Kjo nuk është gazetari: Shpif, e pastaj shkruaj se do ta shohim se a është e vërtetë shpifja
[Recension: Lehtë qahet me 5.000 euro: “Branitellat” e akuzojnë Angellovin se për çdo muaj merr nga 5.000 еuro nga Zaevi?!]
Nga aeroplani mund të shihet se ky tekst ka anshmëri politike dhe se ka për qëllim ta diskreditojë gjeneralin Stojançe Angellov dhe përpjekjen e tij, siç thotë vetë ai, “ta marrë Radio Televizionin e Maqedonisë”. Në tekst nuk ka asnjë burim, por vetëm akuza në bazë të bisedës ndërmjet “branitellave” në rrjetin social “Facebook”.
Linku deri te artikulli origjinal: Lehtë qahet me 5.000 euro: “Branitellat” e akuzojnë Angellovin se për çdo muaj merr nga 5.000 еuro nga Zaevi?!
Data dhe koha e publikimit: 17.03.2015
Data e recensionit: 23.03.2015
Recensuese: Аna Аnasatasovska
Në rrjetin social “Facebook”, ish-“branitellët” e akuzojnë Stojançe Angellovin se merrka nga 5.000 еuro në kesh nga kompanie strumicase “Elenica”, e afërt me Zoran Zaevin.
Ajo që logjikisht imponohet si pyetje në paragrafin e parë të tekstit është se kush janë ata “branitellë” dhe si kompania e përmendur “Elenica” është e lidhur me liderin e opozitës, Zoran Zaev?
Mirëpo, përgjigje në këto pyetje nuk ka askund në tekst. “Branitellat”, që përmenden në tekst dhe të cilët e akuzojnë Angellovin se merrka nga 5.000 еuro që të organizojë protesta para RTVM-së, janë anonimë, pa emër dhe mbiemër. Nuk ka asnjë deklaratë nga ndonjëri prej tyre, e as, që është përmendur ndonjë mur në rrjetin social “Facebook” ku është vendosur një publikim i këtillë. Nga e gjithë kjo, lehtë mund të përfundohet se e gjithë biseda është trilluar ose se ka mundur ta shkruajë kushdo qoftë , gjegjësisht ata të mos jenë “branitella”.
Dihet se në rrjetin social “Facebook” çdokush mund të hapë profil, kështu që, sipas kësaj, mund të bëhet fjalë edhe për ndonjë profil të rrejshëm, e me vetë këtë edhe për informatë të rrejshme, që të nxihet Angellovi dhe ai të lidhet me liderin e opozitës. Për këtë, gjithsesi, nuk ka asnjë dëshmi dhe fakte.
“Në diskutim kyçen edhe disa “branitella”, të cilët thonë se informata është e saktë dhe se Angellovi ka ofruar edhe mëditje në vlerë prej 800 denarësh për secilin që do të vijë të protestojë me të.”
Edhe këtu përsëri nuk është theksuar se ku janë ata “branitellë”, por vetëm janë potencuar akuzat kundër liderit të “Dinjitetit”, që në fund autori i tekstit të shkruajë se “mbetet të shohim se a janë të sakta këto informata”. Është e palejueshme në gazetari që gazetari t’i referohet njëfarë lloj bisede në rrjetet sociale dhe nga kjo të bëjë tekst me akuza serioze, pa i kontrolluar me këtë rast informata në mënyrë burimore. Nëse është ashtu, çdokush mundet nga miliona biseda që bëhen në çarshi, të cilat rrotullohen në rrjete sociale të bëjë tekst dhe ta plasojë si tekst senzacionalist për lexueshmëri sa më të madhe.
Autori do të duhej t’i kontaktojë “branitellat” e pretenduar, të kërkojë prej tyre deklaratë zyrtare, qoftë edhe anonime, e pastaj të kërkojë deklaratë edhe nga Angellovi. Kjo është detyrë e gazetarit, ta informojë lexuesin, e jo të presë të shohë se a janë informatat e sakta.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari