Dezinformatë se FSSH nuk i paguan kompensimet për pushimet mjekësore dhe pushimet e lindjes
Shkruan: Ubavka Janevska
Po recenzojmë një tekst me titull „Pushteti bënte fushatë, ndërsa qytetarët u lanë pa kompensimet për pushimet mjekësore dhe pushimet e lindjes“ të publikuar në Kurir më 17 korrik të vitit 2020. Duke përcjellë deklarata të qytetarëve anonim nga rrjetet sociale të cilët kanë qenë “të mllefosur dhe të dëshpëruar sepse kompensimet e tyre ligjore janë me vonesë dhe ende nuk dihet se kur do i marrin“, portali zbulon se as që ka kontaktuar e as që ka hulumtuar në lidhje me temën. Por, në tekst autori komenton:
Qeveria e LSDM-së me sa duket aq shumë është thelluar në fushatën për zgjedhjet dhe i ka angazhuar anëtarët e saj nëpër institucione në këtë drejtim, sa që i ka harruar fare qytetarët.
Qasja e këtillë bie ndesh me nenin 1 dhe nenin 13 të Коdit etik të gazetarëve sipas të cilëve autori duhet të publikojë informacione të sakta dhe të vërtetuara, si dhe të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.
Teksti që po recenzojmë një mënyrë jo kritike përcjell reagime të pavërtetuara dhe vulgare nga rrjetet sociale, dhe nuk përmban informacion nga pala e dytë. Në rastin konkret nuk ka qëndrim nga Ministria e punës dhe politikës sociale nga buxheti i së cilës kalojnë mjetet finaciare tek Fondi i sigurimit shëndetësor për realizimin e pagesës së kompensimeve për qytetarët.
Dezinformata konsiston në atë që teksti i publikuar në Kurir nuk i përmban informacionet për dinamikën e realizimit të pagesave për pushimet mjekësore, që çdo muaj është e njëjtë, që nga viti 2008, ndërsa nga viti 2011 bëhet në formë elektronike përmes sistemit të FSSH-së. Në fillim sistemi i mbledh të dhënat nga kompanitë për pagesat e pagave mujore të punonjësve dhe pastaj nga dita e fillimit të pushimit mjekësor të punonjësit e përllogarit pjesën që duhet ta pranojë ai si i siguruar nga shteti. Kjo do të thotë se një herë duhet të jepen pagat nga kompania. Si data më të shpeshta sistemi i regjistron datat 10, 15 ose 20 të muajit aktual. Këto janë datat kur zakonisht bëhen pagesat e pagave të të siguruarve për muajin paraprak që gjenerojnë të dhëna që mundësojnë të përllogariten dhe realizohen pagesat për pushimet mjekësore. Kjo dinamikë e pagesave vlen edhe për kompensimet për pushimet e lindjes dhe për kompensimet për pushimet e vazhduara të lindjes, tha Mile Sugarev, Drejtor i Fondit të sigurimit shëndetësor për Vërtetmatësin.
Në një përgjigje me shkrim të parashtruar nga Vërtetmatësi.mk nga FSSH thonë se në kushte pandemie me koronavirusin deri në muajin maj, pa variacione dhe në tërësi janë paguar kompensimet për pushimet e lindjes, si dhe kompensimet pushimin e vazhduar të lindjes.
Në muajin qershor janë përpunuar dhe janë paguar 8681 kompensime për pushime të lindjes, ndërsa gjatë muajit korrik, deri në 21 korrik të vitit 2020 janë përpunuar dhe janë paguar 4790 kompensime. Pjesa tjetër për korrikun paguhet çdo ditë dhe deri kah mesi i javës që vjen do paguhen të gjithë të siguruarit. Kjo dinamikë e pagesave tashmë është një praktikë e rregullt që realizohet çdo muaj. Për pushime të vazhduara të lindjes në muajin qershor janë paguar 3644 kompensime ndërsa në muajin korrik janë procesuar, përpunuar, miratuar dhe po paguhen 4741 kompensime. Deri kah mesi i javës që vjen mjetet do kalojnë në llogaritë e të siguruarve.
Nga Ministria e punës dhe politikës sociale janë të prerë se të gjitha transfertat drejt Fondit të sigurimit shëndetësor realizohen me rregull, rreth datës 20 të çdo muaji, pas pranimit të faturave. Ministria lajmëron se gjatë periudhës së kaluar nuk ka pasur, por as që do ketë vonesa në pagesat të cilit do kompensim sepse në buxhet ka mjete të mjaftueshme për mbulimin e pagesave.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari