyrtare), i cili për hir të së vërtetës nuk mund të klasifikohet si drastik, ka të bëj me ndryshimet e Ligjit për ndërprerje të shtatzënisë (ligji i njohur për abortin), sepse rënia e numrit për kryerjen e procedurave të ndërprerjes së shtatzënisë vërehet edhe në vitet kur ka vlejtur ligji i vjetër. Një pikëpyetje e madhe e nëse norma ligjore në të cilën thirret Vuçiq mund të theksohet si shembull pozitiv, duke pasur parasysh se perceptimet e organizatave joqeveritare dhe informacioneve jo zyrtare, të publikuara në mediumet, tregojnë se prej kur është ndërmarr ky ligj kufizues ka rritje të aborteve jolegale. Kështu që, deklaratën e Presidentit Vuçiq e vlerësojmë si pjesërisht të vërtetë.

NUMRI I PËRGJITHSHËM I ABORTEVE TË REGJISTRUARA PËR TË GJITHË MOSHA, NUMRI I ABORTEVE NËN MOSHËN 20 DHE NUMRI I ABORTEVE NË MOSHË MBI 35, NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, PERIUDHA 2008-2016 

  2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016
 Numri i aborteve të regjistruara për të gjithë moshat  

5.900

  5.601   5.078   5.324   5.387   4.983   4.738   4.587

 

4.251

 

Numri i aborteve nën moshën 20  

146

  234   183   197   236   237   217   217

 

161

Numri i aborteve, prej moshës 35+  

1.980

  1.736   1.720   1.701   1.897   1.756   1.558   1.530

 

1.493

Burimi: Instituti për Shëndet Publik në Republikën e Maqedonisë

Prej organizatës joqeveritare “Reaktor“, në të cilën anëtare e Platformës për barazi gjinore, mbrëmë “Vërtetmatësi” në lidhje me ndryshimet e fundit të Ligjit të njohur për abort deklaruan:

Në vitin 2013 Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë pësoi ndryshime në drejtim të kufizimit të së drejtës së grave deri në abort më të sigurt. Ligji u miratua me procedurë të shpejtë pa ndonjë konsultim paraprak me opinion profesional, organizatat civile të grave dhe palëve të tjera të prekura. Ndryshimi i këtij ligji ka qenë një prej masave, qëllimi i të cilit ka qenë që të tradicionalizohet roli i gruas si nënë, gjegjësisht i njëjti të ketë ndikim mbi politikat demografike, i ashtuquajtur nataliteti i një shteti. Caktimi i një periudhe të detyrueshme për pritje para intervenimit, këshillimi të njëanshëm dhe caktimin e dënimeve për mjekët të cilët janë pjesë e faktorëve të cilat kufizojnë qasjen deri te aborti i sigurt për femra, por edhe për të drejtën e tyre për zgjedhje. (Reaktor)

Për atë se si janë efektet e përmendura të ndryshimeve ligjore në Ligjin për ndërprerje të shtatzënisë prej organizatës joqeveritare “Hera” në deklaratën për “Vërtetmatësinë” thonë: 

Nuk ekzistojnë të dhëna empirike se barrierat ligjore kanë ndonjë efekt mbi rritjen e natalitetit, dhe nga ana tjetër, hulumtimet tregojnë se kufizimet ligjore ndikojnë në mënyrë dramatike mbi qasjen e grave për sa i përket abortit të sigurt. Zgjidhja e komplikimeve të shkaktuara prej kryerjes së një aborti jo të sigurt krijon barrë shtesë, gjegjësisht shpenzim për shtetin, si shëndetësor, ashtu edhe për nga aspekti social dhe ekonomik. Fundja, zvogëlimi i numrit të aborteve nuk arrin kufizime deri te qasja e abortit legal, por përmes masave të cilat mundohemi t’i realizojmë: përfshirja e edukimit seksual në shkolla dhe përmirësimi i informacioneve për konstracepsionet, gjegjësisht mbajtja nën kontroll i mjeteve kontraceptive në listën pozitive të Fondit për Sigurim Shëndetësor në RM. (Hera)

Prej prillit deri në korrik të vitit 2017, H.E.R.A – Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim dhe Qendra për të drejta reproduktive kanë realizuar intervista të detajuar me katërmbëdhjetë aktorë në Maqedoni që të hetojnë qëndrimet e tyre dhe përvojat e reja me dispozita të reja ligjore. Intervistat kanë qenë të realizuara me shtatë gra të cilat kanë kryer abort pas vendosjen se kushteve të reja ligjore, si dhe dy gjinekolog, një sociolog, një punonjës social dhe tre përfaqësues të 2 organizatave joqeveritare. Personat e intervistuar janë prej më shumë qyteteve në Maqedoni, përfshirë këtu Manastirin, Kumanovën dhe Shkupin. Në gjetjet kyçe të hulumtimit, mes tjerash, thuhet:

  • Personat e intervistuar vlerësojnë se aborti në Maqedoni edhe më tej është lëndë e stigmës, i cili është i lidhur me stereotipet se roli primar i gruas në një shoqëri është i roli i nënës dhe bashkëshortes. 
  • Të gjithë gratë e intervistuara, të cilat është dashur të kalojnë nëpër këtë periudhë të detyrueshme të pritjes pas këshillimit, thonë se nuk ka pasur ndikim në vendimin e tyre dhe se nuk vlerësojmë se ky kusht është i dobishëm. 
  • Pjesëmarrësit në intervista theksuan se periudha e detyrueshme e pritjes pas këshillim para abortit duhet të hiqet. 
  • Të gjithë gratë me të cilat folëm thanë se këshillimi nuk ka ndikuar në vendimin e tyre për abort. Disa deklaruan se të parit fotografi të fetusit ose të dëgjuarit e të rrahurave të zemrës për to kjo paraqet një përvojë negative. 
  • Një pjesë e personave të intervistuar flasin edhe për efektin e tmerrshëm prej dispozitave ligjore me të cilat rriten dënime në para dhe se parashihen sanksione penale për dhënësit e shërbyesëve shëndetësor të cilët i shkelin dispozitat ligjore. Dënimet arrijnë vlerën deri në 50.000 euro për shtëpitë e shëndetit dhe deri në 6.000 euro për punonjësit shëndetësorë. Ligji parasheh edhe dënim me burg deri  në tre vite për punonjësit shëndetësor të cilët e shkelin ligjin. 

Në rezymenë e Hulumtimit theksohen më shumë propozime, mes të cilave:

  • Të ndërmerren hapa për ndryshimin dhe transformimin si stigmë lidhur me abortin, ashtu që stereotipive të dëmshme, do të ju bashkëngjiten edhe ndalesat e fushatave publike të cilat stigmatizojnë abortin dhe nënvlerësimin e aftësinë e grave të sjellin informacione dhe vendime të pavarura në lidhje me shtatzëninë e tyre. 
  • Të shfuqizohen dispozitat ligjore të cilat kërkojnë prej garave të kalojnë nëpër periudha të detyrueshme të pritjes pas këshillimit dhe të shfuqizohet këshillimi i njëanshëm para abortit. 
  • I gjithë procesi i këshillimit në lidhje me abortin që të jetë me vetdëshirë, dhe të përgjigjet me nevojat individuale dhe dëshirat e çdo gruaje. 
  • Gratë të cilat kërkojnë abort të kenë qasje deri te informacionet për të gjithë metodat konstraceptive. 
  • Të garatohet se punonjësit shëndetësor japin informacione të sakta mjekësore për abortin të cilat bazohen në fakte dhe se ato persona janë të trajnuar për vlerën e pëlqimit për informim, në pajtim me drejtimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. 
  • Një prej problemeve të cilat i hap kufizimi ligjor është e drejta për ndërprerje të shtatzënisë me procedura burokratike është ekzekutimi i procedurave jolegale për abort. 

