Dezinformata se Ziberi është pozitiv në koronavirus, tre orë gjatë heshtjes zgjedhore “ushtonte” nëpër medie

 

 

Shkruan: Sonja Rillkovska

Teksti që po recenzojmë është publikuan në më shumë medie, por fillimisht në Gazetaexpress në ora 13:14, ndërsa 7 minuta më pas është përcjellë nga „Veçer.mk“  me titull „Naser Ziberi pozitiv në koronavirus“.

Menjëherë pas kësaj lajmin e përcollën edhe shumë medie të tjera.

Që nga titulli portalet gjatë heshtjes zgjedhore pretendojnë se kandidati për Kryeministër nga radhët e BDI-së është pozitiv në koronavirus, duke u thirrur në konfirmimin nga funksionerë nga vetë partia në fjalë.

Veçer.mk zbulon se Naser Ziberi, kandidati për kryeministër nga radhët e BDI-së është pozitiv ndaj koronavirusit. Ende nuk dihet se ku është infektuar. Ziberi për çdo ditë ishte në fushatë dhe ka pasur kontakte me mijëra njerëz, si dhe funksionerë.

 

Pak më vonë portalet „Fokus“ dhe „Plusinfo“ të njëjtin lajm e përcjellin por me konfirmim nga burime të larta partiake.

„Fokus“ tentoi të kontaktojë me Ziberin, por ai nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve tona“.

Bashkë me informacionin janë publikuar edhe fotografi me të cilat pretendohet se janë të Ziberit që ka bërë testimin në një spital privat.

Libertas paraprakisht pranoi fotografi të Ziberit i cili është testuar në klinikën private Sistina.

Pas tre orësh, dhe pasi në publik filluan të bëhen lista se kush duhet të vendoset në vetëizolim për shkak të testit pozitiv të Ziberit, ai në profilin e tij zyrtar në Facebook, e demantoi informacionin. Emri i tij qarkulloi nëpër medie plot tre orë gjatë heshtjes parazgjedhore.

Ju falënderoj shumë për kujdesin dhe mbështetjen masovike, unë jam shëndosh e mirë, i gatshëm për sfidat e  reja. Nuk jam pozitiv në COVID 19 dhe nesër në ora 10:00 do e realizoj të drejtën time të votimit dhe ju bëj thirrje të gjithëve të votoni dhe të mos bëheni viktima të një propagande dashakeqëse, shkroi Ziberi.

Kjo dezinformatë mundësoi që gjatë heshtjes parazgjedhore kandidati i partisë politike BDI të përmendet në diskursin mediatik publik. Numri më i madh i medieve u thirrën në burime nga vetë partia.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.