Koha e Gruevskit përfundoi, ai tashmë nuk mund të premtoj asgjë

Masa të reja prej fillimit? Foto: screenshot.

 

Nuk është e qartë se me çfarë të drejte Gruevski lajmëron projekt të ri – konkurs për ekspert të huaj?! Ai tashmë nuk është në pozitë që të premtojë projekte qeveritare dhe të bëj plane për për zbatimin e tyre, dëshiron që t’a pranojë ose jo Gruevski , qeverisja e tij ka përfunduar

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së mbrëmë (10.05.2017) dha deklaratën në vazhdim në të cilën, mes tjerash, kumtoi se qeveria së shpejti planifikon që të shpall konkurs, për kompani në Maqedoni të cilat do të paraqiten që të shfrytëzojnë përvoja nga ekspertët e huaj:

Dua që të potencoj se qeveria e VMRO-DPMNE-së deri në ditët e fundit do të punoj që të përmbush kërkesat e qytetarëve, deri në ditën e fundit do të punoj që të përmirësoj gjendjen dhe jetesën e qytetarëve dhe nga këto arsye pritet që ky konkurs të dal javën e ardhshme dhe do të zgjat 45 ditë, në të cilin të gjithë kompanitë në Maqedoni të cilat do të kualifikohen për atë konkurs do të mund që të paraqiten dhe të kërkojnë nga shteti që të sigurojë ekspert të huaj nga kompani të tyre. 

[Burimi: KurirData: 10.05.2017]

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë të cilën lideri i VMRO-DPMNE-së e dha gjatë vizitës të sallës së sapondërtuar në SHF “Koço Racin” në Kratovë, në të cilën lajmëron se qeveria do të shkruaj konkurs të ri për angazhimin e ekspertëve të huaj në kompani të vendit, është tërësisht e papërshtatshme dhe e vlerësojmë si “jokonsekuente”.

Veçanërisht, nëse kemi parasysh momentin aktual politik në shtet, kur pritet që të ndodh transferimi i qeverisë dhe formimi i qeverisë së re e udhëhequr nga LSDM. Është e paqartë se më çfarë të drejte Gruevski paralajmëron projektin e ri – konkurs për ekspert të huaj?! 

Ai në këtë moment është lider i partisë, në të cilën ashtu siç janë punët – sipas të dhënave të zgjedhjeve të fundit parlamentare (dhjetor 2016) dhe ndarja e forcave në Kuvend, është parti opozitare. Fundja, këtë e pranon edhe vet Gruevski kur thotë:

qeveria e VMRO-DPMNE-së deri në ditën e fundit do të punojë që të përmbush kërkesat e qytetarëve, deri në ditën e fundit do të punojë që të përmirësoj gjendjen dhe jetën e qytetarëve…

Nga ana tjetër, qeveria nuk është e VMRO-DPMNE-së aspak, por është “qeveri teknike”, e cila sipas, Marrëveshjes së Përzhinos, ka detyrë që të zbatojë zgjedhjet. Emil Dimitriev nga radhët e VMRO-DPMNE-së, është kryeministër teknik. Këto janë faktet, ndërsa krejt diçka tjetër çështja se Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja e tij, qeverinë aktuale e trajtojnë si qeveri me legjitimitet të plotë politik.

Deklarata e Gruevskit tingëllon çuditshëm në situatë kur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pret që të fitojë mandatin e presidentit Gjorgje Ivanov, për përbërjen e qeverisë së re, për të cilën ka mbështetje nga BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. Andaj, në situatë kur formimi i qeverisë së re mund që të ndodh shumë shpejtë, sipas paralajmërimit nga ana e Zaevit, deri në fund të këtij muaji (maj 2017), është qesharake që Gruevski të thotë se javën e ardhshme do të shkruaj konkurs i cili do të zgjatë 45 ditë dhe në të cilin të gjithë kompanitë në Maqedoni të cilat janë të kualifikuara për këtë konkurs do të mund që të paraqiten dhe të kërkojnë që shteti t’ju sigurojë ekspert të huaj për kompaninë e tyre!

Gruevski ende nuk është në pozitë që të premtojë projekte qeveritare dhe të bëj plane për zbatimin e tyre. Dëshiron ai që të pranojë ose jo këtë, qeverisja e tij ka përfunduar, prandaj deklaratë e tillë është e palogjikshme.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.