Duhet të thuhet se në vitet e kaluara në mediumet ka qenë e mundur që të lexohen dëshmitë e grave, të cilat u është dashur që zë vendosin për një abort “të egër”. Ashtu, për shembull, historia e publikuar me 07.20.2016 në portalin NOVA TV, me titullin: Abortet ilegale në rritje, ato legale të shtrenjta për të varfëritë”: 

Kam pesë fëmijë, dhe ngela shtatzënë me të gjashtin. Nuk kam mundësi të kujdesëm edhe për të sepse jemi të varfër, burri im mbledh ushqim dhe veshje nëpër kontejnerë. Për këtë vendosa të abortojë në një prej ordinancave private e cila i bën këto duke shkelur ligjin. Huazova para prej vëllait tim, sepse nuk munda të pres, sepse isha në mes muajit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë dhe pagova gjinekologun që të asistojë abortin, rrëfeu për NOVATV një grua e re prej komunitetit rom, e cila jeton në kushte jashtë standardit në lagjen Shuto Orizari. 

KRONOLOGJIA E NJË LIGJI KUFIZUES 

Përndryshe, ndryshimet në Ligjin për ndërprerje të ligjit për shtatzëni, të cilët Kuvendi i miratoi me 10 qershor të vitit 2013 me procedurë të shpejtë, shkaktoi një lum reagimesh në opinion. Përderisa Parlamenti diskutonte, dhe më pas solli Ligjin, organizatat qytetare protestuan para ndërtesës së Kuvendit, duke thënë se këto ndryshime në Ligjin për ndërprerje të shtatzënisë do të kthejnë shtetin pesëdhjetë vite pas në mbrojtje të shëndetit dhe të drejtës së gruas. Këto ndryshime ligjore dukshëm e rëndojnë procedurën për abort me pengesa të fshehura dhe përmbushjen e një numri të madh të formaliteteve për gruan që të mund të ndërpret abortin. Ligji i ri seriozisht kufizon abortin pas 10 javëve duke detyruar ferma të cilat kërkojnë abort të parashtrojnë kërkesën për ndërprerjen e shtatzënisë, ekzaminim të detyrueshëm me ultrazë dhe këshillim të detyrueshëm dhe periudhë pritjeje prej tri ditësh pas këshillimit. Me 13 janar të vitit 2013, menjëherë pas miratimit të ndryshimeve ligjore, gjashtë eurodeputet dërguan letër deri te qeveritë në Shkup ne të cilën thuhet se:

Mënyra se si ligji u propozua dhe debatohej në vetvete është shenjë për gatishmërinë e vendit për hyrje në Bashkimin Evropian dhe gatishmërinë që të plotësojë kriteret demokratike në Union. Ndërprerja e shtatzënisë është njëlloj edhe çështje lidhur me shëndetin publik dhe çështje të drejtave të njeriut, konkretisht lidhur me të drejtat e gruas në vetëvendosje. 

Në këtë letë anëtarët e Parlamentit Evropian theksojnë se asnjë masë prej masave të parashtruara nuk kanë të bëjnë me nevojat e grave, as nuk janë të nevojshme për nga ana mjekësore.

Përkundrazi, shumë masa janë në kundërshtim me të drejtat e grave për qajse deri të mbrojtja shëndetësore, privatësia, autonomia, konfidencialitet dhe dinjitet, të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe janë komponentë të procesit të pranimit në BE, theksohet në letër. 

Me 27 shtator të vitit 2013 Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim – HERA, në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkur për të Drejtat e Njeriut, Koalicioni të drejtat shëndetësore dhe seksuale te grupet e margjinalizuara, Reaktor – Hetimi në aksion dhe profesoresha Karolina Risotva Asterud deri te Gjykata Kushtetuese në RM parashtruan Iniciativë për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për ndërprerje të shtatzënisë. Me iniciativë u përfshinë 16 nene të kontestuara prej Ligjit, të cilat sipas iniciativës parashtruese, kufizon, çon mbrapshtë dhe ndikon në mënyrë restruktive mbi të drejtat riprodhuese të gruas. Theksi në këtë iniciativë para së gjithash, është vendosur mbi pengesat administrative, të cilat janë paraparë në Ligjin për ndërprerje të shtatzënisë, dhe ka të bëj me kërkesën me shkrim të detyrueshme për abort, këshillim të detyrueshëm dhe të njëanshëm dhe periudhës së detyrueshme për pritje prej 3 ditësh.

Një vit më pas, në tetor të vitit 2014, Gjykata Kushtetuese diskutonte, por nuk inicioi procedurë për Ligjin për ndërprerje të shtatzënisë. Gjykata vlerësonte se Ligji nuk vë në pikëpyetje lirinë e vendimmarrjes, por vetëm rregullon procedurën dhe ia dorëzon personave profesional të fushës në komisioni, vlerësoi shumica e gjykatësve kushtetues. Për dallim prej tyre, gjykata kushtetuese Natasha Gaber-Damjanovska vlerësoi se shteti përzihet në jetën private të gruas. Sipas Gaber, i cili kishte mendim të ndarë për këtë Ligj:

Nenet e diskutueshme në ligj janë vendosur me qëllim që të ndërlikojnë procedurën deri te ardhja e abortit që të detyrohen femrat të heqin dorë prej qëllimit, sepse janë shtuar detyrime të reja administrative, deklarata të shkruara, miratim prej komisionit, këshillim dhe pritje prej tre ditësh pas këshillimit, me çka i gjithë procesi zgjatet dhe një çështje shumë intime pjesërisht e bën publike. 

Në vitin 2015, Komitetit për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara porositi Maqedoninë që të ndryshojë Ligjin për ndërprerje të shtatzënisë prej vitit 2013, me çka shëndeti dhe jeta e gruas vendosen në rrezik. Komitetit për të drejtat sociale, ekonomike dhe kulturore i Kombeve të Bashkuara përfundoi se dispozitat e ligjit kanë efekt frikësues mbi mjekët me çka mund të shkohet deri te aborti jo i siguruar, dhe se këshillimi i detyrueshëm para abortit është i pranueshëm vetëm nëse është neutral, informativ dhe nëse mbështet lirin e vendimit të femrës. Për këto arsye propozuan rishikim të masave kufizuese të Ligjit.

Me dy dhjetor të vitit 2016 Platforma për Barazi Gjinore thirri të gjithë partitë politike të nënshkruajnë Deklaratë dhe të zotohen se pas zgjedhjeve (11.12.2016) do të ndryshojnë Ligjin për ndërprerje të shtatzënisë prej vitit 2013. Deklaratën e nënshkruan 10 parti politike: VMRO- popullore, Rilindja Demokratike e Maqedonisë (RDK), Partia Liberale, e Majtë, e Denjë (PL), Partia Liberalo-demokratike (PLD), Partia e re Socialdemokrate (PRS), Të bashkuar për Maqedoni, Partia për Emancipim të Plotë të Romëve (PEPR) dhe Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM). Ato u zotuan se pas zgjedhjeve parlamentare do të bëjnë ndryshime në Ligjin për ndërprerje të shtatzënisë edhe atë në dispozitat të cilat kufizojnë qasjen deri te aborti i femrave në institucione shëndetësore dhe rrezikojnë të drejtën e mbrojtjes shëndetësore dhe të drejtat riprodhuese

Me 28 Shtator 2017 Platforma për Barazi Gjinore kërkoi Qeveria të sjellë ligj të ri ose të ndryshojë Ligjin ekzistues për ndërprerje të shtatzënisë.

Kemi dëshmi të më shumë grave të cilat rrëfejnë përvojën e vet negative për vendimet e reja ligjore dhe vlerësojnë se në këto procedura e drejta e tyre e zgjedhjes së lirë është dëmtuar prej punonjësve shëndetësor. (H.E.R.A)

Platforma për Barazi Gjinore atëherë kërkoi që Qeveria të sjell vendim me të cilin përgjithmonë do të ndalojë emetimin e spoteve të fushatës kundër abortit “Zgjedh jetën”, por edhe realizimin e fushatave për ngritje të vetëdijes për kontraceptim modern, si dhe zvogëlimin e fushatës shumëvjeçare të qeverisë paraprake kundër abortit. Prej Platformës theksuan edhe se statistika tregon për rënie të numrit të aborteve, një numër i madh i tyre nuk janë regjistruar dhe se realizohen në mënyrë ilegale. Deri më tani (31.01.2018) nuk janë kryer ndryshime ligjor dhe plotësime të Ligjit të përmendur.

BURIME:

Vlerësoi: Оливера Војновска Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.